Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani/5
< 4 |
faqe - 5 - |
6 > |
. . Greqia dhe Serbia kishin hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe), projekt ky i Jani Kuktit.[2] . . Me rastin e 121-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ---------------------------------------------------------- . Kriza Lindore[3] që filloi në vitet e `70-ta të shekullit XIX, ishte një paralajmërim i ndryshimeve të mëdha politike-ushtarake, posaçërisht në Evropën Lindore. . Tokat shqiptare gjendeshin nën Perandorinë Osmane. Ndërsa, shtetet fqinje ballkanike, tashmë synonin pushtimin e viseve shqiptare. Për këtë qëllim, Greqia dhe Serbia kishin hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe), projekt ky i Jani Kuktit, dhe "Naçertania" (Projekt) i Ilija Garashaninit. . Në vitin 1875 filluan kryengritjet e popullit në Bosnje Hercegovinë kundër pushtetit Osman, një vit më vonë në Bullgari, e më vonë edhe Serbia dhe Mali i Zi, të nxitura dhe të përkrahura nga Rusia, filluan luftën kundër Osmanëve. . Përpjekjet e sllavëve të Ballkanit, ishin të pasuksesshme. Prandaj, për këtë arsye, Rusia, më 24 prill 1877, i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Rrethanat e krijuara nga lufta ruso-turke, qenë një rrezik i pandërprerë për shqiptarët, shihej qartë se lufta pansllaviste, kishte qëllime ekspansioniste, sidomos ndaj tokave shqiptare. Këtë e vërteton Traktati i Shën Stefanit[4], i nënshkruar më 3 mars 1878, fitores ruse kundër turqve. . Ky traktat ishte tërësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve tjera të Ballkanit, përkatësisht cenonte rëndë integritetin e Shqipërisë, sepse, sipas këtij traktati, Bullgarisë do t`i jepeshin krahina shqiptare, si: Pogradeci, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Shkupi, Tetova, Kaçaniku dhe Kumanova. . Serbia do të aneksonte Kosovën Veriore, deri në afërsi të Mitrovicës, Mali i Zi përvetësonte: Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Kelmendin, Rugovën, Ulqinin, Krajën e Anamalin, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej përsëri nën Sundimin e Perandorisë Turke.[5] Publikimi i Traktatit të Shën Stefanit, shqetësoi së tepërmi qarqet patriotike shqiptare, por edhe Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglinë dhe Austro-Hungarinë." . . Nga Frashër Demaj[6] ----------------- . .
< 4 |
faqe - 5 - |
6 > |
- ↑ Megali Idea, një planë program, platëformë e nacionalistëve grekë ; në Enc.> w:Megali Idea, w:Greqia dhe w:Serbia.
- ↑ Jani Kukti, një nacionalist grekë pro sllavë; në Enc.> w:Jani Kukti.
- ↑ Kriza Lindore 1870, kundërthënjet e përcjellur me disa marrëveshje të mëshefta për kufinjë pas dështimeve Osmane në Vjenë; në Enc.> w:Kriza Lindore 1870.
- ↑ Një marrëveshje gjatë Krizës Lindore; në Enc.> w:Traktati i Shën Stefanit.
- ↑ Vise shqiptare të cilat edhe përkundër marrëveshjeve Lidhja e Prizrenit nuk e pranonte të ndaheshin nga Shqipëria; në Enc.> w:Lidhja e Prizrenit dhe w:Lufta e parë Ballkanike.
- ↑ Nga Frashër Demaj: "SHQIPTARËT NËPËR SHEKUJ", botoi revista "Shqipëria Etnike", nr. 1 dhe 2/1999, f. 6 dhe 4-6. në Enc.> w:Frashër Demaj dhe w:Revista Shqipëria Etnike