Sikur ha një ëmbëlsirë


Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3
 Fabulat,
mos m’i shaj, o Petrika,
me atë gjuhë mashkullore;
A nuk e ndjen,  o të raftë pika,
se në to ka frymë të lartë hyjnore ?!


Ka frymë nga Bibla e Kurani,  brenda
Urtësi e Popullit aty gëlon;
Lexon,  e të mendosh ta paska ënda,
po bëj kujdes,  gjithë Bota aty vlon !
 
 

Mua shamë,
unë jam prej mishi;
Në të butë Djalli hyn më lehtë
Tërë të dobëtit ai i tundoi,  i grishi,
mendo,  se ku të çon ai i  shkretë ! ...
 

Mos më pandeh,  or mik,
një fabulist dhe ... aq !
S’bie më poshtë se një Profet i mirë !
Veset e mbarë njerëzimit i zgërlaq,
që Bota veten ta pastrojë
sikur ha një ëmbëlsirë ...

Faqe 1
faqe
- 2 -

Faqe 3