Nuk vij nga Otojaka


Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7
Këtë mbrëmje paqësore behari
paske qejf të lavdërohesh !

Së pari :
se je qytetar që shtatë breza;
Gjyshërit - pasqyrë që të shikohesh,
Atdhetarë me mustaqe të zeza ...

Babai e nëna,
të bukur,
të mençur,
të pasur ;
Lëkurën nëpër plazhet e botës -  argasur ...

Mos folë më gjatë !

Po vetë ?!
Nuk gjen si ti,  as të dytë,  as të tretë.
Ja, tek të kam përpara si kërcu të thatë !

Pse  flet veresie,
hiç nuk të ka hije !

Po unë të njoh dhëmbë e dhëmballë,
a s’jemi rritur tok në një mëhallë ?!
Mos kujto se vij nga Otojaka,
o të keqen plaka ?!

Faqe 5
faqe
- 6 -

Faqe 7