Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/II: Ndërprerja e armiqësive

<< 7. Implementimi II >>

< Neni II
Ndërprerja e armiqësive
>

PARAGRAFI :

Hyrja në fuqi

redakto

1. Menjëherë pas hyrjës në fuqi të kësaj marrëveshjeje, palët do të përmbahën nga kryerja e çfarëdo akti armiqësor, apo provokues kundër njëra- tjetrës, apo kundër cilit do përson në Kosovë. Ato nuk do të inkurajojnë, apo organizojnë demonstrata armiqësore, apo provokativve.

Ndalimi i gjuajtëve nga armët

redakto

2. Në përmbushjën e obligimevetë paraqitura në paragrafin 1, palët në veqanti marrin përsipërqë të ndërprejnë gjuajtjën nga të gjitha armët dhe mjetet eksplozive, përveç nëse është e autorizuar nga KFOR-i. Ato nuk do të vendosin asnjë minë, barrierë, postbllok jo të autorizuar, vend observimi (me përjasshtim të vendeve të observeimit kufitar të aprovuer nga COMKFOR-i dhe pikave të kalimit të kufirit), apo pengesave mbrojtëse. Përveç siç është paraparë në Kapitullin 2, palët nuk do të angazhohën në asnjë aktivitet ushtarak, të sigurimit, apo të atilla që kanë lidhje me stërvitje, duke përfshirë operacionet tokësore, ajrore, apo operacionet e mbrojtjës kundërajrore, në apo mbi Kosovë, pa miratimin e shprehur paraprakisht nga ana e KFOR-it.

Zona kufitare

redakto

3. Me përjashtim të forcave të mbrojtjës kufitare siç është paraparë në nenin IV, asnjë palë nuk do të ketë forca prezente brenda zonës 5 (pesë) kilomatrash mbrenda, nga kufiri ndërkombëtar i RFJ, që gjithëashtu është edhe kufi i Kosovës (në vijim "Zona Kufitare). Zona kufitare do të shenohët në tokë nga përsoneli i Rojës Kufitare të Armatës Jugosllave deri më EIF + 14 ditë, në pajtim me udhëheqjen e Mi-së. COMKFOR-i mund të përcaktoj shkallë të vogël të rekonfigurimit për shkaqe operacionale.

4.

  • (a) Asnjë palë nuk do të ketë prezente forcat, me përjashtim të policisë civile që kryen detyra normale policore siç përcakton CIM brenda 5 kilomatrash të territorit të Kosovës përgjatë kufirit të Kosovës me pjesët tjera të RFJ-së.
  • (b) Prezenca e çfarëdo force mbrenda 5 kilomatrash të pjesës tjetër të atij kufiri do t’i paraqitet COMKFOR-t; nëse sipas mendimit të COMKFOR-it, prezenca e tillë kërcnon, apo mund të kërcnoj zbatimin e këtij Kapitulli në Kosovë, ai t’i kontaktoi autoritetet përgjegjëse për ato forca dhe mund të kërkojë nga ato forca që të tërhiqën dhe të mbetën jashtë atij rajoni.

Shkelja e marrëveshjes

redakto

5. Asnjë palë nuk mund të ndërmarrë asnjë represalje, kundërsulm, apo çfarëdo veprimi tjetër të njëanshëm si përgjegjëje të këtij Kapitulli nga ndonjë palë tjetër. Palët do t’i përgjegjën shkeljeve të pohuar të këtij kapitulli nëpërmjet të procedurës së paraparë në nenin XI.