Ç´ka bënë Kuvendi i Kosovës/55
Pjesa II Dispozitat e përgjithëshme Neni 2 Ekzekutimi i kërkesave dhe obligimeve Të gjitha organizatat buxhetore gjatë udhëheqjes të çfarëdo aktiviteti ose gjatë ndërmarrjes së ndonjë veprimi që në menyrë direkte ose indirekte përfshin ose ndikon në përdorimin e fondeve publike ose burimeve publike, duhet të veprojnë në mënyrë të saktë dhe në përputhje të plotë me dispozitat e këtij ligji. Asnjë obligim që shfaqet si pasues i një dokumenti, marrëveshje apo rregulloreje nuk do të zbatohet ndaj një organizate buxhetore, fondi publik ose burimi publik nëse, dokumenti, marrëveshja ose rregulloreja e tillë e cila e paraqet obligimin në fjalë është përpiluar, pranuar apo përmbyllur në një mënyrë që dështon ti përmbushë kërkesat e parashtruara në dispozitat e këtij ligji. Neni 3 Thesari 3.1 Thesari do të krijohet brenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, dhe është përgjegjës për menaxhimin e Fondit të Konsoliduar të Kosovës si dhe për ushtrimin e të gjitha përgjegjësive që i janë caktuar në bazë të këtij ligji. 3.2 Thesarit do të udhëhiqet nga Drejtori, i cili emërohet nga PSSP-ja me këshillën dhe lejen e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa. PSSP-ja mund që të shkarkojë Drejtorin përkatës me këshillën dhe lejen e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave në çdo kohë, duke - apo pa - e deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë. 3.3 Drejtori i Thesarit do të asistohet nga Zavendës Drejtori, i cili emërohet nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave me këshillën dhe lejen e Qeverisë. Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të shkarkojë Zavendës Drejtorin përkatës në çdo kohë me këshillën dhe lejen e Qeverisë, duke - apo pa - e deklaruar arsyen për një shkarkim të tillë. 3.4 Drejtori dhe Zavendës Drejtori i Thesarit janë të obliguar që të raportojnë para PSSPsë, Qeverisë dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Financave mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Thesarit dhe implementimin e Buxhetit të Konsolidur të Kosovës. 3.5 Nëse Thesarit synon që të ndërmarrë masa apo që të nxjerrë një vendim mbi një çështje me rëndësi domethënëse, masa apo vendimi i tillë duhet që paraprakisht të miratohet apo lejohet me shkrim nga Drejtori dhe Zavendës Drejtori (Fraza “një masë apo vendim me rëndësi domethënëse” sipas kuptimit të këtij paragrafi nënkupton një masë apo vendim që ka të bëjë me (i) hartimin apo ndryshimin e procedurave administrative, (ii) transparencën apo mbikqyrjen e përdorimit të fondeve të donatorëve, (iii) marëdhënjen ndërmjet thesareve qëndrore dhe lokale, apo (iv) çfarëdo çështje tjetër që klasifikohet si çështje më rëndësi domethënëse nga PSSP-ja, Qeveria apo Ministri i Ekonomisë dhe Financave). Neni 4 Departamenti i Buxhetit Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Buxhetit i cili është përgjegjës për (i) hartimin e Propozim Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, (ii) implementimin e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës si dhe (iii) ushtrimin e të gjitha përgjegjësive të tjera të cilat i janë caktuar Departamentit të Buxhetit nga ky ligj. Neni 5 Departamenti i Politikave Ekonomike Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave Ekonomike. Departamenti i politikave ekonomike është përgjegjës për përpilimin e parashikimeve makroekonomike dhe fiskale si dhe përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe politikat afat-mesme buxhetore. Pasi që të ketë kryer funksionet e tij të parashikimit dhe buxhetimit