Tokajon

Njeri e kufi
      Përse kufi ?
A është Evropa me të vërtet kontinent?
redakto
        Evropa është kontinent edhe pse në shikim të parë i ngjanë një siujdhese të madhe të Azisë. Kuptohet e kemi fjalën për kontinentin Evropa pa predikime politike të "Europës". Kontinenti ynë është një copë e tokës së Azisë sepse ndërmjet këtyre dy kontinenteve nuk ka det. Mirëpo këto dy kontinente janë të ndara me pengesa të shumta natyrore. Në mes tyre ndodhet vargmali Ural, lumi Ural si dhe deti Kaspik.
Cili është lumi më i gjatë evropian?
redakto
        Vollga. Ky lum është 3531 kilometra dhe gjarpëron nëpër Rusin e ditëve tona dhe së fundi grykëson në detin Kaspik.
Pse Evropa perëndimore nuk ngrihet në dimër?
redakto
        Ana gjeografike e perëndimit të Evropës nuk ngrihet për shkak të rrymës detare që gjeografët e quajnë rryma e Golfit. Kështu edhe pse bie fjala, Norvegjia ndodhet në pjesët ku duhej që të ishte e ngrirë, kjo nuk ndodhë dhe në këto anë është shumë më ngrohtë se në anën përballë saj, në Amerikën veriore. Rryma e ngrohtë që vije nga gjiri Meksikës lëvizë nëpër oqean dhe kur vije pranë bregdetit të Evropës Perëndimore, e ngrohë ajrin, ajër të cilën e fryn era në brendi të kontinentit.
Ku ndodhen Veriorët?
redakto
        Të moçmit tanë nuk kanë pasur njohuri të shumta për pjesen veriore të Evropës - ska pasur as germa as shkronja në këtë hapësirë. Veriun e Evropës ata e kanë ndarë në dy anë, ana e gjermanëve dhe ana e sllavëve - dy partë kanë qenë të bardhë si djathi - pa fije të gjakut. Me kalimin e kohës edhe dalin emra si Prusia e Skandinavia që anonin nga ana e gjermanëve. Në ditët tona si evropian veriorë meren Skandinavët dhe vendet e tyre si Norvegia, Danimarka, Suedia dhe Islanda. Nganjëherë nën këtë shprehje përfshihet edhe Finlanda por përjashtohen veriorët që anonin nga ana e sllavëve. Pse, nuk e di.
Ku jetojnë skandinavët e vërtetë?
redakto
        Skandinavët jetojnë në veri të Evropës, në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Islandë. Kjo është e qarrtë sa i përket këndvështrimit politik. Sa i përket popullit vendas skandinav d.m.th atyre që njohin vetëm kufirin natyror dhe nuk i tërheqë as jeta politike as germat e shkronjat, ata jetojnë ende. Janë endacakë në një hapësirë të quajtur Lap ( Lappland ). Hapësirë e tokës në mes të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Banorët e kësaj hapësire të quajtur Lapët(Lappen) ose Samët(Samen) enden ngjashëm me endacakët e Saharës. Edhe në këtë anë sikurse në rrethinën e Saharës, sistemet shtetërore ju kanë ngushtuar hapësirën dhe bëjnë përpjekje për integrimin e tyre në rrjetin shtetërorë.
Përnjëmend është mal "Klinika e Shvarcvaldit", a?
redakto
        Klinika në malin e zi, apo "Klinika Shvarcvald" nuk është mal por ka të bëjnë me malin. Ky mal ku është vendosur ngjarja e filmit, ndodhet në vargmalet e Gjermanisë jugore. Është i mbuluar me pyje të dendura me lisa gjemborë, kapërcen Danubin dhe në anën perëndimore të këtij mali gjarpëron lumi Rajn. Si duket mbiemrin "Zi" e ka nga banorët për pamjen që krijojnë lisat gjemborë. Përndryshe është pylli i katërt për nga madhësia në Gjermani dhe në të kaluarën ky pyll mbulonte pjesën më të madhe të Evropës veriore.
