Hiqma samarin, më shih plagët !


Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4
Një kalë të bukur ka Aliu
me lajle - lule përmbi krye;
Ka dhe samar kalë - doriu
kaluan vite dhe s’iu thye ...

Bëra një ditë bisedë me kalin,
i thashë se je një kafshë pa halle;
Ai mbi gardh përplasi ballin :
- Zotni, me mua mjaft u talle !


Si  çdo gjallesë përmbi tokë
nuk gjen gjëkundi kalë pa halle;
Në këtë pikë jemi shokë,
jemi së bashku në një valle ...


Unë  e besova ç’më tha kali,
fjalët e tij nuk janë harram :
- Hiqma samarin, o lum djali
dhe  m’i shiko plagët që kam !

Faqe 2
faqe
- 3 -

Faqe 4