T’i thuash derrit - Dajë ...


Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6
- Më thuaj Dajë ! -
i tha Derri një miushi kërthi,
po kokëfortë kishte qëlluar
i gjori mi.

- Të them Derr,  siç je,  o  i uruar ! -
ia plasi miu i zemëruar.

Ndaj mori Derri inat
dhe në govatë
nuk i la asnjë thërrime.
Miu mbeti keq,
u lig,  u tret e bëri fir ...

Derri inatçor bënte sehir
e qeshte si dreq ...
Miut i bënë zorrët demonstratë
krejt barku iu ngrit kokës
në revoltë.

Dikur u dorëzua kokëforti mi,
i tha Derrit -  Dajë ! ...

Derri u kënaq.  Qeshi : Hi,  hi, hi !
Dhe la ca thërrime miu t’i hajë.

I mjeri mi,
mbeti skllav i tij ...

Faqe 4
faqe
- 5 -

Faqe 6