në mënyrë rutinore dhe të kënaqëshme, Departamenti i Politikave Ekonomike mundet që gjithashtu të bëhen analizat për rrezikun fiskal dhe plan-veprime nën programe të mëdha ta parashikimit. Neni 6 Departamenti i Politikave dhe i Analizave Tatimore Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa do të krijohet Departamenti i Politikave dhe Analizave Tatimore (“Departamenti i Politikave Tatimore). Departamenti i Politikave Tatimore është përgjegjës për hartimin dhe propozimin e (i) legjislacionit që vendosin taksa, tarifa dhe detyrime dhe (ii) akteve plotësuese normative të nxjerrura si pasuese të atyre ligjeve. Departamenti i Politikave Tatimore është përgjegjës për vlerësimin e ndikimit fiskal të (i) tarifave dhe ngarkesave ekzistuese (ii) ndryshimeve të propozuara për taksat ekzistuese, tarifave dhe ngarkesave, dhe (iii) taksave të reja të propozuara, tarifave dhe ngarkesave të reja. Do të jetë gjithashtu përgjegjës për parashikimin dhe mbikqyrjen e të ardhurave tatimore dhe jo-tatimore si dhe për analizimin e çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me politikat tatimore. Neni 7 Departamenti Komunal i Politikave dhe Buxheteve Departamenti Komunale i Politikave dhe i Buxheteve do të formohet nën Ministrinë për Ekonomi dhe Financa. Departamenti Komunal i Politikave dhe i Buxheteve do të ushtrojë pjesërisht përgjegjësitë e Qeverisë të përcaktuara në nenin 5.2 të Rregullores së UNMIK-ut 2001/9. Ky departament do t’u sigurojë mbështetje Komunave më qëllim që tu ndihmojë atyre në përmbushjen e obligimeve që u janë caktuar atyre sipas këtij ligji. Neni 8 Njësia e revizionit të brendshëm financiar Në kuadër të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, do të formohet njësia e revizionit të brendshëm financiar. Njësia e revizionit të brendshëm financiar do të bëjë revizionimin financiar të organizatave buxhetore në përputhshmëri me planin e punës që do të përcaktohet kohë pas kohe nga Ministria për Ekonomi dhe Financa në konslutim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. Neni 9 Departamentet dhe Njësitë e tjera Ministri i Ekonomisë dhe Financave është i autorizuar që të themelojë departamente apo njësi të tjera përbrenda Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, nëse është e domosdoshme në mënyrë të arsyeshme për të ndihmuar Ministrinë në kryerjen e funksioneve dhe përgjegjësive të caktuara për Ministrinë sipas këtij ligji; me kusht që përgjegjësitë dhe funksionet e caktuara për secilin departament apo njësi të tillë, nuk do të jenë në konflikt me ndonjë dispozitë të këtij ligji. Neni 10 Paratë publike 10.1 Në këtë ligj, paratë publike kanë këtë kuptim: a. para apo pasuri tjetër financiare nën përkujdesjen apo nën kontrollin e çfarëdo organizate buxhetore, përfshirë edhe paratë që mbahen nga Qeveria e Kosovës në dobi të ndonjë personi, organi, organizate apo ndërmarrjeje tjetër që nuk është organizatë buxhetore; dhe b. para apo pasuri tjetër financiare që është nën përkujdesjen apo nën kontrollin e cilitdo personi, organi ose ndërmarrjeje që përkujdeset apo ushtron një kontroll të tillë për ose në emër të organizatës buxhetore. 