Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/12
Të zgjedhni ndërmarrjen elektrike Ju lejohet të ndërroni furnizues të energjisë elektrike në ditën e parë të muajit, por me një muaj afati të shkëputjes. Kjo vlen vetëm nëse njeriu nuk ka bërë marrëveshje me afat të caktuar me furnizuesin e energjisë elektrike. Ju lejohet edhe të zgjedhni energji elektrike nga fuqia e ajrit ose të ndonjë lloji tjetër në përputhje me kërkesat e ambientit, nga burimet energjetike përtëritëse. Faktet bazë Tregu i energjisë elektrike është mjaft i koklavitur. Pronari i linjave elektrike quhet pronar i rrjetit. Ky pronar mund të jetë ndërmarrja komunale ose një ndërmarrje tjetër lokale. Pronarit të rrjetit i paguhet një taksë e caktuar abonimi si dhe një çmim për kilovat-orë (kWh). Pronari i rrjetit ka monopolin e linjave në territorin e tij. Rryma elektrike mund të blihet nga një furnizues i energjisë elektrike sipas dëshirës. Çmimi përbëhet nga një pjesë e caktuar dhe një pjesë e lëvizshme: Pjesa e caktuar është taksa vjetore (duke përfshirë 25 përqind tatim moms.) Pjesa e lëvizshme është çmimi për kilovat-orë, kWh (duke përfshirë 25 përqind moms.) Në pjesën e lëvizshme përfshihet edhe një taksë energjetike që ndryshon nga vendi në vend. Disa furnizues të energjisë elektrike kanë hequr taksën e caktuar. Disa e kompensojnë me një çmim pak më të lartë për kilovat-orë. Katër shuma Kështu shuma globale për të paguar për energjinë elektrike përbëhet nga katër pjesë, pjesa e caktuar dhe atë të lëvizshme të ndërmarrjes së rrjetit dhe pjesa e caktuar dhe atë të lëvizshme të furnizuesit të energjisë elektrike. Në pjesën e lëvizshme të furnizuesit përfshihen edhe tatimi moms dhe tatimi i energjisë. Këto taksa mund të ndërrohen pavarësisht nga kontrata bindëse për një periudhë të caktuar. Furnizuesit ofrojnë zakonisht disa tipa kontratësh, një prej tyre e lidhur me fiksimin e çmimit të energjisë elektrike me një afat të caktuar. Çmimi total për furnizimin e energjisë elektrike Totalisht çmimi i rrymës elektrike duke përfshirë taksat, bëhet rreth 40–50 öre/kWh. Sasia e konsumit vendos çfarë furnizues dhe çfarë kontratë është më me leverdi për ju. Prandaj ju duhet të bëni krahasime midis ndërmarrjeve të ndryshme të energjisë elektrike dhe tipave të ndryshme të marrëveshjes para zgjedhjes. Asnjë ligj për konsumatorët Kushtet e përgjithshme të kontratës përcaktojnë çka vlen midis jush dhe ndërmarrjes së rrjetit dhe të energjisë elektrike. Enti i konsumit (Konsumentverket) dhe furnizuesit e energjisë elektrike (Sveriges elleverantörer) kanë lidhur një marrëveshje për kushtet që duhet të përfshihen në kontratat e energjisë elektrike si dhe të rrjetit. Përveç kësaj disa dispozita rreth konsumit gjinden në Ligjin për energjinë elektrike (Rixlex). Duke qenë se shitja e energjisë elektrike zhvillohet në konkurencë, nuk ka asnjë mbikëqyrje të çmimeve të energjisë elektrike nga ana e organeve zyrtare. Nga ana tjetër kontrollohet veprimtaria e ndërmarrjeve të rrjetit, edhe çmimet nga organi i energjisë.
< 11 |
faqe - 12 - |
13 > |