Ëndërr e vjetër
------------
Në ëndërr unë pashë
Nje dasëm ne varreza
Në mes qëndronte prifti
Dhe krushqit me të zeza
Unë rrija dhe vështroja
Por s'po e besoja
Se në mes të ferrit
Tani po qëndroja
Shija në varreza
Shumë kafka të pështira
Dhe më dukej vetja
Midis egërsirash
O Vdekje...
Kërkon të më gënjesh
Në parajsën tënde
Do të më rrëmbesh...
Ja gjithcka mbaroi
E ç'do gjë u shua
Nusja edhe dhëndri
Në eshtra u shëndruan
Por shoh vec nje hije
Qe gjithcka rrethon
Mbulon trupat e njerezve
Cdo gje mbizoteroi!
|
- Teksti: Nikolin Meksi
- Muzika : Pol Milo
- Këndon : Alboys
|