2002/6

redakto
  • Akt normativ > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton (i) çdo ligj, dekret, rezolutë, akt normativ, akt nën-normativ, rregullore, udhëzim administrativ, udhëzim, rregull, urdhëresë, apo akt tjetër i cili njihet si akt që ka fuqi normative, mbrenda territorit të Kosovës nga çfarëdo autoriteti publik dhe (ii) çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilën ligji ndërkombëtar e konsideron si të detyrueshme në Kosovë.
  • Aktiviteti i tregëtisë me jashtë > NR. 2002/6; Enc.
    përfshinë tregëtinë, biznesin, kontratat, transakcionet dhe veprimtaritë tjara që ngërthejnë lëvizjet e mallrave, pasurinë tjetër të prekshme, pasuritë tjera të paprekshme, të drejtat e pasurisë së paprekshme dhe shërbimet në mes të territoreve të jashtme dhe territorit të Kosovës.
  • Ari > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton arin e rafinuar dhe lëgurat e arit në formë të shufrave gjysëm –të përpunuara apo gjysëm-të fabrikuara, si dhe monedhave të arit që nuk kanë vlerë të njohur apo domethënëse për koleksion.
  • Autoriteti liçensues > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton autoritetin publik të përcaktuar me këtë ligj apo me ndonjë akt tjetër normativ, i cili ka autorizim dhe përgjegjësi për dhënien e lejes së tillë.
  • Autoriteti Publik > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton çdo organ ekzekutiv publik, autoritet publik, ministri, departament, agjenci apo pushtet tjetër publik i cili ushtron, në pajtim me çdo akt normativ pushtetin ekzekutiv, legjislativ, rregullues, administrativ apo ndonjë pushtet tjetër. Fjala autoritet publik gjithashtu do të përfshjë edhe çfarëdo organizate private apo kuazipublike në atë masë sa organizata e tillë të punojë si një autoritet i tillë si pasues i një dhënje të autoritetit nga një akt normativ apo një akt nën-normativ, apo si pasuese e delegimit të autoritetit nga një autoritet publik.
  • Autorizimi për eksportim > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton lejen e nxerrë nga organi përkatës lejedhënes që e autorizon poseduesin të kryej, në pajtim me kushtet e përcaktuara sakt, veprimtaritë e veçanta të caktuara të eksportit.
  • BE > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton Unionin Evropian.
  • Eksporti apo Eksportimi > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton lëvizjen apo lëvrimin e mallrave jashtë territorit të Kosovës dhe në rajonin e jashtëm.
  • Eksportues > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton personin fizik dhe juridik apo ndërmarrjen që kryen apo nxit tjetrin që të ndërmarrë një eksportim.. Në rast se eksportimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe një jo-rezidenti që përfshin përvetësimin apo blerjen e mallrave, atëherë vetëm rezidenti konsiderohet si eksportues. Një person fizik apo ndërmarrje që vepron vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave, nuk do të konsiderohet si eksportues i atyre mallrave.
  • Importi apo Importimi > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton lëvizjen apo dërgimin e mallrave në një rajon të jashtëm dhe në territorin e Kosovës. Lëvizja apo dërgimi i mallit nga një zone e përjashtuar nga taksat doganore, zona e lire tregtare ose trafiku i doganave dhe në tregëtinë e zakonshme të Kosovës do të përbën një importim nëse malli i tillë më parë ka lëvizur ose është lëvruar jasht zonës së lirë doganore, zonës së lirë tregëtare ose trafikut të doganave.
  • Importuesi > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton një person fizik apo ndërmarrje që kryen apo nxit tjetrin të kryej një importim të mallit. Në rast se nga importimi kërkohet me qëllim të përmbushjes së një marrëveshje ndërmjet një rezidenti dhe jorezidenti duke përfshirë për përvetësimin apo blerjen e mallërave, atëherë vetëm rezidenti do të konsiderohet importues. Personi fizik apo ndërmarrja që vepron vetëm si bartës, transportues apo ndërmjetës i mallrave nuk do të konsiderohet si importues i atyre mallrave.
  • Jo-rezident > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton: a. Personin fizik i cili nuk është banor dhe nuk ka vendbanim të zakonshëm në Kosovë; b. Një ndërmarrje e cila nuk i përmbush kërkesat e caktuara në paragrafin b nën definicionin e rezidentit. c. Një degë apo zyrë përfaqësuese e një ndërmarrje rezidente, nëse dega e tillë apo zyra përfaqësuese që gjindet në një rajon të jashtëm, nuk i përmbushë kërkesat e përcaktuara në paragrafin c, nën definicionin e Rezidentit.
  • Kuotë > NR. 2002/6; Enc.
    ,do të përshijë çdo masë tjetër e cila me arësye pritet që të dërgojë kah apo që të ndikojë në një kufizim të tillë.
  • Kuoti > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton kontigjentin, kontigjentin e tarifës apo kufizimin tjetër numerik, të bazuar në një vlerë e cila i detyrohet çdo lloji të veprimtarisë së tregëtisë me jashtë.
  • Legjislacioni doganor në Kosovë > NR. 2002/6; Enc.
    do të thotë legjislacion që ka për lëndë kryesore vendosjen e tarifave doganore, vlerësimin e detyrimeve doganore apo procedurat dhe rregullat që qeverisin çështje të tjera standarde.
  • Leja e importit > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton lejen e nxjerrur nga autoriteti përkatës lejedhënës që lejon bartësin të kryej në pajtim me kushtet e përcaktuara në te veprimtari importi të përcaktuara në mënyrë të sakt.
