Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/I Obligimet e Përgjithshme
<< | 7. Implementimi II | >> |
< | Neni I Obligimet e Përgjithshme |
> |
PARAGRAFI :
Krijimi i kushteve
redakto1. Palët marrin përsipër që sa më shpejt që të jetë e mundur të rikrijojnë kushte normale për jetesë në Kosovë dhë të bashkëpunojnë plotësisht me njëra-tjetren dhe me të gjitha organizatat ndërkombëtare, agjencitë dhe organizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje . Ato e mirëpresin gadishmërinë e bashkësisë nderkombëtare që të dorgojnë në rajon forcen pë të ndihmuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
- (a) Këshilli i Sigurimit i Kombve të bashkura është ftuar që të miratoj një rezolutë nën kapitullin VII të deklarates duke vërtetuar dhe miratuar marrveshjet (aranzhmanet) e paraqitur në këtë Kapitull, duke përfshirë vendosjen e forcës implementuese multi-nacionale në Kosovë. Ato e ftojnë NATO-n që të themeloj dhe të udhëheqë forcen që të ndihmoj për të siguruar sjellje sips dispozitave të këtij Kapitulli . Ato gjithashtu ripohojnë (vërtetojnë) sovranitetin dhe intergritetin territorial të Republikes Federale të Jugosllavis (RFJ).
- (b) Palët pajtohen që NATO do të vendos dhe rrështoj një forcë (në vijim KFOR)ecila mund të jetë e përbërë nga njësitë toksore ,ajrore dhe detare të shteteve anëtare të NATO-s dhe atyre jo anëtare të NATO-s nën pushtetin dhe i nënshtrohen udhëheqëjes dhe kontrollit politik të Këshillit Veri Atlantik(NAC) nëpërmjet të komandës zingjir të NATO-s, palët pajtohen që të ndihmojnë rreshtimin dhe operacionet e kësaj force si dhe pajtohen që plotëisht të u binden obligimeve nga ky Kapitu 2.
- (c) Është arritë pajtimiqë shtet tjera mund të ndihmojn zbatimin e këtijë Kapitulli. Palët pajtohen që modalitetet e pjesmarrëjes së atyre shteteve t'inënshtrohen marrveshjes midis shteteve të tilla pjesëmarrëse dheNATO-s.
Qëllimet
redakto2. Qëllimet e këtyre obligimeve jan si vijojnë:
- (a) Të vendoset ndërprerje e qëndrueshme e armiqësive. Forcat e tjera nga këto të parapara në këtë Kapitull, nën asnjë rrëthanë nuk do të hyjnë , rihyjnë apo të mbesin në territorin e Kosovës pa pëlqimin e shprehur paraprakisht të Konandantit të KFOR-it (COMKFOR). Për qëllimet e këtij Kapitulli termi "Forcat" përfshijnë gjithë personelin dhe organizatat me aftësi ushtarake , duke përfshiër armaten e rregullt , grupet e armatosura të civilve,grupat paramilitare , forcat ajrore , shtetrore ,policinë kufitare, rezervistët ushtarak , policinë ushtarake , shërbimet informative (inteligjencës), minisrrine e punve të mbrendshme, policinë lokale, speciale, të demonstratave dhe anti-terroriste, dhe çdo grup tjetër apo individ i emëruar si i tillë nga COMKFOR-i. i vetmi përjashtim nga dispozitat e këtij paragrafi është policia civile e angazhuar në ndjekjen e shpejtë të presionit në të cilin dyshohet se ka bërë vepër serioze penale, siç është paraparë në Kapitullin II;
- (b) Të sigurojë përkrahjen dhe autorizimin e KFOR-it dhe në veçanti të autorizoi KFOR-in që të ndërmarrë aksione të tilla nëse kërkohet, duke përfshirë përdorimin e forcës së domosdoshme për të siguruar sjelljen sipas këtij Kapitulli dhe mbrojtjen e KFOR-it, Misionin Implementues (IM) dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, agjencitë dhe organoizatat joqeveritare që marrin pjesë në zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, dhe që i kontribuojnë mjedisit më të sigurtë.
- (c) Të sigurojnë, pa kompenzim, përdorimin e të gjitha objekteve shëbimeve që kërkohën për shtierjen, operacionet dhe mbështetjen e KFOR-it.
Obligimet
redakto3. Palët kuptojnë dhe pajtohën se obligimet e ndërmarra me këtë Kapitull do t’i referohen në mënyrë të barabartë çdonjërës palë. Çdonjëra palë do të jetë individualisht përgjegjëse për përmbushjen e obligimeve, dhe çdo njëra pajtohët se vonesa e përmbushjes së obligimeve, apo mospërmbushja e tyre nga njëra palë, nuk do të jetë arsye për palët e tjera që të mos i përmbushin obligimet e tyre. Të gjitha palët do t’i nënshtrohën në mënyrë të barabartë aksioneve të tilla zbatuese nga ana e KFOR-it, që mund të jenë të domosdoshme për zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, si dhe mbrojtjës së KFOR-it, IM-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare, agjencive dhe organizatave joqeveritare për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.