Dokumenti i Rambujesë/Korniza/I: Parimet
- Të gjithë qytetarët e Kosovës do të gëzojnë pa diskriminim, të drejta dhe liri të barabarta që përfshihen në këtë marrëveshje.
- Bashkësitë nacionale dhe anëtarët e tyre do të gëzojnë të drejta shtesë siç janë numëruar në Aneksin I. Autoritetet e Kosovës, Federale dhe ato Republikane nuk do të ndërhyjnë në ushtrimin e këtyre të drejtave shtesë. Bashkësitë nacionale, sipas ligjit do të jenë të barabarta siç është përcaktuar këtu dhe nuk do të përdorin të drejtat shtesë për t’i shkelur të drejtat e bashkësive të tjera nacionale, ose të drejtat e qytetarëve, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë, apo dhe funksionimin e qeverisjes përfaqësuese demokratike në Kosovë.
- Të gjitha instancat në Kosovë do të respektojnë plotësisht të drejtat e njeriut, demokracinë dhe barazinë e qytetarëve dhe bashkësive nacionale.
- Qytetarët në Kosovë do të gëzojnë të drejtën e vetëqeverisjes demokratike përmes institucioneve legjislative, ekzekutive, juridike dhe të tjera, të cilat do të themelohen në pajtim me këtë Marrëveshje. Ata do të kenë rastin që të përfaqësohen në të gjitha institucionet e Kosovës. E drejta për vetëqeverisje demokratike do të përfshijë të drejtën për pjesëmarrje në zgjidhjet e lira dhe të drejta.
- Çdo individ në Kosovë mund të gëzojë të drejtën që t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të tij, në pajtim me procedurat e përcaktuara të atyre institucioneve.
- Palët pranojnë se ato do të veprojnë vetëm brenda pushtetit dhe përgjegjësive të tyre në Kosovë që janë numëruar me këtë marrëveshje. Aktet jashtë këtij pushteti dhe përgjegjësive nuk do të kenë kurrfarë vlere. Kosova do të ketë të gjitha të drejtat dhe pushtetin që përfshihet në vijim, duke përfshirë në veçanti përshkrimin në Kushtetutë, Kapitulli I. Kjo marrëveshje do të aplikohet drejtëpërsëdrejti dhe do t’i mbisundojë të gjitha dispozitat e tjera ligjore të Palëve. Palët do t’i harmonizojnë praktikat e tyre të qeverisjes dhe dokumentet me këtë marrëveshje.
- Palët pajtohen të bashkëpunojnë plotësisht me të gjitha organizatat ndërkombëtare që punojnë në Kosovë në implementimin e kësaj Marrëveshjeje.
Korniza I | Korniza II | Kushtetuta | Sigurimi | Zgjedhjet | Ekonomia | Rekonstruimi | Implementimi I | Ombudsmani | Implementimi II | Përmledhje