  • Leja e Veprimtarisë > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton një autorizim, të lëshuar nga autoriteti përkatës licensues, e cila e autorizon poseduesin e lejes së tillë, që në pajtueshmëri më kushtet e përcaktuara në leje të merret me një lloj të caktuar të bisnesit apo të ndonjë aktiviteti tjetër.
  • Mallrat > NR. 2002/6; Enc.
    nënkuptojnë pasuri të tundshme të prekshme, artikujt dhe pasurinë personale të lujtshme, rrymën elektrike, por jo letrat me vlerë, letrat tregëtare apo parat e gatshme (kartmonedha apo monedha) dhe ari; me kusht që, sidoqoftë, karmonedhat dhe monedhat të kenë vlerë domethënëse dhe të njohur koleksionare.
  • Mallrat me shenjë tregëtare të rrejshme > NR. 2002/6; Enc.
    nënkuptojnë mallrat që, pa autorizim përkatës, bartin markë tregëtare identike apo shumë të ngjashme me markën tregëtare që ka qenë në mënyrë valide e regjistruar në BE apo në një shtet anëtar të BE-së.
  • Masat e veçanënta tregtare > NR. 2002/6; Enc.
    nënkuptojnë anti-dampingun, kompensimin dhe masat mbrojtëse të autorizuara sipas Kapitullit IV, Pjesës 4 të këtij ligji.
  • Masë restriktive > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton kufizim, ndalim, kërkesë apo masë e përshkruar në nenin 3, paragrafi 2, të këtij ligji.
  • MTI > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe çdo organ publik që del nga ajo.
  • Ndërmarrje publike > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton autortitetin publik ose ndërmarrjen në pronësi apo të kontrolluar nga autoriteti publik, deri në masën që autoriteti publik ose ndërmarrja është e përfshirë në zhvillimin e veprimtarisë komerciale, biznesore ose ekonomike brenda ose që kanë nbdikim brenda territorit të Kosovës; .
  • Ndërmarrjet > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton çdo person juridik, organizatë biznesi, ortakëri, ndërmarrje e përbashket , ndërmarrje publike, shoqatë, projekt, degë, zyrë apo organizata tjera.
  • Normë Teknike > NR. 2002/6; Enc.
    në kuptim të nenit 13, do të thotë akt normativ, duke përfshirë dispozitën në fuqi për zbatimin e saj, që përcakton kriterin obligues të cilin lloji apo kategoria e vacant e mallrave, pa marrë parasysh origjinën, duhet ta plotësojnë, duke përfshirë- por pa u kuifizuar në kërkesat lidhur me karakteristikat e prodhimeve, specifikacionin teknik, terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, markimin ose kërkesën për etiketë kur ato vlejnë për prodhimin ose metodën e prodhimit.
  • OBT > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton Organizatën Botërore të Tregëtisë.
  • Organi lejedhënës > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton autoritetin publik të përcaktuar në këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka obligim apo përgjegjësi për dhënien e një leje importi apo eksporti; .
  • Produkte pirate të së drejtës së autorit > NR. 2002/6; Enc.
    nënkuptohen mallrat të cilat përmbajnë apo bartin materiale të të drejtës të autorit pa autorizimin e pronarit të materialeve të të drejtave të tilla të autorit nëse shitja apo prodhimi i mallrave të tilla në një shtet anëtar të BE-së do të shkelte të dretën e autorit ose ligjin i cili e themelon të drejtën e tillë; .
  • Qeveria > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton Qeverinë e përcaktuar në nenin 1.5 ( c ) të Rregullores së UNMIK-ut Nr.2001/9 mbi "Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë", dhe çdo organ ekzekutiv publik sukcesor.
  • Rajon i jashtëm > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton çdo rajon jashtë teritorit të Kosovës.
  • Rezident > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton dhe përfshin: a. Personin fizik i cili është banues, apo ka vendbanim të përhershëm në territorin e Kosovës; b. Ndërmarrjen, përveq një dege apo një zyre të ndërmarrjes nëse ndërmarrja e tillë (i) është regjistruar në pajtim me aktet normative aplikative të Kososvës, dhe nëse (ii) ka selinë qendrore, emrin kryesor të biznesit, librat dhe regjistrat në territorin Kosovës; dhe c. Degën apo zyrën e ndërmarrjes, pa marrë parasysh nëse një ndërmarrje e tillë është apo jo-rezidente, nëse (i) dega e tillë ose zyrja është themeluar dhe regjistruar në pajtim me aktin normative aplikativ të Kosovës; (ii) administrimi i përditeshëm dhe menaxhimi i degës apo zyrës së tillë -kryhet faktikisht në adresën e regjistruar në Kosovë, dhe (iii) librat e veçanta dhe regjistrat mbi veprimtarinë e degës së tillë ose zyrës udhëhiqen në adresën e tillë.
  • Shtet i jashtëm > NR. 2002/6; Enc.
    do të thotë (i) çdo shtet apo teritor i huaj më shërbim të veçantë doganor, dhe (ii) ) çdo territor ose nën-ndarje politike të një shteti të tillë apo territori të huaj me shërbim të veçantë doganor.
  • Tranzit > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton transportimin e mallërave nga një rajon i jashtëm nëpër territorin e Kosovës, në një rajon të jashtëm pa hyrë këto mallëra në tregun e zakonshëm të Kosovës.
  • Vendi i Destinimit > NR. 2002/6; Enc.
    nënkupton shtetin e huaj ose rajonin e jashtëm ku mallërat përkatëse do të përdoren, punohen, transformohen apo përpunohen; nëse nuk do të ketë baza të mjaftueshme për ta përcaktuar këtë, atëherë vendi i destinacionit do të konsiderohet shteti i fundit i huaj apo rajoni i jashtëm ku dihet se mallrat përkatëse do të jenë dërguar.

