A di qeni nder ?! ...


Faqe 6
faqe
- 7 -

Ballina
Një qen të bukur pata,
të bukur sa më s’ka;
I bardhë, me këmbë të gjata,
i zgjuar,  marshalla !

Unë s’i kam dashur qentë,
tërë bota le ta dijë;
po kur e do familja
do bëhesh si fëmijë ...

Pra, e nderonim qenin,
ish krenaria jonë.

Ca miq erdhën vizitë,
një mbrëmje,  natën,  vonë.

Qenushi u gëzua,
nga kjo vizitë
pasdarke
Dhe hipi përmbi stufë
tenxheres erë i marrke ...

Po ç’desh ai atje,
e kishim lënë pa ngrënë ?!

Ndaj desha ta ushqej
sepse më vinte rëndë.

Pra, ia afrova mishin,
të ngulur në pirun;
por oh,  ç’ma kapi gishtin
ky qeni firaun  ! ...


Dhe gjak pikoi gishti,
gjak prej zemrës sime;
S’e vrava qen mavrinë,
shpëtoi për një qime ...

Pa ma mjekuan gishtin
fëmijët tim, për tmerr;
pastaj foli dhe miku :
- Nuk ditka qeni nder !

Faqe 6
faqe
- 7 -

Ballina