Çelu si mimoza

redakto
Çelu si mimoza
--------------	
Si mimozat që çelin, pra çelu ti,
lozanjare mos rri gjithnji.
Se pranvera s'ka vlerën, jo, jo, nuk ka
për një zemër që s'ka dashni.
Ndaj çelu ti.

Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty,
si një gaz, si një gaz më je ti...
Mos kij frikë, eja, eja mos vono,
mimoza çelë njëherë, pra mos ngurro.
Eja ti, eja ti, porsi diellin të pres ty.
Eja ti, eja, eja, eja, eja, mos vono.

Kur unë pranë të dua, ti pse nuk vjen,
pse moj vashë kur ti më don?
Kur t'rri largë voglushe, pse më vjen pas,
lozanjare, pse më kërkon?
Kur ti s'më don.

Eja ti,...

Ty në kopshtin e jetës të zgjodha unë,
lozanjare, të dua shumë.
Dashurinë e pastër ta shof në sy,
pra'j afroju voglushe ti.
Të rrojm' të dy.

Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Ëndrra ime

redakto
Ëndrra ime
--------------	
Larg, larg, larg, atje në fshatin tim
Kur e vogël bridhja qysh n'agim
Fllad i ëmbël, flladi mëngjezor
Ah, sa fort, në shpirt më frymëzon

Ëndërroja pranë kroit tim
T'ardhmen time plot gëzim
Ëndërroja unë e lumtur të jetoj
Si bilbili të këndoj

(refren)
Ëndrrat e rinisë më ndoqën kudo
Ëndrra ime e shtrenjtë më tha "Ti këndo!"
Zëri im kumboi, tej maleve ushtoi
Si një jehonë së largu dhe më ftoi...

....të këndoj përditë me afsh dhe me zjarr
T'i këndoj e lumtur atdheut krenar
Fshatin tim kujtoj dhe pyjet ëndërroj
Skenës kur dal dhe këndoj

Jetën time po kujtoj tani
Rruga ime ngjitet lart më lart
Në çdo çast me shpresë dhe dashuri
Ndjeva pranë... Kush fuqi më dha?!

Dhe u rrita për atdheun tim
Që më fali çdo gëzim
Sot artiste jam, e lumtur po jetoj
Dhe nga zemra po këndoj

(Refreni)

...dhe këndoj ...dhe këndoj
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Fëmija i parë

redakto
  Si sot një vjet më parë jam martuar
  Dhe të lumtur rrojmë ne
  Dikur isha çapkëne por jam shtruar
  Nisa në familje një jetë të re

  Kam qenë në rini shpesh e gëzuar
  Ëmbël qeshën sytë e mi
  Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar
  Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni

Dua të këndoj
Gjithë botën ta lajmëroj.
O miqtë e mi
Më lindi një fëmijë.

Unë e ëndërroj
Mezi pres që ta shikoj
Ta përkëdhel ta puth me dashuri

Dua të vallëzoj
Gjithë botën unë ta përqafoj
Trashëgimtari im jeton

Tralala, ma të lutmur s'ka
Se mua "mami" do më thotë
Me lulëzim edhe shkëlqim
edhe natyra po më uron

  Fëmija është shpresa e shtëpisë
  T'ardhmen tonë përshëndet
  Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë
  Ëndërra e çdo zemre që me mall e pret

  Prandaj dhe unë e dua aq shumë
  Porsi drita e syve të mi
  Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë
  Vetë unë do ta mbaj
  në krahë me dhimbshuri

Ref. III

Ref. IV

Ref. V

Ref. VI
Teksti : Dionis Bubani
Orkestrimi : ?
Muzika : Abdulla Grimci
Këndon : Vaçe Zela

Gjyshja

redakto
Gjyshja
--------------	
Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngen time ta kushtoj
e të falur të kërkoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë e mundime.

Ti u zbardhe , gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T'jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s'e ndal.


Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrinja.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s'i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje , kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s'jam e vogël si atëherë.
Epo gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Këngët e popullit tim

redakto
Këngët e popullit tim
------------------------	
Ju vini që nga larg
këngët e pastra të vendit tim
Me mall
n'zemra derdhni dashurinë

Tek ju kish'derte plot
por gëzimi hodhi shtat
edhe jeta ngjitej lart
oooooooooooo

O këngët e vendit tim.

(refren)
O këngët tona, këngë rinore.
Si një pranverë bleroni ju gjithmonë.
O koha jonë, o dita jonë.
Ke djersën tonë, ke hovin tonë,
ti zemrat ke.

O koha jonë, o dita jonë.
Ke djersën tonë, ke hovin tonë,
ti zemrat ke.

Në zjarr e suferinë
baballarët tanë të mirë.
U mblodhën
dhe shpirtin than'në këngë.

