Interneti allashqiptarçe/510
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla Paranjohuri |
Hyrje (000) Veglat elektronike (100)
Mjeshtri thotë ... (1000) |
Të gjitha lidhjet e paraqituara kanë qenë aktive më 22 Dhjetor 2008 05:52. Duhet pasur parasyshë që vlersimet nuk janë të ndonjë eksperti të diplomuar por të një lexuesi të thjeshtë, konsumator mesatar të stilit Secretshoper.
Gjendja në dhjetorë të 2008-ës. Nuk mund të flitet për një paraqitje serioze të asnjërit, as të amzave të Republikës së Shqipërisë, as të amzave të Republikës së Kosovës. Bile disa amza janë paraqitur në skenë si të ishin tabllo në të cilat me një gozhdë plasohen shpallje të ndryshme edhe vizuale. Tentohet me çdo kusht të tërhiqet vëmendja e lexuesit në çdo këndë të skenës sa që e iritojnë lexuesin dhe i lënë përshtypjen e një skene në kinemae të mëdha ku shikuesi është afër ekranit dhe nuk mund të shohë tërë shfaqjen - dhe shikimi atje, shikimi këtu dhe mbaronë filmi dhe durimi. Dyzengjitë duhet të njohin së paku themelet e drejtëpeshimit të skenës, efektin e elementeve siç është ngjyra, elementet e krijimit të simetrisë. Nga mungesa e këtyre njohurive amzat paraqiten nervoze, agresive dhe çaluese që për lexuesin duken amza të dallaverxhive që mundohen me trullu blerësin.
Si do që të jetë do të ishte mirë që të mos pritet që çdo gjë të vije prej së larti (ka kalu ajo kohë), por vetë të merren iniciativa nga webmasterat siç kanë qefë me qujtë vetën dizajnuesit dhe organizuesit e amzave. Të mblidhen siç mblidhen grupet në sistemet demokratike dhe të vendosin kornizat e paraqitjes së skenave të amzave shtetrore ashtu që lexuesi ta ndiejë erën e shtetit nëpërmjet ngjyrës, simboleve dhe elementeve tjera shtetrore që janë njëherit element i përbashkët i shtetit. Nuk është fjala për dritare të ftuara (famer apo si i thonë} por për përdorim të njehësuar të elementeve shtetrore si dhe të shprehjeve si kërko, ballina etj. Nuk është e lezeqme për një lexues që p.sh. te kryetarit të ketë ballinë e te qeveitari fillim - a flet kryetari e qeveritari të njëjten gjuhë apo unë nuk jamë në rregull. Ky do të ishte njëherit edhe hapi i parë serioz i njësimit (standartizimit) të gjuhës shqipe të përdorur në internet. Nëse nuk ja nis shteti, badihava ja nisin tipat si Hipi Zhdripi.
President.al
redaktoPrapashtesa e amzave .al është shenjë për fleta të amzave nën domenin e Shqipërisë.
http://www.president.al/ duket e bukur me një foto të presidentit dhe disa foto kombinimeve tjera dhe poshtë tyre gjenden dy pulla me etiketat shqip dhe english që lirisht mund të shkruheshin mirësevini si ftesë përshëndetëse në gjuhët përkatëse. Si do që të jetë hyrja krijon një përshtypje të qetë dhe nuk është amzë shkel e shko.
Skena e amzës ka formën e shkronjës Pi, dhe i ikën vertikaleve të shfletuesit. Për paraqitje të përmbajtjeve të regjistrave shfrytëzohet hapësira në mes të shtyllave. Bien në sy arkivi nën disa dyer. Porta horizontale e plasuar në shtyllën e lartë, nën një shiriti të fotografive ka këto dyer që pasi të hapen paraqite një meny me tituj të regjistrave dhe sipër menysë paraqitet arkiva e tyre. Dyert e kësaj porte janë: Njoftime, (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), Fjalime (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), Mesazhe (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!), Intervista (Arkiva për presidentet e më parshëm është e zbrazët!) dhe në fund gjendet dera Kontakt - për të i drejtuar E-mail në këtë amzë. Porta vertikale është plasuar në shtyllën e majtë dhe ka një derë që hapë dy dyer tjera dhe me anë të fushave të vogla e të ngjyrosura para etiketimit paralajmërohet lexuesi për kategorizimin e përmbajtjeve prapa tyre. Dyert e kësaj porte janë: Stema e cila në fushë paraqet stemën e Republikës pa ndonjë përshkrim apo informim të tejshëm, Himni që paraqet tekstin e himnit dhe një lidhje nga ku mund të shkarkohet regjistri tonik i himnit.Presidenti Informacione personale për Presidentin aktual dhe Zojën e Parë, Kushtetuta - teksti i Kushtetutës aktuale të Republikës së Shqipërisë i cili edhe mund të shkarkohet në formatin PDF ose DOC, tekstet e ish-kushtetutave nuk gjenden aty apo diku tjetër në këtë amzë, Kabineti - të dhëna për Kabinetin aktual të Presidentit, secili anëtarë ka regjistrin me të dhëna përkatëse për anëtarin, Fotografi - fotografitë përcjellëse të aktiviteteve të presidentit aktual, nuk ka arkiv, Dekrete - Dekrete të ndryshme si Falje, Dhënie shtetësie dhe të tjera, të gjitha veç e veç si dhe të shkarkueshme në formë fletore elektronike, Dekorime - dekorimet e bëra nga presidentët e Shqipërisë si dhe të dhëna të sakta por pa foto të "dekorimeve" dhe të personave të dekoruar, Presidentet - biografit e presidentëve (nga Ramiz Alia), të përcëlluara me fotografi të presidentit aktual, Botime - Botime, ka arkiv që lë përshtypje se prapa ka përmbajtje por është e zbrazët, Links - lidhje me amzat tjera të agjencive të lajmeve në gjuhën shqipe dhe dera Arkiva - arkiva e plotë nga janari i vitit 2002, mbahet rregullisht. Në shtyllën e djathtë e cila nuk është e përbashkët për të gjitha regjistrat janë të plasuar foto të nxierura nga dera Fotografi.
