Të zgjedhni ndërmarrjen telefonike

 Para se të zgjedhni ndërmarrjen telefonike për telefonin tuaj fiks, mendoni si dhe kur ju telefononi:
 • A telefononi ju shumë në mbrëmje dhe të kremteve?
 • A telefononi ju më shumë gjatë ditës?
 • A telefononi ju shumë jashtë shtetit? Në cilët vende?
 • A përdorni ju shumë telefonin celular?
 • A bëni ju shumë biseda të shkurtëra ose më pak por më të gjata?

 Shqyrtoni shprehitë tuaja të telefonit dhe krahasoni çmimet e ndërmarrjeve të ndryshme telefonike
 në orët e ndryshme të ditës, tarifat e tyre për shtetet e tjera, tarifat për telefonat celulare,
 taksën e hapjes që vlen, nëse nxirret një taksë të caktuar minimale etj. Pastaj duhet gjetur atë
 ndërmarrje telefonike që është më e përshtatshme për shprehitë tuaja të telefonit.

 Disa udhëzime
 Ju mund të keni një ndërmarrje telefonike për bisedat brenda vendit dhe një tjetër për bisedat
 ndërkombëtare. Bisedat lokale ende nuk janë të liruara për tregun e lirë, kështu që kur ju doni
 të bëni një bisedë telefonike lokale përmes ndërmarrjes telefonike që keni zgjedhur, ju duhet të
 telefononi me numrin e zonës para numrit lokal për bisedat tuaja lokale.

 Është me rëndësi të keni mundësi të merrni kontakt me ndërmarrjen telefonike, në rast se keni
 ndonjë problem me faturën telefonike. Kontrolloni mundësitë të arrini kontakt para se të
 lidheni me një ndërmarrje te re telefonike.

 A doni të bllokoni disa numra, p.sh. numrat 071-? Kontrolloni më përpara përmes ndërmarrjes
 nëse kjo është e mundur.

 Lexoni tekstet me shkronja të imëta

 Studioni parakushtet për kontratë, ”shkronjat e imëta” para se të lidheni me një ndërmarrje të
 re telefonike. Këto kushte përcaktojnë çka vlen midis jush dhe ndërmarrjes. Nëse shfaqet një
 problem, duhet shqyrtuar kushet e kontratës për të ditur çka vlen. Ndërmarrjet e ndryshme
 telefonike kanë kushte të ndryshme të kontratës, më shumë ose më pak të hollësishme.

 Në kushtet e kontratës shënohet zakonisht kur dhe në çfarë rrethanash ju mund të pezulloni
 kontratën. Ju duhet të lexoni këtë me kujdes para se të lidhni kontratë me një ndërmarrje  
 telefonike.

 Në kushtet e kontratës përcaktohet shpesh se si dhe me çfarë parakushtesh çmimi mund të rritet
 ose ulet.
 
 

< 12
faqe
- 13 -

14 >