Dokumenti i Rambujesë/Kap4b Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik

<< 4b. Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik >>

< Ndihma Humanitare, Rekonstruimi dhe Zhvillimi Ekonomik >

PARAGRAFI :

  1. Paralelisht me vazhdimin e implementimit të plotë të kësaj Marrëveshjej, kujdes urgjent duhët të fokusohet në plotësimin e nevojave reale humanitare dhe ekonomike në Kosovë në mënyrë që të ndihmohet krijimi i kushteve për rekonstruimin dhe ringjallje afatgjatë ekonomike. Ndihma ndërkombëtare do të sigurohët pa diskriminimin në mes të bashkësive nacionale.
  2. Palët mirëpresin vullnetin e komisionit Evropian i cili punon me komunitetin ndëerkombëtar që të koordinojë përkrahjen ndërkombëtare për përpjekjet e palëve. Veçanërisht, komisioni Evropian do të organizojë konferencën ndërkombëtare të donatorëve brenda një muaji pas hyrjës në fuqi të kësaj Marrëveshjeje.
  3. Bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë ndihmë humanitare të menjëhershme dhe të pakusht, fillimisht të fokusuar në kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur nga shtëpiët e tyre të dikurshme. Palët mirëpresin dhe vertetojnë rolin udhëheqës të UNHCR-së ( Komesariati i lartë për refugjat i KB) në koordinimin e këtyre përpjekjeve, dhe vertetojnë qëllimin e tij, në bashkëpunim të ngushtë me MI, që të planifikojë kthimin e hershëm, të rregulltë dhe në faza të refugjatëve dhe përsonave të zhvendosur në kushte të sigurisë dhe dinjitet.
  4. Bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë mjete për përmirësim rapid të kushteve të jetës së popullit të Kosovës, përmes rekonstruimit dhe rehabilitimit të shtëpive dhe infrastrukturës lokale (duke përfshirë ujin, energjinë elektrike, shëndetsinë dhe infrastrukturën e arsimit lokal) bazuar në hulumtimet lidhur me vlerësimin e dëmeve
  5. Ndihma do të sigurohet gjithashtu për përkrahje të formimit dhe zhvillimit të kornizës institucionale dhe legjislative që shtrihet në këtë Marrëveshje, duke përfshirë qeverisjen lokale dhe vendosjen e takimeve, si dhe të riforcojnë shoqërinë civile, kulturën dhe arsimin. Ndihma sociale gjithashtu do të drejtohët, duke i dhënë prioritet mbrojtjes së grupeve sociale të pambrojtura.
  6. Gjithashtu do të jetë vitale shtrirja e themeleve për zhvillimin përkrahës, bazuar në ringjalljen e ekonomisë lokale. Kjo duhët të llogaris nevojën të drejtuar mospunësimit, dhe të stimulojë ekonominë me një radhë të mekanizmave. Komisionit Evropian do të informohet urgjent mbi këtë.
  7. Ndihma ndërkombëtare, me përjashtim të ndihmës humanitare do t’i nënshtrohet pajtimit të plotë me këtë Marrëveshje si dhe kushteve

|}