Në përgjithësi amza është në nivelin që duhet të ketë me përjashtim të disa parregullsive si bie fjala prapa derës Botime ku na paraqitet një arkiv i zbrazët e na lë që të shtypim tërë ditën për badihava. Ndoshta do të ishte mirë të ndërrohet etiketa dhe nën këtë rubrikë të mbahen regjistra me aktivitete e ngrohta të presidentit ndër masat e popullit si bie fjala takime shoqërore me student, nxënës, fshatar etj, kryesorja pa ngjyrë politike por të thjeshtë shoqërore.
Presidenti i Repubikës së Kosovës
redaktoCitim i Euro News-it në gjermanisht: Kosova është aq e varfun sa nuk ka numër postal (Kosovo is so arm das nicht mal postlandzahl hat). Kosova ende nuk ka prapshtesë të domenit të internetit me gjasë do të jetë .ko apo kos.. Si do që të jetë institucionet shtetrore të Kosovës përdorin domenin zakonisht .net ose të organizatave .org
Presidenti i Republikës së Maqedonisë
redaktoAmza e presidentit të Maqedonisë është në dy gjuhë (versione) anglisht dhe maqedonisht. Pa asnjë qëllim politik apo nacionalist, pse kur është e lejushme të jetë në gjuhen angleze të mos jetë e lejueshme edhe në gjuhen shqipe? Për popullsi mbi 5% të së përgjithsmes do të ishte në rregull të jetë dhe në gjuhën e tyre.
http://www.president.gov.mk/ në shikim të parë duket e qetë dhe në nivel përpos që bie në sy ndrimi i fotografive në shtyllën e lartë horizontale, ku si duket presidentit të Maqedonisë i duhet reklamimi me presidentet e shteteve të fuqishme.
Skena e amzës ka formën e shkronjës G të alfabetit arvanitas.
Parlament.al
redaktoParlament.al-i ka lëvizur nga e majta në qendër, është më i qetë dhe le përshtypje të një amze më serioze, pa ngatërrim të gjuhëve, zyrtare edhe pse ndoshta njësimi i amzave të instituteve të shtetit shqiptar do të ishte i mirëseardhur. Nuk ka nevojë shumë, dy vija simbolike por që respektohen nga gjithë përpiluesit e amzave të shtetit. I urrejë sepse po luajnë bisht, burimet interesante që kanë qenë, ju kanë ndërruar adresat. Kjo me fjalë tjera d.m.th kujdes mos shkel në dërrasa të kalbura - nuk dihet a të mbajnë. Si do qoftë organizimi i një amëze me aq shumë regjistra kërkon me të vërtet ekspert. Do të ishte mirë që të fillohet me shmangien e përsëritjeve.
http://www.parlament.al/ lë përshtypje e një teatri ku artistët dalin jashtë skenës në publikë. si do që të jetë nuk ka skenë të njësuar për gjitha regjistrat. Në ballin ka shtyllën horizontale në të cilën gjendet një port dhe një foto e kuvendit, bukurin apo më mirë të themi simetria ja prishin shtyllat e rubrikave të cilat janë përsëritje të panevojshme të portës me dyer shpallosëse (portë dinamike me DHTML). Siç duket organizimi i amzës është në udhë të drejtë.