2002/7

redakto

nënkupton trupin legjislativ të themeluar nga Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9, më datën 15 maj 2001, mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë .

nënkupton lejen zyrtare me shkrim, të lëshuar nga ART-i, i cili e verifikon qëllimin e një personi për të ofruar shërbime publike të telekomunikacionit.

nënkupton emitimin dhe shpërndarjen e kanaleve radio apo televizive me qëllim të pranimit të drejtpërdrejtë nga publiku. Transmetimi është shërbim njëdrejtimësh i telekomunikacionit që nuk do të përfshijë edhe drejtimin kthyes nga shfrytëzuesi tek ofruesi i shërbimeve.

nënkupton Rregulloren e UNMIK-ut 2000/36 Mbi Liçencimin dhe Rregullimin e Mediave Transmetuese në Kosovë.

  • Komisioni për transport, postë dhe telekomunikacion ( Komisioni ) > NR. 2002/7; Enc.

nënkupton komisionin përgjegjës të Kuvendit për shqyrtimin e çështjeve që i përkasin sektorit të telekomunikacionit.

  • Conference Européennë des Administration des Postes et des Telecommunications ( CEPT ) > NR. 2002/7; Enc.

nënkupton Konferencën Europianë të Administratave të Postave dhe Telekomunikacionit, si trup i standardeve europianë, i cili promovon harmonizimin e parametrave teknik dhe veprues ndërmjet ofruesve të shërbimeve të telekomunikaconëve dhe atyre postale nëpër tërë Europën.

nënkupton të gjithëa dokumentet dhe informatat të tjera, qofshin ato teknike apo afariste, që kanë të bëjnë me dizajnin, rehabilitimin, sigurimin, veprimin, mirëmbajtjen, menaxhimin dhe financimin e veprimit të shërbimeve të telekomunikacionit apo çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me të, mirëpo duke mos përfshirë informatat ekzistuese në sferën publike (domain) apo përndryshe me thyerjen e obligimeve që përmban ky ligj, apo ligjet ose Rregulloret të tjera aplikative të UNMIK-ut.

nënkupton kapacitetin e një aparature, paisjeje apo sistemi që të operojë në mënyrë të duhur në ambietin e saj elektromagnëtik pa krijuar pengesa të palejueshme elektromagnëtike ndaj asnjë paisjeje tjetër në atë ambient.

nënkuptojnë kushtet në pajtim me të cilat të gjithë ofruesit e shërbimeve në Kosovë do të ofrojnë shërbimet e tyre, dhe të cilat duhet të rimiratohen me shkrim nga ART-i.

nënkupton lidhjen fizike dhe logjike të hapsirave të organizatave, të cilat ofrojnë rrjeta të telekomunikacionit dhe/apo shërbime të telekomunikacionit, me qëllim që t’u lejojnë shfrytëzuesve të një organizatë që të komunikojnë me parapaguesit e një organizatë tjetër, apo t’u mundësohet çasje shërbimeve të ofruara nga një organizatë tjetër.

nënkupton pikën (nyjen) fizike të lidhjes në rrjet, e cila i mundëson një shfrytëzuesi që t‘i qaset një rrjeti publik të telekomunikacionit apo një stacioni radio transmetues, i cili saktëson drejtimin e radios ndërmjet paisjeve të radios.

nënkupton lejen zyrtare me shkrim, të cilën ART-i i’a lëshon ofruesit të shërbimeve, kjo është leje që nëvojitet në të gjithëa rastet kur ka resurse të kufizuara, duke përfshirë, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në të drejtën e përdorimit të numrave dhe frekuencave si dhe të hapësirës në pyrgjet, shtyllat dhe në kanale.

nënkupton një sërë të mundësive të telekomunikacionit, të cilat i mundësojnë parapaguesit kapacitete transparente të transmetimit ndërmjet pikave lidhëse të rrjetës dhe linjës së dhënë me qira do të jetë mundësi e së drejtës së dhënjes së linjës me qira.

nënkupton linjën fizike, e cila lidh pikën lidhëse të rrjetës së parapaguesit me kornizën kryesore të distribuimit, apo paisjet e tjera të ngjajshme në rrjetën publike të telekomunikacionit.

  • Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ( Ministria ) > NR. 2002/7; Enc.

nënkupton njësinë administrative përgjegjëse për çështjet të cilat kanë të bëjnë me sektorin e telekomunikacionit, të themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut No. 2001/19, të 13 Shtatorit 2001, Mbi Degën Ekzekutive të Institucionëve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes në Kosovë.

nënkupton shërbimet publike të telekomunikacionit të cilat ofrohen përmes radios, duke përfshirë në mënyrë specifike telefonët celularë dhe ata satëlitorë.

nënkupton të gjithëa lidhjet fizike dhe specifikat e saja të qasjes teknike, të cilat janë pjesë e rrjetës publike dhe të cilat nëvojiten për qasje në rrjetën publike të telekomunikacionit, apo shërbimeve publike të telekomunikacionit dhe për lidhje efektive përmes një rrjeti të tillë publik.

nënkupton një seri të shenjave, numrave, shkronjave apo simboleve të tjera, duke përfshirë edhe kombinimin e tyre për qasje në rrjetën, apo për identifikimin e një rrjete, ofruesi të shërbimeve, pike lidhëse të rrjetës apo çfarëdo elementi tjetër të rrjetës.

nënkupton ofrimi i lirë në rrjet, korniza qenësore rregulluese për sektorin e telekomunikacionit në Evropë, të vendosur në Direktivat e Këshillit të BE-së të 28 Qershorit 1990, et.seq.mbi themelimin e tregut ndërkombëtar, për shërbimet e telekomunikacionit përmes implementimit të kushteve të rrjetës së hapur (90/387/EEC; OJ L 192/1, 24.7.1990).

