Me çfarë shpejtësie lëvizë ajri kur fryn era?
redakto
- Shpejtësia më e madhe e matur!? Më 1934, në një mal në njësinë federale të ShBA-së të quajtur Nju Hampshir (ang.:New Hampshire), është matur lëvizja e ajrit të fyer nga era me një shpejtësi prej 371 kilometrave në orë. Tekë dredhat vërshuese era fryn ajrin edhe më shpejtë - deri në 450 kilometra në orë.
Çka është fryma ekuatoriale?
redakto
- Në kohën e njohur si koha e lundrimit në detin e hapur apo në Evropë e njohur si koha e zbulimeve, detaret kishin nevojë që era të i fryente anijet e tyre për të kapërcyer oqeanet. Gjatë këtyre aventuarave, duke u endur në viset tropikale zbuluan erën ekuatoriale (passat) e cila fryente gjithnjë në drejtim të ekuatorit dhe dominonte erat tjera në këtë drejtim. Kështu detarët e anijeve me vela këtë erë e përdornin për udhëtime të gjata.
Kujt i thonë "syri i furtunës"?
redakto
- ‘’Syri i erës’’ apo ‘’syni i furtunës’’ është hapësira përbrenda dredhës e cila e krijon erën që e fryn ajrin. Zakonisht ky ‘’sy’’ paraqitet tekë dredhat e erës së tropeve. Këto era arrijnë shkallën 12- më të lartën. Përbrenda tyre era e fryn ajrin në dredhë me një shpejtësi marramendëse, dhe prerja tërthore e reve që i sillen ‘’syrin’’ arrin deri në 500 kilometra. Në mes të këtyre reve gjendet hapësira e qetë e ‘’syrit të erës’’.
- Dredhë nxitësit e quajtur Hurikan ne ujërat e tropeve. Ne detet ku ajri i ngrohët shpejtë shkon në lartësi. Kur fillon të vije rryma e ajrit të ftohtë, mund të vije deri tek një lëvizje rrethore e ajrit. Me këtë krijohet era që e fyen ajrin në një dredhë. Hurikanët krijohen në oqeanin Atlantik. Ngjashëm me këtë dredhë nxitëse të erës në oqeanin paqësorë krijohen erërat dredhë vërshuese që gjeografë i quajnë Tajfun dhe ato në oqeanin indian të quajtura Ciklone.
- Tornado thirret një furtunë e fort e ngjashme me dredhë si ‘’Hurikan’’ (lloj ‘’Dredhë-nxitësi’’) dhe ‘’Dredhë-vërshuesi’’. Krijohet kur retë në numër të shumtë takohen mbi sipërfaqe dhe shkojnë duke e ndjekur njëra tjetrën – krijojnë një dredhë. Kjo dredhë shkon duke lëvizur mbi sipërfaqe dhe ‘’thithë’’ nga sipërfaqja çka të mundet – merr duke u dredhur gjëra të ndryshme. Tek ne nuk është paraqite, por në mesin e pjesës perëndimore të ShBA-së. Aty çdo vit duke nxituar me vrullin e saj e shpejtësi prej 50 orë në kilometër endet dhe shkakton dëme të mëdha. Lartësia që këto dredha arrijnë e kapë edhe të 40-ën kilometër.
Çka ndodhë kur era përplaset për bjeshkë?
redakto
- Kur era fryn bjeshkët, ajri i përplasur ngjitet lartë ashtu që fillon të ftohet. Retë e formësuar nga ajri i tillë po thuaj se gjithnjë e rrethojnë bjeshkën. Shiu e bora resh nga ana e më rrahur e bjeshkës. Ana e mbuluar nga hija e reve kryesisht mbetet e thatë.
Kam lexuar fjalën e huajë "Chinook", çka është?
redakto
- Çinuku është një erë e ngrohët, e thatë e që kaplon pjesën lindore të Roki Montanës (ang.:Rocky Moutains) në Amerikën veriore. Kjo erë befasë mund të sjell kohë të nxehtë dhe të shkrijë borën. Një erë e ngjashme kaplon edhe Alpet.
- Logjike!? Buzë detit, shpesh era fryn nga brendia e detit. Në verë dielli rrezon dhe ngrohë tokën më shpejtë se detin. Ajri mbi tokë ngrohet dhe fillon të ngritët, në këtë hapësirë me ajër të rrallë rrymon ajri i freskët i detit.
Çka janë frontet klimatike?
redakto
- Frontet e tilla janë hapësirat në të cilat ndryshon koha - vija e prerjes së dy hapësirave me mot të ndryshëm. Këto fronte krijohen kur sasi të mëdha të ajrit të ftohtë përballen me sasi të ajrit të ftohtë. Fronti i ftohët, sjell me vete kohë të keqe për shembull me erë të fortë, shi dhe borë.
Në lajme meteorologjike shohë U dhe L, çka janë këto?
redakto
- Janë shenja për hapësirat e ulëta dhe ato të larta. Shtypja e ajrit është shtypja me të cilën rëndohet toka nga ajri. Ajri i ngrohtë peshon më pakë se ai i ngrohët dhe kështu krijon një hapësirë të shtypjes së ulët. Në anën tjetër në hapësirat e larta, ajri është më i ftohët dhe qielli është më i kthjellët.
Kush i përpilon lajmet meteorologjike?
redakto
- Meteorolog quhen shkencëtarët që bëjnë parashikimin e motit. Ata mbledhin të dhëna nga mbi 3500 pika të caktuara në tokë, të quajtura stacione metrologjie, nga pikat tjera si p.sh në anijet, në det, në aeroplan, nga satelitët e motit në gjithësi.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|