Ku është mesi i dheut të tokës?
redakto
        Aty ku për shekuj ka lulëzuar këmbimi. Aty ku u bë këmbimi i njohurive mbi punimin e tokës dhe shkrimi i njohurive - alfabeteve. Aty ku njerzit thonë se me ditë ra dielli e të tjerët e quajnë Mediteran.
Cili është qyteti i Afërditës së re?
redakto
        Qytet ujdhesa, lulëzimin e së cilës e sollën pasardhësit e largët të Afërditës ndodhet në Itali. Italianët e quajnë Venedik dhe ndodhet në një lagunë të Adriatikut. Ndërtesat e qytetit janë të ndërtuara mbi shtylla në mes të cilave rrjedhë uji i kanaleve e në mes të tyre barkat lundrojnë më të dashuruarit në të.
Malet e Mel Gibsonit a janë të larta?
redakto
        Malet e malësorëve skocezë në krahasim me bjeshkët tona nuk e meritojnë titullin Highlander!? Bjeshka skoceze mezi arrijnë 1343 metërshin në majën e tyre të quajtur Ben Nevis. Malet skoceze janë shumë të moçme dhe i ka gdhendur koha ndër miliona vite. Për këtë më të drejtë bjeshka skoceze quhen kodër.
Kush ja grabiti detit tokës?
redakto
        Holandezi. Holandezët e njohur si pirat kur pushojë koha e piraterisë, ja grabiten tokën detit, çka do të grabitin kur t'i lëshojë bari!? Është më se e vërtet që gjysma e sipërfaqes së Holandës është tokë e detit. Këtë sipërfaqe e mbrojnë nga vërshimi i detit bigat e mëdha dhe të gjata ndërsa për tharjen e ujit që depërton përkujdesen pompat dhe një rrjetë e kanaleve. Në këtë tokë të grabitur, bujqit holandez mbjellin domatet e njohura si bomba uji dhe lulet e bukura - tulipanët.
Sa shtete janë në ujdhesen britanike
redakto
        Dy. Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës. Britania e Madhe përbëhet nga Anglia, Uelsi dhe Skocia, mirëpo kësaj ju ka bashkuar edhe pjesa e Irlandës e quajtur Irlanda Veriore dhe tani thirret Mbretëria e Bashkuar – si duket bashkimi ka konflikte dhe çështja qëndron në ajër.
        Po, Po është lumë!? Lumi Po gjarpëron në Itali, në rrafshnaltën Po dhe fushën e Lombardisë në jug të Alpeve.
Cili është shteti i mijëra liqeneve?
redakto
        Finlanda. Shteti në veri të Evropës në gjirin e vetë ka rreth 60 000 liqe. Buza e tokës amë të Finlandës pengohet nga lagia e ujit të detit jo për shkak të akullit, por për shkak të mijëra ujdhesave dhe siujdhesave para saj
Ku është Ballkani?
redakto
        Ballkani është një siujdhesë në Evropë. Në ditë tona, në Ballkan ndodhen disa vende si p.sh Atdheu, Rumania, Bullgaria etj. Shtrihet nga Deti i Zi në lindje deri në Mesdhe në jug. Është hapësirë e vrazhdë malore dhe e bukur.
Çka është "Evropa veç e veç"
redakto
        Evropa veç e veç është veç e imagjinuar. Sipas ati projekti të imagjinuar, lexuesit e këtij libri që kanë aftësinë e filtrimit të fjalëve nga biseda e lirë dhe gjeografët mblidhen, bisedojnë dhe në frymën e krijuar përmbledhin mësimet për Evropën dhe shtete e Evropës veç e veç. Si zakonisht projektet fillojnë nga bisedat e lira. Në këto biseda hidhen kornizat e bisedës që e formojnë projektin, shkruhen të dhënat e dala na bisedat dhe pastaj vije deri tek lufta shkencore-popullore e përkufizimit të fjalëve nga bisedat dhe krijimit të skeletit.

Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të



Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të