nënkuptojmë cilido person fizik, juridik apo publik, duke përfshirë këtu edhe korporata, partnëritete, truste, organizata të painkorporuara, ofrues të shërbimeve, Qeverinë apo çfarëdo agjensioni që ka të bëjë me të.

nënkupton Institucionët e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, të themeluara sipas Rregullores së UNMIK-ut 2001/19.

nënkupton Ndërmarrjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës të themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut 1999/12.

nënkupton rrjetën e telekomunikacionit, të themeluar apo shfrytëzuar me qëllim të ofrimit të shërbimeve publike të telekomunikacionit.

nënkupton ofrimin afarist të shërbimit, që përbëhet nga përcjellja e telefonisë së drejtpërdrejtë të zërit, nga ofruesit e shërbimeve publike të telekomunikacionit.

nënkupton një mjet, apo pjesë të mjetit, që ka aftësinë e komunikimit përmes emitimit dhe/apo pranimit të radio valëve dhe që përdor spektrin e radio frekuencave të ndara për radio komunikime tokësore/ajërore.

nëkupton një pjesë të spektrit të frekuencave, që përdoret për radiokomunikime dhe i cili përbëhet nga frekuenca qëndrore dhe përmban shiritin e definuar të valëve të radio frekuencës përmbi dhe nën.

nënkupton cilën do ndërmarrje që ofron çfarëdo shërbimesh të telekomunikacionit, cilindo shfrytëzues apo ndërmarrje; ky term gjithëashtu është përshkruar edhe si ofrues i shërbimeve të telekomunikacionit në këtë ligj.

të gjithëa pajisjet e telekomunikacionit, të cilat futen në punë nga përdoruesi në baza të vazhdueshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në përdorimin për hobi, arsim dhe studim dhe aplikacioniet zhvillimore por duke mos përfshirë prodhimin industrial.

nënkupton ata persona të cilët mbajnë një kontratë të vlefshme me ofrues të shërbimeve publike të telekomunikacionit për shfrytëzimin e shërbimeve të tyre.

nënkuptojnë çfarëdo forme të transmetimit apo pranimit të shenjave, sinjaleve, tekstit, fotografisë, zërit apo informatave të tjera, përmes telave, fijeve optike, radios apo mjeteve të tjera elektromagnëtike.

nënkupton sistemin e transmetimit, duke përfshirë edhe komutacionët telefonike dhe paisjet e tjera, që ndihmojnë në transferimin e sinjaleve ndërmjet pikave specifike lidhëse të rrjetave, përmes telave apo radio valëve, ose përmes mjeteve optike apo mjeteve të tjera elektromagnëtike, duke përfshirë këtu edhe rrjetat satëlitore, rrjetat tokësore fikse dhe mobile, të zërit apo të të dhënave, rrjetat e transmetimit radio dhe televiziv, si dhe rrjetat kabllovike televizive.

  • Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ( ART ) > NR. 2002/7; Enc.

nënkupton, organin e pavarur rregullator të themeluar sipas këtij ligji, për të rregulluar dhe për t’u kujdesur për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Kosovë.

nënkupton sistemet e transmetimit dhe aty ku është e mundshme paisjet e komutacionëve telefonike si dhe resurset e tjera të cilat mundësojnë dërgimin e sinjaleve ndërmjet pikave të definuara fundore përmes telit, radios, fijeve optike apo mjeteve të tjera elektromagnëtike.

nënkupton paisjen e dedikuar për lidhje të drejtpërdrejtë apo indirekte me pikën fundore të një rrjete, me qëllim të dërgimit, procesimit apo marrjes së informatave, duke mos përfshirë këtu paisjet e dedikuara për ofrimin e qasjes në programe zbavitëse, në radio apo kabllo TV, përveç nëse një paisje e tillë mund të përdoret për qasje në shërbimet e telekomunikacionit.

nënkupton autoritetin për rregullimin e sektorit transmetues të Kosovës, të definuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/36 të datës 17 Qershor 2000 mbi liçencimin dhe rregullimin e mediave transmetuese në Kosovë.

nënkupton ato shërbime, të cilat përbëjnë furnizimin minimal me shërbime të telekomunikacionit të kualiteit të definuar, në të cilin të gjithë parapaguesit, me kërkesë të tyre, mund të kenë qasje në çmimin e qasjes, pa marrë parasyshë vendin e tyre të banimit apo të veprimit.

nënkupton personat, të cilët përdorin apo kërkojnë shërbime të telekomunikacionit si shfrytëzues të fundit, apo ofruesit e shërbimeve që shfrytëzojnë shërbimet e telekomunikacionit të të tjerëve; këta persona gjithëashtu quhen parapagues në këtë ligj.

nënkupton të dhënat elektronike, tek të cilat ka mundësi të qasjes përmes internëtit publik dhe që janë të përcaktuara nga Kërkuesi Universal i Shënimeve (URL).

nënkupton shërbimet publike të telekomunikacionit, të ofruara përmes radio frekuencës, apo lakut të fiksuar lokal apo lakut optik.

nënkupton ofrimin e shërbimeve publike të telekomunikacionit përmes fijeve të bakrit apo mjeteve të tjera fizike, duke përfshirë në mënyrë specifike ato shërbime tradicionale themelore që ofron PTK-ja, përmes fijeve të përdredhura të bakrit.

është rajon me popullatë të rallë ku predominojnë aktivitetet ekonomike që përfshinë prodhimin bujqësor, serrat, fermat dhe pyjet. Në Kosovë, termi rajon rural në mënyrë specifike nuk përfshin shtatë (7) qendrat të mbëdha urbane dhe fshatra me më shumë se 1000 banorë.

nënkupton, bordin që themelohet nga MTPT për mbikqyrjen e PTK-së.

