< 6
faqe
- 7 -

8 >
Masakra e Tivarit[1]
.
.
         Në gjashtëdhjetë vjetorin e Masakrës së Tivarit që ndodhi në prill të vitit 1945
.
.     
                           Kolonat e vdekjes përfunduan në Tivar[2]
                           --------------------------------------
.
.
         Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar më 1 prill 1945 u vranë dhe u
    masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan
    këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...
.
    1. Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.3.1945 dhe pas 5-6 ditësh
    arriti në Tivar; ku iu dorëzua reparteve të Divizionit IX jugosllav.[3]
.
    2. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën
    përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës
    X malazeze.[4]
.
    3. Eshaloni i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 nën përcjelljen e
    Brigadës XXVII.[5]
.
         Gjatë muajve mars-prill 1945 përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për Frontin
    e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u
    dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.
.
         Ndërkaq, në janar 1945 për në frontin verior (të Sremit)[6] janë mobilizuar rreth 18.500
    shqiptarë në përbërje të Brigadës të "Kosmetit"[7] dhe 5.000 të tjerë nga Maqedonia.
.
         Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm
    rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të
    "Sremit" e të "Adriatikut".
.
.
                                                            Sheradin Berisha, historian
.
.

< 6
faqe
- 7 -

8 >

  1. Masakra e Tivarit, një ndër kurthat Doktrinës së shejt serbe në fund të luftës së dytë botërore; në Enc.> w:Masakra e Tivarit dhe w:Doktrina e shenjt serbe.
  2. Nga historiani Sheradin Berisha, shkëputje nga një faqe e plotë,botuar te gazeta "Zëri i ditës", e shtunë-e diel, 2-3 prill 2005, f. 20) në Enc.> w:Sheradin Berisha dhe w:Gazeta Zëri i ditës
  3. Divizion i forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste në Enc.> w:Divizionit IX i APJ-së#Historia
  4. Brigada e forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste dhe Brigada e X e ushtrisë që më vonë paraqitet si Mbrojtja Teritoriale e Malit të Zinë Enc.> w:Brigada XXVII e APJ-së#Historia dhe w:Mbrojtja Teritoriale e Malit të Zi#Brigada X
  5. Brigada e forcave të armatosura të Jugosllavisë komuniste në Enc.> w:Brigada XXVII e APJ-së#Historia
  6. Sremi - qytet në afërsi të cilit ishte krijiuar një frontë luftues të forcve të armatosura pro komuniste dhe pro fashiste;në Enc.> w:Fronti i Sremit
  7. Brigad e përbërë kryesisht nga sgqiptarët;në Enc.> w:Brigada Kosmet e APJ-së