Kuvendikosoves.org
redaktohttp://www.kuvendikosoves.org/ - me dyzen të ri. Nuk ka nevojë për shpjegime, është lehtë të gjendet ajo që kërkonë aty si për fëmijë edhe për të rritur. Me iden e fjalës përshëndetëse kanë bo shumë mirë po edhe ma mirë kishin bo me shkru pakë për si të gjendet njeriu në fletat e tyre ashtu që edhe baba im me mujtë me ladru nëpër regjistra, fundi i fundit edhe ai pagun tatim e edhe për fatin e tij vendosë ai kuvend.
Upss!! Me fjalët si Webmail, Transkriptet naj trrulloni pleqtë.
Keshilliministrave.al
redaktohttp://www.keshilliministrave.al/ në përparim e sipër. Skena e paraqitjes dhe organizimi i amzës kanë përparuar dukshëm. Ndoshta ndodhë që shfletuesi i intepreton gabimisht rreshtat në rubriken lajmet poshtë në shtyllën e djathtë. Kjo duket se është shenjë që nuk është provuar në shfletues tjerë pos në atë të IE-së. Si do që të jetë shumicës së adresave të regjistrave që i kemi paraqitur heren e fundit (ato më kryesoret) i kanë ndejtur benik. Duket se në ta përpiluesit e amzave mund të llogarisin. Shpresojmë se vazhdojnë në këtë drejtim drejtë krijimit të instituteve të Republikës së Shqipërisë në internet ashtu siq i ka hije një shteti. Lexuesi duhet ta di edhe figurativisht në shtetin virtual të kujtë është. Për hirë të kjartësisë do të ishte më mirë të futen në funksion arkivat në vend të regjistrave me mëny të gjata - një zgjidhje do të ishte ajo e paraqitjes së arkivit dhe regjistrit me meny si në amzen e presidentit të Shqipërisë.
Disa adresa të regjistrave:
- Kryeministri - me nën titujt : [1] Jetëshkrimi; [2] Kabineti; [3] Fjalime dhe Deklarata; [4] Zonja Berisha; [5] Foto Galeri; [6] Takimet. (Të gjitha kanë të bëjnë vetëm me Kryeministrin aktual, nuk ka arkiva)
Upss!! Republika e Shqipërisë paska 46 Ambasada [7]
Institucionet e Republikës së Shqipërisë
redaktoksgov.net
redaktohttp://www.ks-gov.net - si duket, për nga zhvillimi ka mbetur aty ku ka qenë, një vitrin ku është paraqitur një mëny me adresa të amëzave tjera të ndara në tre tituj. Si duket informacionet më të dendura rreth qeveris duhet marr nga amza e partisë në qeveri. Edhe kjo është një zgjidhe, nuk paska nevojë për amzën e partisë por na qenka një regjistër i kësaj amëze nën adresen http://www.ks-gov.net/pm/
Institucionet e Republikës së Kosovës
redakto- http://www.president-ksgov.net Presidenca e Republikës së Kosovës
- http://www.kuvendikosoves.org/ Kuvendi i Republikës së Kosovës
- http://www.ks-gov.net/pm" Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
- http://www.ks-gov.net/masht" Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
- http://www.md-ks.org/ Ministria e Drejtsisë
- http://www.mem-ks.com/ Ministria e Energjisë dhe Minierave
- http://www.mfe-ks.org/ Ministria e Ekonomisë dhe Financave
- http://www.ks-gov.net/mmph Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor
- http://www.ks-gov.net/mapl Ministria e Pushtetit Lokal
- http://www.mpb-ks.org/ Ministria e Punëve të Brendshme
- http://www.mpms-ks.org/ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- http://www.ks-gov.net/mkk Ministria për Komunitete dhe Kthim
- http://www.mshgov-ks.org/ Ministria e Shëndetësisë
- http://www.ks-gov.net/mshp Ministria e Shërbimeve Publike
- http://www.mkrs-ks.org/ Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente
- http://www.mtpt.org/ Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit
- http://www.mbpzhr-ks.org/ Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- http://www.mti-ks.org/ Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
- http://www.ks-gov.net/GazetaZyrtare Gazeta Zyrtare
- http://www.kca-ks.org/ Agjencia Kadastrale e Kosovës
- http://www.imc-ko.org/ Komisioni i Pavarur për Media
- http://www.kpaonline.org/sq/defaultSq.aspx Agjencioni Kosovar Për Prona
- http://www.kosovopolice.com/ Shërbimi Policor i Kosovës
- http://www.unmikcustoms.org/ Shërbimi Doganor i UNMIK-ut
- http://www.oek-kcc.org/ Oda Ekonomike e Kosovës
- http://www.kta-kosovo.org/html_shqip/index.php Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit
- http://www.ks-gov.net/oag Zyra e Auditorit Gjeneral
- http://www.kosovo-mining.org/ Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale
Qeveria e Republikës së Maqedonisë
redaktoËshtë në dy gjuhë, maqedonisht dhe anglisht. Pa koment.
- Amza : http://www.vlada.mk/
< 509 |
faqe - 510 - |
511 > |