2003/1

redakto
  • Kuvendi > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë trupi legjislativ i themeluar në pajtim me nenin 1.5(a) dhe 9.1 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 Për Konrinzën Kushtetuese të Vetëqeverisjes në Kosovë .
  • Çrregullim kritik për mjedisin > NR. 2003/1; Enc.
    është nocion i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat ose pëlherat që i tejkalojnë nivelet kritike të parapara me këtë ligj ose aktet normative të nxjera në pajtim me këtë ligj.
  • Dëm i mjedisit > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një gjë apo aktivitet që ka potencial të jashtzakonshëm dhe të dukshëm që ta dëmtojë mjedisin në mënyrë substenciale, apo të bëjë një aksident mjedisor.
  • Degradim ose Degradim i mjedisit > NR. 2003/1; w:Degradim ose Degradim i mjedisit në Enc.
    do të thotë degradim substencial i mjedisit (në atë shkallë që ndikon në kualitetin e jetës), nga ndotja, mbeturinat dhe pëlherat ose nga përdorimi apo shfrytëzimi i paautorizuar i burimeve natyrore.
  • Aksident ekologjik > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një ndodhi e papritur që ndodh nga vis majore ose qëllime të tjera të paparapara dhe rezulton në gjendje të madhe akute me kohëzgjatje të shkurtër, nga mbeturina apo materie të dëmshme që në mënyrë të qartë i kanosen shëndetit publik ose i shkaktojnë dëm mjedisit.
  • Pëlqim mjedisor > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë autorizim me shkrim i nxjerrë në pajtim me këtë ligj, që në rethana të përshkruara me këtë ligj ose akte normative të nxjera në pajtim me këtë ligj, më qëllim marjen e lejes për ndërtim.
  • Vlersimi i ndikimit në mjedis (VNM) > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë vlersimi për të determinuar dëmet e mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitete të tjera zhvillimore.
  • Dëm mjedisor > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë impakt negativ substencial në kapacitetin regjenerativ të mjedisit ose shkatrimit të një ekosistemi specifik.
  • Inspektor mjedisor > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë personi që ka autorizimet e duhura me këtë ligj apo aktet normative të nxjera nga ky ligj, të bëjë inspektimin e zhvillimeve dhe aktiviteteve të tjera si dhe determinimet preliminare reth konformitetit apo jo-konformitetit të aktiviteteve me të tilla me këtë ligj apo akte normative të nxjera në pajtim me këtë ligj.
  • Inspektoriati i mjedisit > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë institucionin e themeluar nga ky ligj.
  • Leja mjedisore > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë autorizimi me shkrim që është lëshuar në pajtim me këtë ligj apo me një akt normative të lëshuar si pauses të ketij ligji, në rethan të përshkruara me këtë ligj apo në një akt normative të nxjerë nga ky ligj, që kërkohet në mënyrë që të meret një leje veprimi.
  • Bordi këshillues për mbrojtjen e mjedisit > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë bordi i themeluar me këtë ligj.
  • Çrregullim i madh mjedisor > NR. 2003/1; Enc.
    është një term i përgjithshëm që ka të bëjë me ndotjen, mbeturinat dhe plehërat që i tejkalojnë kufijtë e caktuar nga ky ligj .
  • Qeveria > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë Qeverinë e themeluar sipas nenit 1.5(c) dhe 9.3 të Rregullores të UNMIK-ut 2001/9 Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetqeverisjen e Përkohshme në Kosovë dhe çdo Qeveri pasardhëse ose autoritet qendror ekzekutiv.
  • Mbeturina të rrezikshme > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë dëmi nga shoqëria që (i) shfaq rezik domethënës për shëndetin njerzor apo mjedisin kur nuk menaxhohet në mënyrë adekuate, (ii) është i ndezshëm, koroziv, reaktiv ose toksik, dhe (iii) është klasifikuar si i rezikshëm nga BE-ja.
  • Fondi i Kosovës për Mjedis apo Fondi > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë Fond i themeluar ne bazë të këtij ligji.
  • Agjensioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë Agjensioni Brenda Ministrisë i cili gjithatu përshkruhet në nenin 39. të këtij ligji.
  • Akt normativ > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë çdo rregullore e UNMIK-ut apo ligj që ka fuqi normative në Kosovë.
  • Akt plotësues normativ > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një direktivë administrative, udhëzim administrativ apo çdo akt tjetër që ka fuqi normative në Kosovë dhe që është miratuar nga një autoritet publik në bazë të autoritetit të dhënë nga një akt normativ.
