Anulimi i blerjes

 Anulimi i blerjes do të thotë se shitësi ripaguan të gjitha paratë që ka paguar blerësi, me kusht
 se i kthehet malli. Ju keni të drejtë për kamatën e shumës që ripaguhet nga shitësi. Blerësi nuk
 detyrohet të pranojë asnjë dëftesë pagese, e cila vlen vetëm në shitoren ose vargun e shitoreve
 të ndërmarrjes së shitësit, nëse blerja anulohet për arsye se malli ka të meta.
 Që të pranohet anulimi i blerjes kërkohet se defekti është me rëndësi të konsiderueshme për
 ju. Kur shqyrtohet rëndësia e defektit merret parasysh çfarë është kryesore pikërisht për ju, jo
 rëndësia e deftektit në përgjithësi.

 Pagimi i kompensimit

 Në rast se ju keni pasur dobi të konsiderueshme nga malli ju mund të detyroheni në disa
 rrethana të paguani një shpërblim të arsyeshëm për përdorimin e mallit.

 Shtyrja e pagesës

 Ligji të lejon të ndalni atë pjesë të pagesës që është në përputhje me kërkesat tuaja. Kjo mund
 të vlejë p.sh. për shpenzimet për të ndrequr defektin ose një kërkesë për zbritje të çmimit.
 Nëqoftëse ju keni të drejtën e anulimit të blerjes, rrjedhimisht mund të ndalet tërë shuma e
 shitjes. Ju vetë jeni përgjegjës për rrezikun, nëse ju keni refuzuar pa arsye të paguani ose keni
 ndalur një pjesë tepër të madhe të shumës së blerjes. Në një rast të tillë ju mund të detyroheni
 ti paguani shitësit kamatë për vonesën.
 
 Dëmshpërblim
 
 Sipas Ligjit të konsumatorëve për blerje ju keni të drejtën e shpërblimit për të gjitha shpenzimet
 dhe humbjet që ju shkaktohen juve për arsye të një defekti ose të furnizmit të vonuar të
 mallit. Ju keni të drejtën e dëmshpërblimit, pa marrë parasysh nëse blerja është anuluar ose
 defekti është i ndrequr nga shitësi. Shpenzime si bazë për dëmshpërblim mund të jenë :

 • harxhime, si udhëtime dhe transportime, për të ndrequr defektin,
 • humbje të të ardhuarave, p.sh. për arsye se ju keni qenë të detyruar të merrni leje nga puna
   për të pritur një mekanik (riparues) duke pësuar pra një zbritje të rrogës,
 • dallim çmimi, d.m.th. se pas anulimit të blerjes ju keni qenë të detyruar të paguani më shumë
   për një send përkatës,
 • humbje të tjera, si p.sh. biletat e trajetit për vetura, që nuk mund të shfrytëzohej, dhe
   kompensimi për ndalimin kur prishet vetura.

 Obligimi i shitësit përfshin edhe një shpërblim për dëmtimin e pasurisë tjetër, pronë e juaj ose
 të familjes suaj, që shkaktohet nga defekti tek sendi në fjalë. Bie fjala nëse një makin 
 pjatalarëse derdh ujë që e dëmton dyshemenë.

 Nëqoftëse ju nuk paguani

 Borxhet rriten shpejt. Si shembull, një borxh me kamatën vjetore (årsränta) prej 20 përqindsh
 dyfishohet në vetëm katër vite. Nëse njeriu nuk bën kurrgjë për të rregulluar situatën, gjendja
 bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë. Këtu do të ju tregojmë çka mund të ndodhë, shkallëshkallë.

 Dita e skadimit

 Gjëja e parë që ndodh kur ju keni një borxh ndaj dikujt, është se kreditori ju dërgon një faturë.
 Atje shënohet se sa ju duhet të paguani dhe kur (förfallodag). Nuk ka asnjë rregull që thotë se
 mund të pritet 30 ditë me pagesën. Nëse një marrëveshje përmban dispozita, ato do të vlejnë.
 
 

< 7
faqe
- 8 -

9 >