Dokumenti i Rambujesë/Kap5 Implementimi I/I: Institucionet


PARAGRAFI :

Misioni i Implementimit

redakto

1. Palët ftojnë OSBE-në, në bashkëpunim me Unionin Evropian, që të themelojë Mision të Implementimit në Kosovë. Të gjitha përgjegjësitë dhe pushtetet e mëparshme dhënë Misionit Verifikues të Kosovës dhe kryesuesit me anë të marrëveshjeve të mëparëshme do të barten në Misionin e Implementimit dhe Kryesuesit.

Komisioni i Përbashkët

redakto

2. Komisioni i përbashkët do të shërbejë si mekanizëm qëndror për vëzhgim dhe koordinim të implementimit civil të kësaj Marrëveshjeje. Komisioni do të përbëhet nga Shefi i Misionit Implementues (CIM), një përfaqësues federal dhe një përfaqësues republikan, një përfaqësues nga çdo bashkësi nacionale në Kosovë, Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kosovës. Në mbledhjet e Komisionit të Përbashkët mund të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të tjera, të përcaktuara në këtë Marrëveshje, apo të nevojshme për implementimin e saj

3. CIM do të sherbejë si Kryesues i Komisionit të Përbashkët. Kryesuesi do të koordinojë dhe organizojë punë të komisionit të përbashkët dhe do të vendosë për kohën dhe vendin e mbledhjeve. Palët do të pajtohën dhe do të implementojnë plotësisht vendimet e Komisionit të Përbashkët. Komisioni do të punojë në bazë të konsensusit, në rast se konsensusi nuk arrihet, atëherë vendimi i kryesuesit do të jetë përfundimtar.

Të drejtat

redakto

4. Kryesusi do të ketë hyrje të papenguar në lokacione, përsona, dhe informata ( duke përfshirë dokumente dhe regjistra të tjera) brenda Kosovës, të cilat sipas gjykimit të tij janë të nevojshme për përgjegjësit e tij, në lidhje me aspektet civile të kësaj Marrëveshjeje. Këshilli i Përbashkët dhe Këshillat lokale

Këshillat lokale

redakto

5. CIM mundet, sipas nevojës të themelojë Këshill të Përbashkët dhe këshila Lokal, për bashkëpunim dhe zgjedhje joformale të kontesteve. Këshilli i Përbashkët i Kosovës do të përbëhet nga një përfaqësues nga qdo bashkësi nacionale në Kosovë. Këshillat Lokale do të përbëhen nga përfaqësues të sejcilës bashkësi nacionale të cilatë jetojnë në regjionin ku është themeluar Këshilli lokal.