  • Akt i veçantë > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë parimet, procedurat, rregullat , normat apo standardet e caktuara që nxjerren nën autoritetin e këtij ligji. Kur ky ligj i jep autoritet Qeverisë për të miratuar akte , ato duhet të jenë Direktiva Administrative , Instruksione Administrative ose akte tjera që Qeveria është e autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut .Kur ky ligj i jep autoritet Ministrit për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë instruksione Administrative ose akte të tjera që Ministri është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji , ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet komunave për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë akte që Komuna është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut.Kur ky ligj i referohet akteve të veçanta pa deleguar ndonjë autoritet përgjegjës për nxjerrjen e akteve të tilla kjo përfshin aktet e tilla të cilat janë të nxjerrura nga Qeveria , Ministri , Ministria apo Komuna.
  • Liçensë > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një instrument ligjor zyrtar me shkrim i nxjerë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të angazhohet në një llojë të veçantë të biznesit apo aktivitetit tjetër vazhdues, në pajtim me kushtet e saktësuara në liçensë.
  • Autorizim > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një instrument zyrtar me shkrim të nxjerë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të zbatojë aktivitet apo projek jo më shumë se një herë, në pajtim me kushtet e përshkruara në atë autorizim.
  • Person > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë një përson fizik apo juridik.
  • Ndotës > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë personat që shkaktojnë ndotje.
  • Ndotje > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë shkarkimin e një substance (duke përfshirë substanca në formë të ngurtë, lëgët apo në formë të gaztë) ose energji (duke përfshirë vibrimin, radiacionin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë) në mjedis, që ka potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit njerzor, organizmave të gjallë apo eko-sistemeve apo dëm mjedisor.
  • Rajone të mbrojtura > NR. 2003/1; Enc.
    janë rajone të përkufizuara në mënyrë të veçantë si rajone të mbrojtura nga ky ligj apo një akt plotësues normative i nxjerë në bazë të ketij ligji, më qëëlim promovimin dhe ruajtije e disa tipareve të vlefshme natyrore që kanë rëndësi të vlefshme topografike, ekologjike apo rekreative.
  • Autoritet publik > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë secilën nga vijueset: (i) një autoritet ekzekutiv, organ publik, ministry, departament, agjension apo autoritet tjetër qendror apo rajonal, komunal apo lokal që ushtron pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, publik-administrativ apo juridik në bazë të një akti normativ apo akti plotësues normativ.
  • Shërbimet publike në lëminë e mbrojtjes mjedisore > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë ato shërbime publike që ofrohen nga operatorët e shërbimeve publike dhe që përfshin mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave, furnizimin me ujë, shërbimet për mirmbajtjen ujrat e zeza dhe sigurimin e shërbimeve të tjera që në mëyrë të drejt-për-drejtë janë të lidhura me parandalimin apo menaxhimin e ndotjes.
  • Ndërmarrje > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë çdo partneritet, ndermarrje, person juridik, asociacion, projekt, filial, zyrë apo organizata dhe themelime të tjera.
  • Burim natyrore me vlerë > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë, fenomen i njohur natyror që është shumë i vlefshëm, i paktë dhe unik, dhe që është konsideruar si i tillë nga ky ligj apo akte normative të dala në pajtim me këtë ligj; një burim i tillë natyror mund të përfshijë fenomen unik gjeografik siç janë fosilet, mineralet të pa-zakonshme, akumulime apo formacione, shpella, gërxhe, ujvara, liqene, lumej, fusha me ujë, bimë dhe kafshë unike, si dhe ekosisteme dhe pejsazheve.
  • PSSP > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe zyreve nën jurisdiksionin e tij/saj.
  • UNMIK > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
  • Riciklim > NR. 2003/1; Enc.
    do të thotë mbledhja selektive e mbeturinave komunale me qëllim të riprodhimit dhe ripërdorimit. Materiali i njejtë përdoret për të prodhuar një produkt të njejtë ose të ngjashëm me të përparshmen.
  • Organizma të Modifikuar Gjenetikisht > NR. 2003/1; Enc.
    janë organizmat (bimët, shtazët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre) të krijuara nëpërmjet inxhinjeringut gjenetik respektivisht modifikimeve gjenetike.

