Jeta dhe Vdekja/12
BIMËT (ndiejnë) GJITHASHTU | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Nëse, tani, i lëmë anash trupat inorganikë dhe kalojmë tek bimët, do të shohim se edhe këto ndiejnë. Secili që bën tesbih,[1] ka për qëllim t’a përkujtojë All-llahun xh.sh. Le të kujtojmë tregimin e pemës së hurmës. Kur i Dërguari i All-llahut, mbante ligjëratat (hutbet) e tij, ai e kishte zakon të mbështetej tek trungu i hurmës[2]. ثshtë një tregim shumë i njohur për ne, që më pas atë hurmë e bënë mimber[3]] të xhamisë. Kjo pemë kishte nxjerrë një ofshamë, që ishte shenjë e mërzitjes, kur Muhammedi s.a.v.s. ndërroi jetë. Ky është një argument i ndjenjave të bimëve edhe pse ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Gjithashtu, kemi edhe shembullin e hurmës, e cila i puthi dorën Muhammedit s.a.v.s. Kjo është edhe një prej mrekullive të shumta të tij.
Edhe pse ekzistojnë shenja të jetës tek bimët, ne ato nuk i njohim. Ne dimë vetëm se bimët zhvillohen dhe kaq. Edhe bimët, gjithashtu, janë krijuar që me anë të shijes të zgje-dhin atë që duan. Kjo është hyjnore. Bimët thithin ujin prej kanaleve të rrënjëve adventive, të cilat ne i quajmë (pompa me presion- Ismozi), dhe e dërgojnë atë deri tek rrënjët adventive. Këto prova i kemi bërë duke qenë në shkollë. Merrnim tubacione me rrënjë adventive, ato i vendosnim në një enë të mbushur plot me ujë. Vërenim se si ato e thithnin ujin dhe se si niveli i ujit ngrihej. Kjo rritje bëhej me ndihmën e këtyre rrënjëve, të cilat i kemi quajtur pompa me presion- Ismozi. Pra, na është thënë se bimët ushqehen në këtë mënyrë, por është harruar një gjë të na thuhet: nëse bimët ushqehen në këtë mënyrë, pse ato, atëherë, kanë prodhime të ndryshme, ndërkohë që ato ushqehen prej të njëjtit ujë? Nga kjo pyetje mësojmë se i Lartësuari All-llah, iu ka dhënë bimëve diçka më shumë se sa pandehim për veçorinë e llojit të tyre. Pra, edhe ato kanë veçorinë e përzgjedhjes. Për këtë arsye shohim se secila pemë zgjedh prej tokës ato elemente që i shërbejnë për të dhënë frutin. Secila pemë bën përzgjedhjen e vet. Merr prej elementeve tokësore aq sa asaj i nevojitet, aq sa t’i prodhojë frutat e saj, të ëmbla, me ngjyrë, me aromë tërheqëse dhe që e bëjnë atë të veçantë. P.sh. të supozojmë se kemi një pemë molle, pranë saj pemën e handhalit[4] dhe pranë handhalit të kemi bimën e specit. Edhe pse ujitja bëhet prej të njëjtave elementeve, secila në vete do të thithë nga toka atë që i nevojitet. Handhali, përzgjedh elementin që i prodhon më shumë thartirë, molla më shumë ëmbëlsirë..., ndërsa speci atë që prodhon më shumë djegësirë. Gjithashtu, secila në vetvete, ka ngjyrën e veçantë, formën e veçantë dhe secila ka emrin e vet. Pra, kjo është jeta që All-llahu xh.sh. e ka krijuar tek bimët: secila bimë ose pemë përzgjedh elementet të cilat i përshtaten. Lexoni thënien e All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim, e cila thotë:
Këto ishin disa aspekte të jetës, të cilat vërehen tek bimët: ndjenjë, lëvizje, përzgjedhje dhe kryerje e detyrës. | ||||
|