Çka janë tokat e shkreta, shkretetirat?
redakto
- Si toka të shkreta, gjeografët marrin zonat në të cilat brenda një viti ka më pakë se 25 centimetra reshje. Këto zona perbejne rreth 6-7 për qind të sipërfaqes së tokës. Shkretëtirat ndodhen ndërmjet shkallëve 20 dhe 30, në të dyja anët e ekuatorit. Në anën tjetër, si toka të shkreta llogariten edhe zonat e ftohta të cilat gjenden gjithnjë nën borë e akull. Edhe në këto zona reshjet janë nën masën e caktuar.
Përse disa shkretëtira shtrihen pranë brigjeve të detit?
redakto
- Kur uji i ftohtë i detit takohet me ajrin e ngrohtë që vije nga toka, krijohen re dhe mjegull, mirëpo era që fryn nga toka e fryn edhe lagështinë. Kështu që lagështia e krijuar nuk arrin në brendi të tokës së shkretë. Shkretëtira të tilla janë p.sh.: pranë brigjeve të Namibisë dhe të Perusë.
Pse era e ngrohtë krijon thatësinë?
redakto
- Era që fryn mbi shkretëtira merr me veti gjithë lagështinë, kështu që e shkreton tokën. Ajri që vije nga ekuatori lëvizë në drejtim të veriut dhe në drejtim të jugut. Gjatë kësaj lëvizje ngritët lartë duke u ftohur dhe lëshon lagështinë në formë reshjesh. Po kur ajri arrin hapësirën e shkretëtirës është i thatë. Tharjes së ajërti që lëvizë nga fryma i ndihmojnë me të madhe bjeshkët e larta.
A ka shkretëtirë që "kurrë nuk ka pare shi me sy"?
redakto
- Rrallë. Nëper shkretëtira ka me të vërtet reshje të pakta, mirëpo edhe pa to nuk janë. Një shkretëtirë për të cilën mund të themi se "kurrë nuk ka pare shi me sy" ndodhet në Kil. Kjo shkretëtirë është e njohur në emrin Atakama dhe qe më 1971 ne te nuk ka patur reshje.
A kanë qenë shkretëtirat gjithnjë të shkreta?
redakto
- Shumica e tyre kanë patur një botë bimore të pasur, mirëpo kafshët nuk e kanë mbajtur baraspeshën dhe i kanë shkretetuar. Si pasoj e efektit zinxhir, edhe reshjet janë pakësuar deri në atë masë sa ne sot i quajmë shkretëtira. Është thjeshtë, kafshët kullosin më shumë se sa mbinë mbi dhe, kjo përcillet me mangësi të reshjeve, brezat e rinj të bimëve e kanë edhe më te vështirë, kafshët fillojnë të ngordhin nga uria, dheu e humb fortësinë e tij dhe shndërrohet në pluhur dhe, si rezultat i përsëritjeve, shkretohet toka.
Po si e shkreton njeriu tokën?
redakto
- Si kafsha. Rrethi i shkretëtirës është shumë i ndjeshëm dhe ne qofte se blegtorët nuk e mbajnë baraspeshën kafshë-bimë, d.m.th mbajnë më shumë kafshë se sa kanë ushqim, mbes pa kafshë e pa bimë. Bie fjala, dhia, ajo edhe i han edhe i'a nxjerr rrënjët bimëve. Kur kësaj i shtohet edhe prerja e drurit për nevojat e blegtorëve, atëherë shkretimi është programuar.
- Rëra përbëhet nga kokërrëza të imta të mineraleve. Këto kokërrëza arrijnë më së shumti madhësinë prej dy milimetrave. Rëra krijohet nga copëtimi ose gërryerja e gurëve. Minerali më i shpeshtë që gjendet në përbërjen e rërës është kuarci.
A ka nëpër të gjitha shkretëtirat zall?
redakto
- Jo. Vetëm një e pesta e tokave të shkreta janë të mbuluara me rërë. Pjesa tjetër është e mbuluar me gurë ose akull (borë).
Do të thotë nuk janë gjitha shkretëtirat të nxehta?
redakto
- Ashtu është, edhe pse shumica e tyre shtrihen në zona të nxehta, ka përjashtime. Kështu për shembull në Azinë qendrore shkretëtira e quajtur Gobi, në verë është e nxehtë, në dimër e ftoftë-akull. Në anën tjetër Antarktiku është tokë e shkretë, shkretëtirë e akullt.
