Interneti allashqiptarçe/201
Jeni duke lexuar pjesë nga libri në punim e sipër:
|
Shkalla Paranjohuri |
Hyrje (000) Veglat elektronike (100) Veglat e vizatuara (300) |
Unikodi apo sistemi unikod (anglisht shkruhet unicode) është një vegël informatike e cila në vete përmbanë gjitha gerëmat, shkronjat, shenjat, simbolet e çka tjetër të të gjitha kodimeve të gjuhës së folur ndër kohëra e ndër kulturën e njezimit. Nëpërmjet këtij sistemi kopjuterët anë e mbanë botës mund të komandohen që të paraqesin shenjat e dëshiruar. Natyrish për të arritur këtë qëllim duhet që kompjuteri apo vegla informatike përkatëse të jetë i paisur me veglën që e zotëronë sistemin e unikodit.
Zakonisht për paraqitjen e shenjave nga sistemi unikod përdoren edhe shfletuesit. Disa nga ta në vete kanë vegla më të përsosura që mund të bëjnë intepretimin (shfaqjen) e më shumë shenjave, disa për t´mos qenë të ngarkuar janë të paisur vetëm me disa kategori (pjesë) të sistemit unikod. Si do që të jetë ne më poshtë po paraqesim disa pjesë dhe ju mund të shikonin në ekranin e juajë intepretimin e shfletuesit që përdorni. Për intepretimin e shenjave të cilat nuk mund të i shikoni, ju nevojitet që kompjuterin e juaj t´a pajisni me veglat përkatëse. Për përdoruesin e zakonshëm shqiptarë janë interesante disa "bashkësi" apo si i quajnë përpiluesit "SETS" të këtij sistem. Këtu vlenë të përmenden:
- Bashkësia e simboleve ku gjenden edhe gerëmat e gjuhes shqipe
- Bashkësia e simboleve nga matematika
- Bashkësitë me simbole tjera.
Për nevoja të caktuara janë përpiluar edhe vegla tjera të quajtuar po ashtu sisteme të cilat mund të merren si sisteme lokale të unikodit apo sisteme të ndryshuara për nevoja të caktuar. Po ashtu për intepretimin e tyre nevojiten vegla përkatëse, të cilat zakonisht vinë në paketa së bashku me vegla tjera të fletoreve të ndryshme të punës, e që me një fjalë mund ti quajmë programe redaktimi apo fletore elektronike e redaktimit (shkrimit, përpilimit, editimit etj).
Lista sipas numrit rendorë
redakto- UNIKODI/1 1-999
- UNIKODI/2 1001-1999
- UNIKODI/3 2001-2999
- UNIKODI/4 3001-3999
- UNIKODI/5 4001-4999
- UNIKODI/6 5001-5999
- UNIKODI/7 6001-6999
- lista e shenjave vazhdonë dhe lista e plotë mund të ketë 4.294.967.296 shenja.
Interneti allashqiptarçe/202 - Prektorja Interneti allashqiptarçe/203- Sistemi operues i kopjuterit S.O