BUBURRECI FLET, PUPЁZA DI


Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14
Nëse kthehemi tani tek insektet, do të shohim se edhe ato veprojnë me një precizitet të mahnitshëm. Ato, pa dyshim, kanë gjuhën e tyre dhe kuptohen me llojin e qenies së vet. A nuk ishin buburrecat ata të cilët, kur e panë ushtrinë e Suljmanit a.s., thanë:
" يا أيها النمل ادخلوا مساكنكم لا يحطمنكم سليمان وجنوده وهم لا يشعرون "
“...(njëri prej buburrecave tha): O ju buburreca, hyni në vendbanimet tuaja, të mos ju shkatërrojë Sulejmani dhe ushtria e tij, sepse ata nuk e hetojnë (ndiejnë) (shkatërrimin tuaj).” [1]

Kush i mësoi buburrecat se ushtria që po vinte ishte e kryesuar nga Sulejmani a.s.!? Kush i mësoi ata, se kur të vinte ushtria, buburrecat do të shkatërroheshin dhe do të vriteshin pa e ndier (ushtria) prezencën e tyre? Kush i mësoi ata të me-ndojnë në këtë mënyrë? Pra, ajo mendje që gjykon, nuk mund t’a kuptojë këtë ndryshe, përveçse se ato janë qenie që kupto-jnë, ndërkohë që ne nuk dimë asgjë për këto krijesa. Ato ku-ptojnë, por ne nuk e dimë se si ato kuptohen dhe çfarë ato bëjnë ndërmjet tyre.

Nëse lexojmë tregimin e pupëzës dhe Sulejmanit a.s., do t’a kuptojmë se sa e gjërë është dituria tek krijesat e All-llahut, përveç njeriut. Por, çfarë i tha pupëza Sulejmanit a.s.!?

I Lartësuari xh.sh., në Kur’anin Kerim, thotë:

" أحطت بما لم تحط به وجئتك من سبإ بنبإ يقين. إني وجدت امرأة تملكهم وأوتيت من كل شيء ولها عرش عظيم. وجدتها و قومها يسجدون للشمس من دون الله و زين لهم الشيطان أعمالهم فصدهم عن السبيل فهم لا يهتدون "
“...( Pupëza s’vonoi shumë, erdhi dhe tha): Kam marrë informatë të cilën ti (Sulejman) nuk e ke. Unë po vij tek ti nga Seba me një lajm shumë të sigurtë. Gjeta një grua e cila e mbretëronte atë vend, asaj i ishte dhënë çdo gjë (që i nevojitej një sunduesi), ajo madje kishte një fron të mahnitshëm. Pashë se ajo dhe populli saj po i bënin sexhde diellit, e jo All-llahut. Shejtani ua kishte zbukuruar vepri-met e tyre, andaj i kishte larguar nga e vërteta. (Mjerisht) ata nuk ishin të udhëzuar.”[2]

Të shikojmë, së pari, se ç’na tregojnë këto ajete. All-llahu xh.sh. i kishte dhënë Sulejmanit a.s. pushtet të tillë, që askujt më parë prej qenieve njerëzore nuk ia kishte dhënë këtë mundësi në botë. Përkundër këtij pushteti të madh që kishte, Sulejmani po dëgjonte nga pupëza atë që e kishte mësuar i Lartësuari All-llah, gjëra të cilat Sulejmani a.s. nuk i dinte. All-llahu xh.sh. e bëri këtë që Sulejmani a.s. të mësonte dhe t’a kuptonte se Ai nuk ia jep diturinë vetëm një njeriu. Ai (Su-lejmani) e kuptoi se secili ka specifikat e veta, dhe se askush nuk është i përsosur. Secilit i mungon diçka.

Kush e mësoi pupëzën se ajo mbretëri quhej ‘Mbre-tëria e Sebas’? Kush e mësoi atë se ai popull është nën udhë-heqjen e një gruaje, e cila kishte edhe një fron madhështor, apo se ai popull adhuronte diellin e jo All-llahun? Kush e mësoi se veprimet që bënin ata ishin prej veprave të shejtanit, i cili po ua hijeshonte atyre sjelljet!? Të gjithë këtë dituri, pupëzës ia kishte dhënë All-llahu xh.sh., ndërsa ne mendojmë se shpezët nuk kuptojnë, ndërkohë që ato ia kthejnë përgjigjen qiellit, gjatë hulumtimit të tyre për ushqim. Kjo është detyra e tyre!

All-llahu i Lartmadhëruar na tregoi se buburrecat kanë gjuhën e tyre dhe flasin. Sikur ne t’a kuptonim këtë gjuhë, do të dinim se çfarë bisedojnë ata. Gjithashtu, edhe pupëzat kanë gjuhën e tyre. Sikur t’a dinim se çfarë flasin ato do të mësonim shumëçka prej mungesave të shumta që ne kemi si qenie njerëzore. Të gjitha qeniet e falënderojnë All-llahun e Lartmadhëruar! Jeta nuk përfshihet vetëm tek njeriu, por ajo i përfshin të gjitha speciet e universit, por ne, nuk dimë gjë për këtë, me përjashtim të disa gjërave të vogla.

******
*****
****
***
**
*
  1. Kur’an, 27 / 18
  2. Kur’an, 27 / 22-24

Faqe 12
faqe
- 13 -

Faqe 14