Enis Presheva
NË ENCIKLOPEDI

Dam, Dam, Dam

redakto
DAM, DAM, DAM
--------------
Mbylle, o, atë gojë
se nuk mnd të duroj
s'mund ta shoh atë fytyrë
edhe se shumë t'ka falë
kjo nëna natyrë

Asgjë nuk ndodhi çka nuk duheshte
je paranoike, mike
Asgjë nuk ndodhi çka nuk duheshte
je aq patetike, mike

atmosfera të gjithëve na mashtroi
por kufirin askush s'e kaloi

Ti ke vrimë në kokë
e në kokë veç flokë
mua zemra nuk m'i ban
ato që paken lehtë
ti mua nervat po m'i han
s'je karakter, vërtetë

as e para as e fundit s'je
që xheloze në mua je

je aq romantike, mike
je humoriste, mike
je aq fantastike, mike
je folklorike, mike
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi
DUGI
-----
Dugi ishte mbret i podiumit tonë
Dugi ishte vizion e motivacion
Dugi ishte seksi. Dugi ishte transi
ishte zanzi-zanzi

Sa 'pasione', sa 'fashion'
sa shumë dëshirë to 'fight'
me këtë 'boogie-woogie'-Dugi
'on a saturday night'

Pa dilema ai ish'simbol i çdo të riu
ba për kokëdhembje, si Bekim Fehmiu
as Faruk Begolli nuk isht aq 'boogie'
sikur Dugi

Tash nga Londra erdhi Dugi
luan 'boogie-woogie'
jem'me ngjyrë e jem'pa frymë
e nesër çdo gjymtyrë le të dhemb
se nga Londra erdhi Dugi
luajm 'boogie-woogie'
veç ai ka ide sa 'boogie' jemi ne

Që nga mbrëmja e maturës s'pati gëzim
Dugi lidhi këpucët e u nis në udhëtim
as bimë, as gjësend
s'mbet indiferent
shkoi pa 'happy-end'

S'ka viza për kriza
orar, o, shpirti im
jemi helm për egoista, nëse kemi guxim

S'është as vendi e as koha për filozofime
vulë e jetës sate, vulë e jetës sime
formalisht e normalisht
është 'boogie-woogie' edhe Dugi
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi

Shëtitu pak

redakto
SHËTITU PAK
------------
  Njëmijë fjolla ranë, me fjolla ra dhe një tradhti
  mos gënje as në shaka, se të gjitha unë i di
  pse si ti, vashë si ti, mua më ra hise
  dua grua amvise

    S'jam viktimë e iluzioneve, nuk jam naive
    s'jam ithtare e idilave aq primitive
    demode për mua ëndrrat tua  djaloshare
    merri zemër e shëtiti nëpër trotuare

Shëtitu pak, shëtitu pak
para syve mos m'u plak
e hajt'shëtitu pak
 
  Kohë pas kohe, ta jap lejen, thirr me telefon
    n'informata numri yt për mua s'ekziston
  mbylle edhe këtë derë me çelës, jo, nuk je e shenjtë
    secili tërheq litarin nga ana e vet

  Largë dëgjohet se je moto e problemeve
    s'jam tifoz i ekipeve pa renome
  jeta nuk varet nga ti, tash je e lirë
    sot më ke e nesër jo, hajt'ditën e mirë

Për një ditë a dy, për dy vjetë a tri 
kënaqu në shëti
ku dhe çka dhe si, jo, nuk ka rëndësi
kënaqu në sheti
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi

Ta gjenë mami një sheik

redakto
Ta gjenë mami një sheik
---------------------------------------
Të thërras, të thërras në telefon
Mamit tënd kjo shumë i pengonë
S´të thërras se ajo mua nuk më lejon
Gjitha ti harroj ajo kërkon

Mami yt mua nuk më don
Që të dua nuk më lejon
E di se shumë herë ajo të ka thënë
Të ka thënë

Ref.:
Mos shko bijë me atë hipik
Se ty shpirt ta gjenë mami një sheik
Një sheik

E ke mamin me fakultet 
Edhe babi nuk guxon t´fletë
Por për ty çdo gjë mbesë
Se e ke mamin me fakultet
Teksti : Telex
Orkestrimi : Telex
Muzika : Telex
Këndon : Telex

Versioni II-të

Orkestrimi : Enis Presheva Jr.
Muzika : Telex
Këndon : Marigona
DEA
---------------------------------------
Xhami i dritares mfsheh nga ky agim
 : Dea agimi im. Ti Dea, ti syri im
Tymi i cigares mjegullon shikimin tim
 : Dea agimi im. Ti Dea, ti syri im

E sata verë, pa ty më ndrriti
I sati, dimër tash mbi zemrën time zbriti
Nga e cila sëmundje vuaj
Unë e ti, pse u bëmë të huaj

Ref.:
Dea, Dea, Dea ka do që shkon
Dea, Dea, Dea të ledhatonë
Dea, Dea, Dea kjo kënga ime
Ku më je voglushja ime

Ky qytet më njehë, kjo rrugë na njeh çdo hapë
 : Dea je rruga ime, ti Dea mbete n´kujtime
Lumturia jonë mu duk se iku me vrap
 : Dea je rruga ime, ti Dea mbete n´kujtime

Cila dorë do t´më jep guxim
Cili gjokës do të jetë për mua si ngushllim
Nuk e di ku prehja blehet
Dhëmbja ime a vërehet

Ref.: (I)
...

Kthehu prapë dashuria ime.
Teksti : Aida Baraku
Orkestrimi : Enis Presheva Jr.
Muzika : Enis Presheva Jr. dhe Ilir Tolaj
Këndon : Marigona

Ani nashtë

redakto
Ani nashtë
-----------------------------------------------
Ishte e shtune, n´mbrëmje dola për me pa
Sikur në ëndërr unë atë e pashë, shpresë më dha
Gjithënjë e shohë, e asgjë s´ndodhë me ne të dy
Ndoshta një ditë, ndoshta një ditë
Do t´jem me ty.

Po në këtë botë na ndodhin gjëra të çuditëshme
Kjo s´është lojë, por është punë përditëshme
Unë mendoja veç një herë ta takojë
Gjaku më vlonte o për një buzë e për një gojë

Ref.:
:Ani nashtë, ani nashtë 
:Se vetë e kómë dashtë
:veç mu tranu, mu tranu se
:Vet e kóm m´su

O në ç´far vakti, në ç´far vakti unë jam ardhë
Ishalla Zoti, ishalla Zoti e bonë hajrë
Unë i ngarti natë për natë t´u e lyp
E dikush tjeter o prej kerrit s´din me zhdryp

T´gjithë shokët më thonin a spo shehë çka je tuj ba
Me lyp rrugëve ditë e natë, deri kur mó
Tash le harro, se çika tjera këtu boll ka
Se vjenë tjetra që te paret métë si ka

Ref.:(I)


Teksti : Ilir Tolaj
Orkestrimi : Enis Presheva Jr.
Muzika : Teoman Ukça - TEO dhe Ilir Tolaj
Këndon : Marigona