Jo! reklamave

 Për tu shmangur reklamave ju duhet të veproni kështu:

 Reklama me adresën tuaj
 Merrni në telefon Sema Group Info Data AB, tel. 08-738 50 00
 Adresa: Box 34101, 100 26 Stockholm
 ose SWEDMAS Nix-register, tel. 020-55 70 00.

 Kërkoni të futeni në listën e letërmarrësve që nuk duan të marrin reklama me adresë.

 Ju mund ti drejtoheni drejtpërdrejt sipërmarrjes që ka dërguar reklamat.

 Reklama pa adresë
 Vendosni një pllakë me tekstin ”Nej tack – ingen reklam” mbi kutinë postare. Informatat
 shoqërore, si fletushka informative dhe gazetat lokale falas, do të vijnë tek ju prapëseprapë.

 Shitje përmes telefonit

 Telefononi 020-27 70 00 dhe porositni informata me shkrim për Nix-telefon, duke dhënë
 numrin tuaj të telefonit. Me informatat ju do të merrni një kod lajmërimi. Atëherë ju telefononi
 në 020-27 80 00 dhe jepni kodin.
 Ju edhe mund të shkruani tek Nix-telefon, Box 14038, 104 40 Stockholm për të kërkuar ti
 shmangeni shitjes përmes telefonit.

 Reklama me E-postë

 Nuk lejohet dërgimi i reklamave me E-postë atyre që kanë thënë jo reklamave të tilla.
 Reklama me telefax
 Pas datës 1 maj të vitit 2000 vlejnë rregulla të reja të Ligjit të marketingut, të cilat ndër të 
 tjera pohojnë se personat me veprimtari ekonomike lejohen të përdorin telefaxin për marketing
 vetëm me pëlqimin paraprak të konsumatorit.
 
 

< 13
faqe
- 14 -

15 >