2003/2

redakto
  • Administrata Tatimore > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton Administratën Tatimore të Kosovës e cila përmendet në nenin 55 të këtij ligji.
  • Auto ritet Publik > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë secilën nga vijueset: një autoritetet qëndror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, Ministri, department, autoritetet publik ose autoritet tjetër që vepron në bazë të një ligji, Rregulloreje të UNMIK-ut, udhëzimi administrativ, akti plotësues normativ që zbaton një ligj apo ndonjë kompetence tjetër ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative-publike apo gjyqësore;
  • BPK > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës apo çdo institucion tjetër pasardhës të tij;
  • Buxheti i Konsliduar i Kosovës > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë buxhetin gjithpërfshirës të Kosovës për të gjitha organizatat buxhetore, që është konsoliduar në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare për financat Qeveritare.
  • Departamenti Buxhetor > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton departamentin që do të themelohet si pasues i nenit 4 të këtij ligji;
  • Drejtori Ekzekutiv Financiar > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton, personin brenda organizatës buxhetore i cili është emëruar në këtë detyrë në përputhje me nenin 11 të këtij ligji;
  • Drejtori i Thesarit > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton personin e identifikuar në nenin 3 të këtij ligji;
  • Fondet e akorduara > NR. 2003/2; Enc.
    ka kuptimin që është përshkruar në nenin 32.1;
  • Fondi i Konsoliduar i Kosovës > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton fondin që fillimisht është krijuar si pasues i Rregullores së UNMIK-ut 1999/16, me ndryshime, ose llogaritë apo grupin e konsoliduar të llogarive që është saktësuar më hollësisht në Regjistrin Llogaritar të Thesarit; me kusht që ky term të mos përfshijë ndonjë grant apo donacion nga një organizatë ndërkombëtare apo qeveri e huaj, kur granti dhe donacioni i tillë është lëndë e një kushti që nuk do të përfshihet në Fondin e Konsoliduar të Kosovës;
  • Grant Publik > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë një shumë të siguruar nga një organizatë buxhetore për një person, organ, organizate, apo ndërmarrje që është në përputhshmëri me synimet e organizatës buxhetore që e akordon atë grant;
  • Grantet e përgjithshme operative > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë një shumë të përvetësuar në dobi të një Komune, që të shpenzohet nga komuna për qëllime të përgjithëshme publike;
  • KEF > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton Këshillin Ekonomik dhe Fiskal të përshkruar në nenin 8.1(c), (r) dhe (x) të Rregullores 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë;
  • Komisioni Buxhetor > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton komisionin buxhetor të Kuvendit të përshkruar nga neni 9.1.11 i Rregullores 2001/9 Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetë-qeverisjen e Përkohëshme në Kosovë.
  • Komisioni i Granteve > NR. 2003/2; Enc.
    ka kuptimin e përshkruar në nenin 59;
  • Komuna > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë njësinë territioriale të vetë-qeverisjës lokale në Kosovë që vepron nën autoritetin e Rregullorës UNMIK 2000/45 të 11 Gushtit, dhe cilëndo njësi pasuese e vetëqeverisjes lokale në Kosovë;
  • Kuvendi > NR. 2003/2; Enc.
    ka kuptimin e institucionit ligjvënës të Vetë-qeverisjes, i themeluar sipas neneve 1.5(a) dhe 9.1.1. të Rregullorës së UNMIK-ut 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohëshme në Kosovë dhe cilido Kuvendi pasues apo Autoriteti Qëndror Legjistlativ;
  • Ligji mbi përvetësimet > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton ligjin që miratohet nga Kuvendi dhe që i jep kompetenca organizatave buxhetore për të shpenzuar fondet publike, deri në një kufi të caktuar dhe për qëllime të caktuara, gjatë vitit fiskal.
  • Llogaritë zyrtare bankare > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë llogaritë apo nën-llogaritë bankare që janë krijuar nga drejtori i thesarit në BPK ose në një bankë tjetër të liçencuar në Kosovë me qëllim të pranimit të parave publike;
  • Ndërmarrje > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton çfardo partneriteti, ndërmarrje të përbashkët, ndërmarrje, person juridik ose ndonjë organizatë apo institucion tjetër.
  • Njësitë e përcaktuara > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton njësitë në Listën A të këtij ligji.
  • Organizatë Buxhetore nën Kompetencat e Rezervuara > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton organizatat buxhetore që janë saktësuar në Listën 1 të Rregullores së UNMIK -ut Nr.2002/23.
  • Organizatë Buxhetore > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë një autoritet publik, organ apo ndërmarrje që pranon një përvetësim.
  • Paratë Publike > NR. 2003/2; Enc.
    ka kuptimin e saktësuar në nenin 10.
  • Person > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë çdo person fizik apo juridik;
  • Përvetësimet > NR. 2003/2; Enc.
    domethënë identifikimi i shumës maksimume në një Ligj për Përvetësimet, që mund të vihet në dispozicion gjat vitit fiskal për shpenzime nga një organizatë buxhetore për një qëllim të caktuar ose shpenzime kategorike.
  • Programi i Organizatës Buxhetore > NR. 2003/2; Enc.
    apo programi do të thotë një aktivitet apo të një grup aktivitetesh të organizatës buxhetore që kanë për qëllim të kontribuojnë në një varg të caktuar të synimeve të identifikuara publike;
  • Qeveria > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton Organin Ekzekutiv të IPVQ-së të themeluar në përputhje me nenet 1.5(c) dhe 9.3.1 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohëshme në Kosovë dhe cilëndo Qeveri pasuese apo Autoritet Qëndror Ekzekutiv;
  • Revizori i Përgjithshëm > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton postin e Revizorit të Përgjithshëm të Kosovës të krijuar si pasues të Rregullores së UNMIK-ut 2002/__;
  • Rregullat financiare > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë rregullat e lëshuara nga Drejtori i Thesarit dhe të miratuara nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave në përputhje me këtë ligj;
  • Të ardhurat e dedikuara > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë paratë publike: (a) që i janë dhënë organizatës buxhetore për një qëllim apo qëllime të caktuara; (b) që mblidhen në përputhshmëri me një ligj apo Rregullore të UNMIK-ut që përcakton se sa të holla duhet të shpenzohen; (c) të pranuara nga komuna dhe të përshkruara në nenin 58; apo (d) të pranuara nga një organizate buxhetore në rrethanat e sqaruara në nenin 29.1(a).
  • Thesari > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton thesarin e përshkruar në nenin 3 të këtij ligji.
  • Udhëheqësi i Organizatës Buxhetore > NR. 2003/2; Enc.
    nënkupton individin i cili mban pozitën më të lartë në një organizatë buxhetore;
  • Viti fiskal > NR. 2003/2; Enc.
    do të thotë periudhën prej 1 Janarit të një viti deri më 31 Dhjetor të të njëjtit vit;
  • Zyrtari Çertifikues > NR. 2003/2; Enc.
    domethënë individi në një organizatë buxhetore që është i punësuar në bazë të nenit 11 të këtij ligji.