- Oaza! Ajo është një tollë gjelbërimi. Në këtë toll ka burime apo gropa të mbushura me ujë, të cilat e bëjnë të mundshëm ekzistimin e qarkut të jetës. Uji vije nga thellësirat, nën gurët e shkretëtirës. Nga njëherë del nga kjo thellësi, nga njëherë ja ndihmon njeriu, por sido që të jetë, ai ujë e bënë të mundshëm mbjellën e disa palmave dhe perimeve. Nga disa oaza është arritur të ndërtohen qytete të mirëfillta.
Cili kontinent ka më shumë tokë të shkretë?
redakto
- Më së shumti shkretëtira ka Azia - kontinenti më i madh. Asaj i takojnë : shkretëtira arabe (e treta në planet), shkretëtirat në Kinë, Gobi dhe Takliman, shkretëtira Karakum në Turkmeni, si dhe shkretëtira Tar në Indi e Pakistan.
Po shkretëtira në Australi?
redakto
- Shkretëtira e Australisë është e dyta për nga sipërfaqja, pas Saharës. Në të vërtet kjo shkretëtirë përbëhet prej disa copa toke të shkretë që kur e mbledhim sipërfaqen e tyre na japin 1,5 milion kilometra katrorë shkretëtirë.
Si është puna me Saharën, është nën kontroll zgjerimi?
redakto
- Në fillim të viteve tetëdhjeta ajo zgjerohej me të madhe në drejtim të jugut. Sipas të dhënave më të reja, (të nxjerra nga fotosateliti), duket që depërtimi në jugë është ndaluar dhe ka ardhur deri tek gjendja e mëparshme. Kështu më 1987 ajo arrinte kilometrin e pesëdhjetë e katërt në jugë, ndërsa më 1988 ishte kthyer në kilometrin 96 të veriut.
- Udhëtari pa përvojë, në shkretëtirë, në rrethana të caktuara sheh gjëra të çuditshme. Udhëtari i etur sheh burimin e ujit - në mes të shkretëtirës. E pa besueshme por e vërtet. Këtë dukuri të "pasqyrimit të ajërti" disa e quajnë Fata Morgana. Ajri mbi sipërfaqe mund të jetë shumë i nxehtë e shumë i rrallë. Kjo shkakton reflektimin interesant të dritës: rrezet e dritës nuk ndjekin trajektoren e drejtë por thyhen, "Uji" që sheh udhëtari, është pasqyrim i qiellit që ajri i nxehtë në tokë ja paraqet syve të udhëtarit.
- Po. Dikur, para 450 milion vitesh Sahara duhet të ketë qenë e mbuluar me akull dhe ajo ndodhej tjetër ku. Afër polit jugor. Së paku kështu besojnë shkencëtarët.Por dikur ajo filloi të shkrij për shkak të nxehjes globale, dhe kështu në atë vend filloi të mos bjer shi aq shpesh , por ndaloi aq shum sa që erdhi deri këtu ku është sot tani nuk është sahara akulljanore por një sahara shkretinore.
Pse zalli në shkretetir është valë-valë?
redakto
- Kokërrizat e lira të rërës mbarten lehtë nga fryma e erës. Kjo ben që një pjesë e madhe e sipërfaqes së shkretëtirës të jetë valore. Kokërrëzat paksa më të rënda mbesin ne fund, ndersa të lehtat enden më letë nga fryma.
Çfarë lartësie arrijnë këto valë?
redakto
- Në Saharën algjeriane ka valë të tilla që tejkalojnë 430 metërshin.
- Sahara në të vërtetë është shkretëtirë gëlqeres dhe e gurit. Vetëm një e dhjeta e sajë është rërë. Kjo rërë duke u bartur nga fryma, në vende të caktuar formon basene të rërës. Baseni më i madh i njohur ndodhet në mes të Tunezis e Algjerisë. Ky basen zë një sipërfaqe prej diku 518 000 kilometra katrorë.
Ku ndodhet "çereku i thatë"?
redakto
- Sipërfaqja më e madhe me rërë të tubuar në një vend është në Rubë al-Khali -shkretëtira e Arabisë. Rub al-Khali apo çereku i thatë, zë një sipërfaqe prej rreth 650 000 kilometra katror, ndërsa valët e saj mbërrijnë lartësine deri në 250 metra.
|
Pjesa: I-rë · II-të · III-të · IV-të · V-të · VI-të
|