< 5
faqe
- 6 -

7 >
Zotni Xhon Boltonit[1]
.
.
         Zotni Xhon Bolton as që merakoset se me qëndrimet e tija proserbe, del i padrejtë dhe
    injorant në histori e në letërsi, gjë që nuk i dinë apo nuk ia kanë thënë padronët e tij, por
    mjafton që intrigat dhe krimet serbe i dimë ne dhe i di shkrimtari ynë:[2]
.
.
    "Do ta sjell si shembull dëmtimin e syve të afreskës së Simonidës në Manastirin e
     Graçanicës. Nuk e di sa e ke vërejtur ti këtë dëmtim të tmerrshëm!”- foli me ironi drejtori
     i shkollës.
.
    „Ky dëmtim nuk i përket kësaj kohe! Kam lexuar edhe studime arkeologjike dhe
     variantet e pranuara shkencërisht mbi dëmtimin e syve të afreskës. Njëri variant thot
     se...”- ndërhyri kësaj radhe Van Joviqi.
.
    “E di se ç’dëshiron të thuash! Ato janë gjepura! Variantin më të besueshëm e jep poeti
     ynë i mirënjohur Rakiq, kur thotë:
.
    „T`i nxorën sytë e bukura, pikturë
.
     Një natë shqiptari, i mbrojtur nga terri
.
     Në kishën e vjetër, aty mbi mur,
.
    "Me maje të thikës të dy sytë t`i theri."
.
    „Mos u nxito, o i uruari i perëndisë! Edhe gospodine Joviq ka të drejtë kur thotë se...”
     Për të dytën herë pa majorin që me një vështrim të rrufeshëm e përlau drejtorin e
     shkollës, i cili në heshtje uli kokën. Pastaj iu drejtua patrikut, duke ia ndërpre bisedën:
.
    „Nuk dua biseda politike, patër!”
.
    „Si urdhëro, gospodine majore!”- foli patriku me zë nënshtrues."
.
.
                                                                   (Muharrem Blakaj, shkrimtar)
.
.

< 5
faqe
- 6 -

7 >

  1. Xhon Bolton, një politikan evropian i njohur si kundështarë i shqiptarëve ; në Enc.> w:Xhon Bolton.
  2. Është fjala për shkrimtarin shqiptar në përgjithësi, në këtë rastë jepet teksti i Muharrem Blakaj ; në Enc.> w:Muharrem Blakaj, dhe w:Shkrimtarët shqiptar.