Armend Rexhepagiqi
NË ENCIKLOPEDI

Dam, Dam, Dam

redakto
DAM, DAM, DAM
--------------
Mbylle, o, atë gojë
se nuk mnd të duroj
s'mund ta shoh atë fytyrë
edhe se shumë t'ka falë
kjo nëna natyrë

Asgjë nuk ndodhi çka nuk duheshte
je paranoike, mike
Asgjë nuk ndodhi çka nuk duheshte
je aq patetike, mike

atmosfera të gjithëve na mashtroi
por kufirin askush s'e kaloi

Ti ke vrimë në kokë
e në kokë veç flokë
mua zemra nuk m'i ban
ato që paken lehtë
ti mua nervat po m'i han
s'je karakter, vërtetë

as e para as e fundit s'je
që xheloze në mua je

je aq romantike, mike
je humoriste, mike
je aq fantastike, mike
je folklorike, mike
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi
DUGI
-----
Dugi ishte mbret i podiumit tonë
Dugi ishte vizion e motivacion
Dugi ishte seksi. Dugi ishte transi
ishte zanzi-zanzi

Sa 'pasione', sa 'fashion'
sa shumë dëshirë to 'fight'
me këtë 'boogie-woogie'-Dugi
'on a saturday night'

Pa dilema ai ish'simbol i çdo të riu
ba për kokëdhembje, si Bekim Fehmiu
as Faruk Begolli nuk isht aq 'boogie'
sikur Dugi

Tash nga Londra erdhi Dugi
luan 'boogie-woogie'
jem'me ngjyrë e jem'pa frymë
e nesër çdo gjymtyrë le të dhemb
se nga Londra erdhi Dugi
luajm 'boogie-woogie'
veç ai ka ide sa 'boogie' jemi ne

Që nga mbrëmja e maturës s'pati gëzim
Dugi lidhi këpucët e u nis në udhëtim
as bimë, as gjësend
s'mbet indiferent
shkoi pa 'happy-end'

S'ka viza për kriza
orar, o, shpirti im
jemi helm për egoista, nëse kemi guxim

S'është as vendi e as koha për filozofime
vulë e jetës sate, vulë e jetës sime
formalisht e normalisht
është 'boogie-woogie' edhe Dugi
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi

Shëtitu pak

redakto
SHËTITU PAK
------------
  Njëmijë fjolla ranë, me fjolla ra dhe një tradhti
  mos gënje as në shaka, se të gjitha unë i di
  pse si ti, vashë si ti, mua më ra hise
  dua grua amvise

    S'jam viktimë e iluzioneve, nuk jam naive
    s'jam ithtare e idilave aq primitive
    demode për mua ëndrrat tua  djaloshare
    merri zemër e shëtiti nëpër trotuare

Shëtitu pak, shëtitu pak
para syve mos m'u plak
e hajt'shëtitu pak
 
  Kohë pas kohe, ta jap lejen, thirr me telefon
    n'informata numri yt për mua s'ekziston
  mbylle edhe këtë derë me çelës, jo, nuk je e shenjtë
    secili tërheq litarin nga ana e vet

  Largë dëgjohet se je moto e problemeve
    s'jam tifoz i ekipeve pa renome
  jeta nuk varet nga ti, tash je e lirë
    sot më ke e nesër jo, hajt'ditën e mirë

Për një ditë a dy, për dy vjetë a tri 
kënaqu në shëti
ku dhe çka dhe si, jo, nuk ka rëndësi
kënaqu në sheti
Teksti : Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi
Orkestrimi : Enis Presheva
Muzika : Aida dhe Armendi
Këndon : Aida dhe Armendi