Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/VI: Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale
<< | 1. Kushtetuta | >> |
< | Neni VI Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale |
> |
PARAGRAFI :
Liritë fundamentale
redakto1. Të gjitha Organet në Kosovë duhet të sigurojnë respekt për të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale në Kosovë, ndërkombëtarisht të njohura.
Konventa Evropiane
redakto2. Të drejtat dhe liritë të parashtruara në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Fundamentale si dhe protokolet e saj, do të aplikohen drejtpërdrejtë në Kosovë. Instrumentet tjera të të drejtave të njeriut ndërkombëtarisht të njohura, të dekretuara me ligj nga Kuvendi i Kosovës gjithashtu do të aplikohen. Këto të drejta dhe liri do të kenë prioritet mbi të gjitha ligjet tjera.
Funksionimi
redakto3. Të gjitha gjyqet, agjencionet, institucionet qeveritare dhe institucionet tjera publike të Kosovës, ose që veprojnë në lidhje me Kosovën, duhet të sillen sipas këtyre të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale.