Kënga në shkronja/Dionis Bubani
Dionis Bubani NË ENCIKLOPEDI |
|
Fëmija i parë
redakto
Si sot një vjet më parë jam martuar Dhe të lumtur rrojmë ne Dikur isha çapkëne por jam shtruar Nisa në familje një jetë të re Kam qenë në rini shpesh e gëzuar Ëmbël qeshën sytë e mi Por sot me një gëzim të madh jam zgjuar Ndjeva ndoshta më të shtrenjtën lumtuni Dua të këndoj Gjithë botën ta lajmëroj. O miqtë e mi Më lindi një fëmijë. Unë e ëndërroj Mezi pres që ta shikoj Ta përkëdhel ta puth me dashuri Dua të vallëzoj Gjithë botën unë ta përqafoj Trashëgimtari im jeton Tralala, ma të lutmur s'ka Se mua "mami" do më thotë Me lulëzim edhe shkëlqim edhe natyra po më uron Fëmija është shpresa e shtëpisë T'ardhmen tonë përshëndet Dhe vjen me gaz ky fryt i dashunisë Ëndërra e çdo zemre që me mall e pret Prandaj dhe unë e dua aq shumë Porsi drita e syve të mi Kur ndoshta do më lerë edhe pa gjumë Vetë unë do ta mbaj në krahë me dhimbshuri Ref. III Ref. IV Ref. V Ref. VI |
|