Dokumenti i Rambujesë/Kap5 Implementimi I/II: Përgjegjësit dhe Pushtetet

<< 5. Implementimi I >>

< Neni II
Përgjegjësit dhe Pushtetet
>

PARAGRAFI :

Të përgjithshme

redakto

1. CIM do të:

  • (a) mbikëqyrë dhe udhëheq implementimin e aspekteve civile të kësaj marrëveshjeje sipas orarit të propozuar nga ai;
  • (b) mbaj kontakte të drejtpërdrejta me palët, që të garantojë pajtimin e plotë me aspektet e kësaj Marrëveshjeje;
  • (c) të lehtësojë nëse e sheh të duhur, zgjedhjen e mosmarrëveshjeve që dalin në lidhje në këtë implementim;
  • (d) pjesëmarrja në takimet e organizatave donatore, duke përfshirë qështjet e rehabilitimit dhe rindërtimit, posaqërisht me dhënien e propozimeve dhe identifikimin e prioritetve për shqyrtimin e tyre sipas nevojës;
  • (e) koordinon veprimtarët e organizatave civile dhe agjensive në Kosovë, duke ndihmuar në implementimin e aspekteve civile të kësaj Marrëveshjeje, duke respektuar plotësisht proceduratë specifike të organizimit;
  • (f)raporton kohëpaskohësh organeve përgjegjëse për themelimin e Komisionit, për zhvillimin e zbatimit të aspekteve civile të kësaj Marrëveshjeje;dhe
  • (g) zbaton funksione për të caktuar në këtë Marrëveshje që kanë të bëjnë me policinë dhe forcat e sigurimit.

Përgjegjësit shtesë

redakto

2. CIM poashtu do të zbatojë përgjegjësitë e tjera të paparashikuara në këtë marrëveshjeapo ato për të cilatë mund të pajtohen më vonë.