2003/3

redakto
  • Agjencia Eksekutive > NR. 2003/3; Enc.
    nënkupton entitetin e përmendur në nenin 3 të Rregullores nr. 2001/19 të UNMIK-ut mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë të datës 13 shtator 2001.
  • Pyll > NR. 2003/3; Enc.
    është sipërfaqja e tokës e mbuluar me bimësi drunore dhe si e tillë është e regjistruar në regjistrin kadastral “. 1. –“Tokë Pyjore” është sipërfaqja e tokës e cila shërben për prodhimin e drurit ose prodhimeve të tjera pyjore respektivisht sipërfaqja e tokës e destinuar për kultivimin e pyjeve”. 2. Në “Tokë pyjore” nuk përfshihen : -Pemishtet; -Toka brenda kufijve të banuar të qyteteve,fshatrave, përfshirë parqet urbane; -Parqet dhe zonat e tjera për mbrojtjen e resurseve natyrore të përcaktuara me ligje të tjera përveç këtij ligji; -Tokat ku drunjtë janë mbjellë në radhë parësisht për të kontrolluar erozionin , krijuar mburojë nga era ,për hije ose përmirësim të estetikës; -Anët e rrugëve që janë mbjellë me drunj, dhe -Toka ku parcela e përshtatshme për kultivimin e drunjëve është më e vogël se 0.1 hektar.
  • Produkte pyjore > NR. 2003/3; Enc.
    nënkuptohen të gjitha produktet natyrore të pyjeve dhe tokave pyjore duke përfshirë produktet drunore dhe produktet jodrunore.
  • Agjencia pyjore > NR. 2003/3; Enc.
    nënkupton entitetin e themeluar si Autoritet Pyjor i Kosovës , sipas direktivës Administrative të UNMIK-ut nr. 2000/23, siç është ndryshuar ,që i është transferuar Institucioneve të Vetëqeverisjes së Përkohëshme (IPQV), dhe tash një Agjenci Eksekutive e njohur si Agjencia Pyjore e Kosovës (në tekstin e mëtejm APK). 1. Në ato pjesë të këtij ligji, duke përshkruar tani kompetencat të cilat Agjencia Pyjore mund t’i delegojë sipas nenit 22 të këtij ligji, termi “Agjenci pyjore” i përfshinë ato me kompetenca të deleguara.
  • Ministër > NR. 2003/3; Enc.
    është personi , portofoli i të cilit përfshinë pylltarinë.
  • Ministria > NR. 2003/3; Enc.
    është, institucioni që ka jurisdiksion mbi pyjet.
  • Ngastër > NR. 2003/3; Enc.
    është një pjesë e Pyllit dhe tokës pyjore me kufijtë e përcaktuar juridik”.
  • Personi > NR. 2003/3; Enc.
    është personi fizik ose juridik , përveç nëse është përcaktuar ndryshe.
  • Pyje private > NR. 2003/3; Enc.
    janë , pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë pyje publike.
  • Pyje publike > NR. 2003/3; Enc.
    janë , pyjet dhe tokat pyjore në pronësi shtetërore dhe shoqërore, edhe ato nën kujdesin e UNMIK-ut, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
  • Rregullorja > NR. 2003/3; Enc.
    është akti normativ për zbatimin e ligjit të përgjithshëm siç janë vendimet dhe udhëzimet administrative.
  • PSSP > NR. 2003/3; Enc.
    (Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm) udhëheq Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

2003/4

redakto
  • Rasti i falimentimit > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë rast i filluar në bazë të këtij ligji.
  • Pasurija e falimentimit > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë e gjithë pasuria e debitorit sikur që përshkruhet në nenin 27.
  • Data e pranimit të rastit > NR. 2003/4; Enc.
    tregon datën kur është pranuar kërkesa.
  • Data e fundit e paraqitjes së kërkesës > NR. 2003/4; Enc.
    tregon datën e fundit kur mund të paraqitet kërkesa, që është gjashtëdhjetë (60) ditë pas dates së pranimit të rastit.
  • Gjykata > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë Gjykatën Ekonomike të Qarkut që është kompetente për rastin e falimentimit në bazë të nenit 5 të këtij ligji.
  • Rregullat e përmbarimit > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë rregullat e miratuara sipas nenit 3 per themelimin e procedurës së falimentimit sipas këti ligji dhe lehtësimin e zbatimit të tij.
  • Personi juridik > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë ortakëri me përgjegjësi të pakufizuar, ortakëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri aksionere ose shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
  • Pengu i regjistruar > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë kërkesë e mbështetur në ligj, kontratë apo vendim gjyqësor, e regjistruar në regjistrin e rregullt të pengut ose të të drejtave pronësore që i jep të drejtë kreditorit të shfrytëzojë pasurinë e tillë për pagimin e borxhit të siguruar me ndaljen e tillë.
  • Data e paraqitjes së kërkesës > NR. 2003/4; Enc.
    tregon datën kur është paraqitur kërkesa sipas këtij këtij ligji.
  • Pengu posedues > NR. 2003/4; Enc.
    do të thotë kërkesë e bazuar në posedimin e pasurisë së debitorit në bazë të kontratës së dorëzanisë, e cila i jep parashtruesit të ankesës të drejtë të bëjë arkëtimin e borxhit nga vlera e pasurisë.
  • Prova e kërkesës > NR. 2003/4; Enc.
    nënkupton bazën me shkrim të kërkesës kundër debitorit.
  • Kërkesa e siguruar > NR. 2003/4; Enc.
    nënkupton kërkesën e siguruar me pengun e regjistruar ose pengun posedimor.
  • Kreditor i siguruar > NR. 2003/4; Enc.
    nënkupton kreditorin kërkesa e të cilit është e siguruar.
  • Vlera e arsyeshme > NR. 2003/4; Enc.
    domethënë shuma që një person nga një biznes i kujdesëshëm që do ta konsideronte si një shumë komerciale të arsyeshme, duke marë parasysh natyrën dhe kushtet e pronës së transefurar si dhe kushtet e biznesit dhe tregut në kohën e transferimit.
  • I brendshëm > NR. 2003/4; Enc.
    domethënë: 1. Nje person që është pronar i njëzet apo më shumë përqind të kapitalit të ndarë të debitorit, apo është në posedim të interesave të pastërta që kontrollon debitori; 2. Një person që është antar i trupit qeverisës apo menaxhmetit të debitorit apo është një pozitë të kontrollit të substencial mbi debitorin; 3. Një person me qasje në informacione që në përgjithsi nuk janë të hapura për publikun, që kanë të bëjnë me vendimet apo kushtet financiare të debitorit; dhe 4. Antar i familjes së ngushtë apo kushërinjë të afërt të atyre të përmendurëve në paragrafet (1), (2) dhe (3) të këtij paragrafi.