Marrveshja duhet të jetë e lidhur kur blerja është e përfunduar. Shpesh rregullat janë të
 shkruara me shkronja të imëta në faqen e prapme të kontratës.
 Në rast se ju nuk keni përcaktuar ditën e pagesës, atëherë ju duhet të paguani kur e kërkon
 shitësi. Kur paratë dërgohen me xhiro në një konto të postës apo bankës, është më e sigurt të
 paguani jo më vonë se tri apo katër ditë pune para afatit. Kontrolloni gjithmonë se kërkesa
 është e saktë. Mos pranoni pa tjetër të gjitha taksat shtesë. Kërkoni të shqyrtoni bazën e
 kërkesës. Ruani të gjitha dëftesat!

 Vërejtje
 Në rast se ju nuk e paguani faturën brenda afatit, ju do të merrni normalisht një vërejte.
 Kreditori mund të nxjerr një taksë për vërejtje (påminnelseavgift) në rast se kjo përfshihet në
 kontratë. Në rast se ju nuk mund të gjeni asnjë rregull në lidhje me taksën për vërejtje, është
 më lehtë të pyesni atë që ka dërguar kërkesën në çfarë pikë të kontratës shkruhet për të drejtën
 e taksës. Kreditori nuk është i obliguar të dërgojë një vërejtje, përveç një lloji të gjobës së
 parkimit që quhet taksë kontrollimi (kontrollavgift). Për atë arsye ju vetë duhet të jeni në dijeni
 për datën e pagimit të faturave.

 Kamata e vonimit

 Në rast se kamata e vonimit (dröjsmålsränta) përfshihet në kontratë dhe me një përqindje të
 caktuar, kjo do të vlejë. Atëherë, kamata e vonimit mund të nxirret që nga dita e shënuar në
 kontratë. Zakonisht kjo bëhet pas ditës së skadimit të fundit. Në rast se nuk ka marrëveshje,
 vlejnë dispozitat e Ligjit për kamatat. Në ligj shkruhet se kreditori ka të drejtën të nxjerrë
 kamatën e vonimit një muaj pas ditës së dërgimit të kërkesës për pagesë. Shpeshherë shkruhet
 në marrëveshje të kredisë çfarë kamatë kërkohet për vonesën. Nëse kjo mungon, kamata e
 vonimit duhet të jetë jo më e lartë se kamata e referimit (rekomandimit) të Bankës Shtetërore të
 Suedisë (Riksbanken) plus 8 përqind.

 Arkëtimi (inkasso)

 Nëse ju nuk kryeni pagesën, kreditori vetë mund të ju dërgojë kërkesën e arkëtimit
 (inkassokrav) juve, ose të përdorë një përfaqësues, zakonisht një firmë arkëtimi, për të ju
 detyruar të paguani. Prej kërkesës së arkëtimit do të dalin qartë shuma e borxhit, kamata dhe
 kompensimi për shpenzimet e arkëtimit. Nëse ju nuk jeni në gjendje të paguani, merrni kontakt
 menjëherë me atë person, i cili ju ka dërguar kërkesën e arkëtimit. Ekzistojnë disa mundësi të
 hartoni një plan të ri amortizimi, normalisht me shpërblim.
 Si duhet kryer veprimtaria e arkëtimit është e përcaktuar mirë në Ligjin e arkëtimit. Sipas
 ligjit askush nuk duhet ti nënshtrohet shpenzimeve të panevojshme ose shqetësimeve. Organi i
 kontrollimit të veprimtarisë kompjuterike (Datainspektionen) e shqyrton zbatimin e Ligjit të
 arkëtimit.

 Organi ekzekutiv publik merr punët në dorë

 Nëse ju nuk paguani, me gjithë kërkesën e arkëtimit, kreditori ose ndërmarrja e arkëtimit mund
 ti drejtohen Organit ekzekutiv publik (kronomfogdemyndigheten) me një kërkesë për një
 udhëzim pagimi. Një udhëzim pagimi është një vendim i Organit ekzekutiv publik që tregon se
 ju jeni të obliguar të kryeni pagesën sipas kërkesës.
 Organi ekzekutiv publik ju dërgon një letër që ju duhet të vërtetoni me nënshkrim, një të
 ashtuquajtur komunikim (delgivning). Në këtë komunikim njoftohet sa e madhe është kërkesa e
 kreditorit. Ju keni akoma mundësi të shlyeni borxhin. Në atë rast ju duhet të lajmëroni Organin
 ekzekutiv publik për pagesën.
 
 

< 8
faqe
- 9 -

10 >