Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/10
Në rast se ju nuk keni vërejtje ose nuk jepni përgjigje, Organi ekzekutiv publik përcakton borxhin dhe ju dërgon një vendim juve dhe kreditorit tuaj. Pas kësaj kreditori mund të lë Organin ekzekutiv publik të sigurojë paratë. Procesi i komunikimit dhe vendimit do të thotë më shumë taksa, para që ju duhet të paguani. Vërejtje për çrregullime të pagimit Kur Organi ekzekutiv publik ose Gjykata e shkallës së parë kanë përcaktuar borxhin, një vërejtje për çrregullime në lidhje me pagimet (betalningsanmärkning) shënohet në regjistrat e ndryshme të informimit ekonomik. Një vërejtje e tillë e bën shumë të vështirë ose të pamundur për ju të merrni para me hua, të siguroni një kartelë kreditore, të merrni një televizor apo video me qira për së paku tri vite në rradhë. Edhe të siguroni një banesë mund të bëhet e vështirë. Sekuestrimi Organi ekzekutiv publik mund të kryejë sekuestrim në mënyrë të ndryshme. Metoda më e rendomtë është përmes zbritjes nga të ardhurat, pensioni, kompensimi gjatë sëmundjes ose nga të ardhura tjera (sekuestrim nga rroga). Informimi për gjendjen ekonomike Informimi për gjendjen ekonomike (Kreditupplysning) jep të dhëna për situatën tuaj ekonomike për ti mundësuar një kreditori ose qiradhënësi të bëjë një analizë ekonomike. Të gjithë personat në Suedi mbi moshën 15 vjeç janë të evidencuar në regjistrat e informimit ekonomik. Organi i kontrollimit të veprimtarisë kompjuterike (Datainspektionen) ushtron mbikëqyrjen mbi sipërmarrjet e informimit ekonomik. Kush kërkon një informim ekonomik duhet të ketë një nevojë legjitime për këtë. Kjo do të thotë se ai do të jetë i gatshëm të hyjë në marrëveshje kreditore me ju. Çdo herë kur një sipërmarrje të informimit ekonomik ka lëshuar të dhëna për një person privat, ai duhet të marrë një njoftim me shkrim për të dhënat e lëshuara. Ju keni të drejtën të informoheni falas për të dhënat e regjistruara. Kërkesa bëhet me shkrim dhe duhet firmosur. Shkruani sipërmarrjes të informimit ekonomik duke iu referuar të drejtën tuaj të merrni një ekstrakt nga regjistri sipas Ligjit të regjistrimit kompjuterik. Jepni numrin tuaj personal, emrin dhe mbiemrin si dhe adresën tuaj. Nëqoftëse ju mendoni se ndonjë pikë informimi që ka të bëjë me ju në regjistrin e informimit ekonomik është e gabuar ose e pasaktë, ju duhet të kërkoni një korrigjim. Sipërmarrje atëherë duhet të ’’shqyrtojë çështjen me shpejtësi’’. Nëse shihet se informimi në fjalë është i gabuar, sipërmarrja duhet ta ndreq, duke informuar të gjitha instancat përkatëse të cilat kanë marrë informata të gabuara gjatë 12 muajve të fundit.
< 9 |
faqe - 10 - |
11 > |