Jeta dhe Vdekja/11
TRUPAT QAJNË, DËGJOJNË DHE FLASIN | ||||
---|---|---|---|---|
| ||||
Lëvizjet e trupave inorganikë syri nuk i vëren dot dhe ne nuk dimë gjë për to. Por një gjë është e ditur: ato e kryejnë detyrën e tyre sikurse gjallesat e tjera organike. Ne themi se trupat inorganike nuk kanë jetë, por, në realitet, këto trupa që ne themi se nuk kanë jetë, kanë mirësjellje, por ne nuk e kuptojmë. Le t’a lexojmë thënien e All-llahut xh.sh.:
Toka dhe qielli kanë mirësjellje. Ato qajnë, ndoshta edhe qeshin, edhe pse ne nuk i kuptojmë, por supozojmë se ato janë të ngurta (inorganike), e as nuk ndiejnë, e as nuk qajnë. Toka dhe qielli kanë veshë për të dëgjuar fjalët e All-llahut të Lartmadhëruar, dhe e kuptojnë dhe ia kthejnë përgjigjen Atij. Kështu na informon Kur’ani Kerim, kur thotë:
All-llahu xh.sh. i është drejtuar me fjalët e Tij qiellit dhe tokës, ata e kanë kuptuar të Lartmadhërishmin (urdhërin e Tij) dhe i janë përgjigjur me një gjuhë që askush nuk e di, përveç All-llahut xh.sh. Përderisa puna ka qenë kështu, neve nuk na lejohet të themi për tokën dhe qiellin se janë ‘memecë’. Pra toka ka në vetvete veshë që dëgjon dhe (gojë që) përgjigjet. Lexoni thënien tjetër të All-llahut xh.sh. në Kur’anin Kerim:
ç’kuptojmë nga kjo? Kjo do të thotë se toka dëgjon me veshët e saj. Gjithashtu, edhe qielli ka veshë me të cilët dëgjon. Edhe toka ka veshë me të cilat dëgjon, gjithashtu. Kur i Lartësuari All-llah ju thotë: A më dëgjuat? - ato i përgjigjen Atij. Të gjitha këto për ne janë të panjohura, dhe ne nuk kuptojmë asgjë prej tyre. All-llahu xh.sh., gjithashtu, na ka informuar se këto kanë mirësjellje dhe i frikësohen All-llahut xh.sh. Sipas kësaj ne kuptojmë se këto i frikësohen Atij më shumë se sa zemra e njeriut. Për këtë, i Lartmadhëruari, thotë:
Pra po shohim se edhe trupat inorganikë kanë jetërat e tyre të ndryshme, disa prej të cilave janë të theksuara në Kur’anin Kerim dhe shumë prej tyre të cilave ne (njerëzit) nuk dimë asgjë për to. Për disa prej tyre, na ka treguar i Dërguari All-llahut, Muhammedi s.a.v.s., si për shembull për gurin që e kishte para duarve të tij, i cili bënte tespih (lartmadhëronte Allahun). Edhe malet bënin tespih së bashku me Dautin a.s. Për këtë, i Lartësuari, në Kur’anin Kerim, thotë:
| ||||
|