Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/7
Pas blerjes Reklamimi - mall me të meta Reklamimi do të thotë se ju e lajmëroni shitësin • se ju nuk e pranoni mallin • se ju shënoni të metat që ka malli sipas mendimit tuaj. Ju duhet të jepni një lajmërim për të metat brenda një kohe të pranueshme pasi që ju i keni zbuluar. Ju keni në çdo rast së paku dy muaj për të bërë reklamimin. Normalisht është çfajësim i arsyeshëm nëse ju keni pasur pengesa, për shembull sëmundje ose një udhëtim larg shtëpisë. Sipas Ligjit të konsumatorëve për blerje, e drejta juaj për reklamim mbaron dy vite pas marrjes së mallit. Malli mund të ketë afatin e garancisë më pak se dy vite, por kjo nuk shkurton afatin e reklamimit sipas ligjit. Ndërkaq ju humbni të drejtën e garancisë dhe në vend të kësaj ju mund të kërkoni përmirësim sipas ligjit. Po të vazhdojë garancia e shitësit për më shumë se dy vite, afati i reklamimit çohet më përpara në shkallën përkatëse. Nëse shitësi ka vepruar me pakujdesi të rëndë, duke shkelur mbi besën dhe nderin, ose në rastin e shitjes ndonëse një ndalim shitjeje është në fuqi, ju mund të bëni reklamimin edhe pas më shumë se dy vitesh. Por çështja nuk mund të zgjatet edhe aq shumë; kërkesa juaj do të pezullohet pas dhjetë vitesh. Për të siguruar të drejtat tuaja: Bëni reklamimin sa më shpejt që është e mundur! Riparim, këmbim ose paret prapa? Në rend të parë defekti i një malli duhet të ndreqet. Ose të riparohet malli ose të këmbehet për një mall të ri. Pikësëpari ti vetë vendos çka duhet bërë. Nëse telefoni juaj i posablerë nuk punon si duhet, s'ka shumë vështirësi për ta çuar tek shitësi për ta këmbyer. Në rast se dryni i derës së furrës së posainstaluar prishet, nuk mund të thuhet me siguri se ju doni një furrë të re për arsye të defektit. Me gjasë se ju doni që të ndreqet defekti në vend. Brenda afatit të arsyeshëm Pavarësisht nga riparimi ose këmbimi i mallit me një tjetër, duhet marrë masa brenda ”afatit të arsyeshëm” pas reklamimit. Kuptohet se defekti duhet ndrequr me këto masa. Nëse kjo nuk ndodh pas dy përpjekjesh, normalisht mund të refuzosh përpjekje të mëtejshme. Pa shpenzime Shitësi obligohet të kryejë riparimin ose këmbimin pa shpenzime për ju brenda afatit të pranueshëm. Shitësi gjithmonë ka të drejtë të ndreq defektin ose të furnizojë një mall të ri nëse kjo mund të ndodh "brenda kohës së arsyeshme pas reklamimit dhe pa shpenzime ose pengesa të konsiderueshme për ju." Shitësi është i obliguar të ndreq defektin, nëse ju e keni kërkuar, duke përjashtuar rastet kur shpenzimet e tij për riparim ose këmbim janë tepër të mëdha në krahasim me rëndësinë e defektit për ju. Po që se shitësi nuk është në gjendje të ndreq gabimin, nëse ai refuzon këtë ose për ndonjë arsye nuk është e përshtatshme që të kryhet riparimi ose të jipet një mall si kompensim, ju mund të kërkoni një zbritje të çmimit, një kompensim për të kryer riparimin në një vend tjetër ose të pezulloni blerjen. Zbritja e çmimit duhet të jetë proporcionale me defektin, d.m.th. të jetë në përputhje me një ulje të imagjinuar të vlerës ose shpenzimet e një riparimi të ardhshëm.
< 6 |
faqe - 7 - |
8 > |