10.2 Artikujt që shëndrrohen në para publike pas pranimit të tyre, përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në, të ardhurat e mbledhura nga organizata buxhetore nga: a. tatimet, tarifat apo detyrimet e tjera; b. interesi (kamatat); c. dividendat apo pagesat e tjera nga njësitë në pronësi të organizatave buxhetore; d. të ardhurat nga shitja e çfarëdo prone; e. të ardhurat nga dhënia me qira e çfarëdo prone; f. të ardhurat nga lejet apo shitja e çfarëdo të drejte tjetër që përfshin një burim publik, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të drejtën ndaj brezit frekuencor, eksplorimin apo eksploatimin e pasurive natyrore si dhe të drejtat mbi pronën intelektuale; g. qiratë apo privilegjet e pronarit; h. të ardhurat nga organizatat buxhetore; i. gjobat, pagesat rregullative, dëmtimet nga aktet civile, dhe të ardhurat nga sigurimi; dhe j. grantet apo donacionet nga organizatat ndërkombëtare, Qeveritë e jashtme apo çfarëdo burimi tjetër. Neni 11 Drejtori Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtari Çertifikues 11.1 Çdo organizatë buxhetore do të ketë Drejtorin Ekzekutiv Financiar dhe zyrtarin çertifikues, të cilët do të emërohen nga sekretari i përhershëm i organizatës përkatëse buxhetore, nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm, atëherë nga Drejtori Ekzekutiv. Asnjë individ nuk mund të shërbejë në më tepër se njërin nga vendpunimet e lartëpërmendura. 11.2 Sekretari i përhershëm i një organizate buxhetore, ose nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të përhershëm atëherë, Drejtori Ekzekutiv do t’i sigurojë Ministrisë për Ekonomi dhe Financa një njoftim me shkrim, ku saktësohen emrat e individëve që janë emëruar të shërbejnë si Drejtor Ekzekutiv Financiar dhe Zyrtar Çertefikues, si dhe datat e emrimit të tyre. 11.3 Sekretari Permanent i një organizate buxhetore ose, siç mund të jetë rasti, Shefi Ekzekutiv, do të punsojë, në pajtim me udhëzimet të bëra nga Regullorja e UNMIK-ut 2001/36 të 22 dhjetorit 2001 “Mbi shërbimin civil të Kosovës” një mbikqyrës financiar dhe nje zyrtar çertifikues brënda tridhjet (30) ditëve nga dita efektive e këtij ligji. Nje pozitë e tillë duhet të përmbushet brënda tridhjet (30) ditëve nga dita që është hapur konkursi publik për një pozitë të tillë. Në rast se koha ka kaluar dhe nuk është përmbishur porti, atëher sekretari permanent i Ministrisë të Ekonomisë dhe Financave do të ketë të drejtën të emërojë një individ të shërbejë përkohësisht në postin e lirë. 11.4 Drejtori Financiar dhe Zyrtari Çertefikues do të përgjigjen para sekretarit të përhershëm të organizatës buxhetore ose nëse organizata buxhetore nuk ka sekretar të Përhershëm, atëherë para Drejtorit Ekzekutiv. Neni 12 Kushti i të drejtës për tu zgjedhur 12.1 Asnjë individ nuk lejohet që të shërbejë si drejtor apo zavendës drejtor i Departamentit të Thesarit ose Departamentit të Buxhetit, ose si Drejtor Financiar apo Zyrtar Certifikues i çfarëdo organizate buxhetore, nëse individi i tillë, gjatë dhjetë viteve të fundit është: a. Vendosur nga gjykata me jurisdiksion kompetent të ketë bërë një vepër penale apo civile që përfshin përgënjeshtrimin, prezantimin e rrejshëm, korupcionin, larjen e parave, përvetsimin, keqpërdorimin apo keqpërvetsimin e fondeve, ka qenë i përfshirë në mitosje apo ryshfet sipar ligjeve apo rregulloreve ne fuqi në Kosovë apo ndonjë vend tjetër, apo sipas konventave ndërkombëtare; b. përcaktuar nga një gjykatë, organ apo organizatë përgjegjëse për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se ka qenë i angazhuar në sjellje jo-profesionale; apo c. angazhuar në keqinterpretime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim apo betimi tjetër, ose dokumenti të vulosuar apo notarizuar. 12.2 Të gjithë individët që mbajnë apo janë duke aplikuar për një post të tillë do të betohen dhe do të vërtetojnë se ai/ajo kanë të drejtë të zgjedhen dhe se nuk u nënshtrohen përjashtimit për shkak të ndonjë arsyeje të përshkruar në nenin 12.1.
< 54 |
faqe - 55 - |
56 > |