Shit-Blerja sipas ligjit në Suedi/11
Këshilla për tregëtinë me mjetet elektronike Ju rekomendojmë të lexoni këtë para se të bëni tregëti përmes Internetit. • Lexoni të gjitha informatat me kujdes. • Nëse nuk ka informata për të drejtën e pendimit ose rregullat e furnizimit, mendoni mirë para se të bëni porosinë. Të drejtën e pendimit për 14 ditë e keni në përputhje me ligjin. • Siguroni sa më shumë fakte për sipërmarrjen. A janë të shënuara adresa dhe numri i telefonit të sipërmarrjes në shpallje ose në faqen web? Bëni përpjekje të merrni kontakt me dikënd në sipërmarrje i cili mund tu jap përgjigje pyetjeve tuaja në telefon ose E-postë. Në atë mënyrë ju mund të njoftoheni nëse shitësi është serioz. • Mashtrime mund të ndodhin. Tregoni dyshim ndaj ofertave jashtzakonisht të lira ose prodhimeve mrekulluese, sensacionale. • Informohuni për shpenzimet totale. A përfshin çmimi taksat postare, shpërblimin e shërbimit dhe eventualisht të doganës? • Sa e gjatë është koha e furnizimit? Kjo është me rëndësi kur njeriu dëshiron të marrë mallin para kërshëndellave ose një date tjetër të veçantë. • Kontrolloni që të informohet në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme nga ana e sipërmarrjes se e drejta e pendimit vlen në këtë rast. Dhe ju nuk duhet të keni shpenzime për të përdorur të drejtat tuaja të pendimit – përveç taksës postare për të kthyer mallin. • Kur ju keni bërë porosi ju duhet të merrni një vërtetim. Edhe në vërtetim duhet të informohet për të drejtën e pendimit. • Nëse ju paguani me kartelë kreditore: Kontrolloni se zbritja nga kontoja juaj është kryer me shumën e saktë. Ka rrezik se numri i kartelës bie në duar të gabuara. Po të ndodh se dikush shfrytëzon numrin tuaj të kontos, merrni kontakt menjëherë me bankën tuaj ose me sipërmarrjen e kartelës. • Nëse ju paguani në avancë për një mall ju humbni një prej mjeteve më të mira të presionit si konsumator – të ndalni pagesën në rast vonimi ose defekti.
< 10 |
faqe - 11 - |
12 > |