Dokumenti i Rambujesë/Kap1 Kushtetuta/V: Gjyqësia
<< | 1. Kushtetuta | >> |
< | Neni V Gjyqësia |
> |
PARAGRAFI :
E Përgjithshme
redakto1. Kosova duhet të ketë Gjyqin Kushtetues, Gjyqin Suprem, Gjyqet e Qarkut dhe Gjyqet Komunale.
.
redakto2. Gjyqet e Kosovës do të kenë juridiksion mbi të gjitha çështjet të cilat ndodhin në Kosovë sipas kësaj Kushtetute apo ligjeve të Kosovës përveç atyre të përcaktuara në paragrafin 3. Gjykatat e Kosovës gjithashtu do të kenë juridiksion mbi çështjet e ligjit Federal, që i nënshtrohet thirrjes së bërë gjyqit federal në këto çështje, atëherë kur të gjitha apelet në disponim, nën sistemin e Kosovës të jenë shfrytëzuar.
.
redakto3. Qytetarët në Kosovë mund të zgjedhin që kontestet e tyre civile të zgjidhen në gjyqet tjera në Republikat Federale të Jugosllavisë, të cilat do t’i zbatojnë ligjet e aplikueshme në Kosovë.
.
redakto4. Rregullat që vijojnë do të zbatohen në lëndët penale:
- (a) Në fillim të procedurës penale, i pandehuri e ka të drejtën që gjykimi i tij apo i saj të transferohet në gjykatën tjetër të Kosovës të cilën ai apo ajo e cakton.
- (b) Në lëndët penale në të cilat të gjithë të pandehurit dhe viktimat janë pjesëtarë të të njëjtës bashkësi nacionale, të gjithë anëtarët e këshillit gjyqësor do të jenë nga bashkësia nacionale që e zgjedhin, nëse ndonjë palë ashtu kërkon.
- (c) I pandehuri në lëndën penale në gjykatat e Kosovës e ka të drejtën që të ketë së paku një anëtar të këshillit gjyqësor që ë bën hetuesinë nga bashkësia kombëtare e tij apo e saj. Autoritetet e Kosovës do të konsiderojnë dhe lejojnë që gjyqtarët e gjyqeve tjera në Republikën Federale të Jugosllavisë të shërbejnë si gjyqtarë të Kosovës për këto qëllime.
Gjyqi kushtetues
redakto5. Gjyqi kushtetues do të përbëhet prej nëntë gjyqtarëve. Do të jetë së paku një gjyqtar i Gjyqit kushtetues nga secila bashkësi nacionale, i cili do t’i plotësojë kushtet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) të Nenit II. Deri atëherë kur palët pajtohen ta ndërprejnë këtë rregullim, 5 gjyqtarët e Gjyqit kushtetues do të zgjidhen nga lista e përpiluar (e nxjerrë) nga Presidenti i Gjyqit Evropian për të Drejtat e Njeriut.
.
redakto6. Gjyqi kushtetues do të ketë pushtet të zgjedhë konteste lidhur me këtë kushtetutë. Ky pushtet do të përfshijë, po nuk është kufizuar me këtë, përcaktimin nëse ligjet janë të zbatueshme në Kosovë, vendimet dhe aktet e Presidentit, të Kuvendit, të Qeverisë, të Komunave dhe të bashkësive nacionale kompatibile me këtë Kushtetutë.
- (a) Çështjet mund t’i drejtohen Gjyqit Kushtetues nga Presidenti i Kosovës, Kryetari po Nënkyetari i Kuvendit, Ombudsmani, kuvendet dhe këshillat komunale, dhe nga çdo bashkësi nacionale që vepron sipas procedurave të veta demokratike.
- (b) Çdo gjyq që gjatë kursit të shqyrtimit të ndonjë çështjeje për të cilin kontest vjen nga zgjedhja e ndonjë pyetjeje brenda juridiksionit të Gjyqit Kushtetues do t’ia drejtojë çështjen Gjyqit Kushtetues për vendim preliminar.
.
redakto7. Në rast të shpenzimit të mjeteve tjera legale, Gjyqi kushtetues, me kërkesë të cilitdo person që pohon të jetë viktimë, do të ketë juridiksion mbi ankesat që të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale dhe të drejtat e anëtarëve të bashkësive nacionale që janë përfshirë në këtë kushtetutë, janë shkelur nga ana e autoriteteve publike.
.
redakto8. Gjyqi Kushtetues do të ketë juridiksion tjetër të tillë, ashtu si mund të jetë përcaktuar në vend tjetër në këtë Marrëveshje ose me ligj.
Gjyqi Suprem
redakto9. Gjyqi Suprem do të përbëhet prej nëntë gjyqtarëve. Do të jetë së paku një gjyqtar i Gjyqit Suprem nga secila bashkësi nacionale i cili do t’i plotësojë kushtet e specifikuara në paragrafin 1(b) (ii) të Nenit II
.
redakto10. Gjyqi Suprem do t’i dëgjojë apelet nga Gjyqet e Qarkut dhe gjyqet komunale. Përveç nëse jepet ndryshe me Kushtetutë, Gjyqi Suprem do të marrë vendimin final në të gjitha rastet që paraqiten nën ligj të zbatueshëm në Kosovë. Vendimet e tij do të njihen dhe ekzekutohen nga të gjitha autoritetet në Republikën Federale të Jugosllavisë.
Funksionimi i Gjyqit.
redakto11. Kuvendi do të përcaktojë numrin e gjyqtarëve të Gjyqeve të Qarkut dhe atyre Komunale, të domosdoshme për plotësimin e nevojave aktuale.
.
redakto12. Gjyqtarët e të gjitha gjyqeve të Kosovës do të jenë juristë të dalluar me karakter të moralit më të lartë. Ata do të jenë gjerësisht përfaqësues të bashkësive nacionale të Kosovës.
.
redakto13. Largimi i gjyqtarit të Kosovës do të kërkojë konsensus të gjyqtarëve të Gjyqit Kushtetues. Gjyqtari i Gjyqit Kushtetues për largimin e të cilit është fjala, nuk do të marrë pjesë në vendimin mbi rastin e tij.
.
redakto14. Gjyqi kushtetues do të miratojë rregullat për vete dhe për gjyqet tjera në Kosovë. Gjyqi Kushtetues dhe Gjyqi Suprem do t’i miratojë vendimet me anën e shumicës së votave të anëtarëve të tyre.
.
redakto15. Përveç nëse është përcaktuar në rregullat e tyre, të gjitha gjyqet e Kosovës do të mbajnë procedura publike. Ato do t’i botojnë mendimet që i përfshijnë arsyet e tyre për vendimin e marrë.