Dhe ne na bën'të fort'
të fort'e plot besim.
Ndaj bashkoj un'zërin tim.
oooooooo

Gjithmon me 'ta po k'noj

(Refreni)

O këngët tona,o këng'rinore
ne gjokset tona
ju do bleroni gjithmon'.
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Lëmza

redakto
Lëmza
------------------ 
O ra zilja më nisi frika
Msusi hyni në mësim
Por plot shqet'sim e ankth e prita
Kur ai thirri emrin tim

Unë asnjë fjalë s'kisha mësuar
Se mbrëmë në takim isha me ty
Po nisi lemza e bekuar
Në d'rrasë të zez një halë në sy

(refren)
Ohoho mos më ngacmo
Ohoho se më mundon
Tralalala ...

Ç'më kujton kaq shpesh mor djalë
Lemz or lemz më ler të qetë
Është turp i madh kur s'di një fjalë
Edhe lemza kisha mbet

M' ler moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë do mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj

(Refreni dy herë)

Por lermë moj lemzë se mbarova
Çdo mësim unë do mësoj
Po të jap fjalën po kalova
Në takim më shpesh do shkoj

Në takim më shpesh do shkoj
Në takim më shpesh do shkoj
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Liria e shqiptarit

redakto

Stampa:Liria e shqiptarit

Mesnatë

redakto

Stampa:Mesnatë

Në shtëpinë tonë

redakto
Në shtëpinë tonë
------------------ 
Shtëpia jonë, plot me diell, plot me ngrohtësi, 
në dimër e në pranverë kemi kaltërsi. 
Dritarja jonë, hapur rri për ty ditë e re, 
për dashurinë e njerëzve tanë te mire... 

I duam ne njerëzit t'i kemi gjithmonë pranë,
shtëpia e jone e bardhe, e bardh’. 
I rriti fëmijët me dritë e me djersë, 
me dashurinë për njerëzit tanë të mirë... 

Ref. I

Ref. II

Ref. II

Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

O diell i ri

redakto

Stampa:O diell i ri

Për Arbërinë

redakto

Stampa:Për Arbërinë

Rritim jetën tonë

redakto
Rritim jetën tonë
------------------ 
Rrjedhin, o mengjeset,
rrjedhin si ujëvara,
ja, kështu mes njerëzve,
jeta jonë hedh hapat.

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë e jetës,
për ty, Shqipëri,
për ty, Shqipëri, moj nënë!

(refren)
Më merr në krahët e tua,
si merr fëmijën nëna,
që ballin të ma puthi,
edhe dielli, dhe hëna!

Unë marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dorë për dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzëmbrëmjet,
rrjedhin, kaltërojnë,
në një kënd të globit,
rritim jetën tonë.

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë për jetën,
për ty, Shqipëri,
për ty, Shqipëri, moj nënë!
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela

Serenatë për nusen

redakto

Stampa:Serenatë për nusen

Sot jam 20 vjeç

redakto
Sot jam 20 vjeç
------------------ 
Kur rrinim bashkë, shpirti im, 
gëzimet unë ëmbël i kujtoj. 
Çdo vit Nëntorin pres me padurim, 
me ty ditëlindjen dua ta festoj. 

Për ty shkëlqejnë sytë e mijë, 
ky frymëzim më zien në kraharor.
Çdo çast jetoj e lumtur në liri, 
shumë mirë është ... me mua në Nëntor 

Sot jam 20 vjet, 
edhe jeta më thërret, 
të qesh, të këndoj, 
dhe gëzime t’ ëndërroj. 

Sot jam 20 vjet, 
dhe në zemër me buçet. 
Një këngë pambarim, 
për të ardhmen plot shkëlqim. 

Dhuratë më sollën sytë e tu 
që buzëqeshin sonte përsëri, 
Me ty do rri gjithmonë kështu 
se ti me dhe të parën dashuri. 

Rinia jetën zbukuron 
për ty shkëlqejnë yjet me aq zjarr 
Me përqafo i dashur, me pasion 
pushtom' ti me afshin djaloshar.

Ref. III

Ref. IV

Ref. I

Për ty sot qeshin sytë e mijë 
Ky frymëzim më zien në kraharor 
Çdo çast jetoj e lumtur në liri 
pse me lirinë unë linda në Nëntor 

Ref. III

Ref. IV


Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ? [variant]
Këndon : Vaçe Zela

Valsi i lumturisë

redakto
Valsi i lumturisë
------------------ 
  Sa kënaqësi kur n’dëgjoj 
  Valsin tonë në ketë pranverë 
  Ai përs'ri po na fton 
  të vallëzojm' si atëherë 

Bashkë me pranverën edhe ti lulëzon 
lule plot erë që në shpirt më gjallëron 

Vals-o-vals, ti jehon 
mbi të bukurin atdhe 
Fushat tona i përshkon 
ku shpërthen jetë'e re... 

  Ne nj'vals na bashkoi 
  dhe na fal-li lumturinë 
  tingujt sot i dëgjoj 
  dhe kujtoj prapë rinin' 

{REF. II}
{REF. III)
Teksti : ?
Orkestrimi : ?
Muzika : ?
Këndon : Vaçe Zela; Aurela Gaçe