PARAGRAFI :

K+5 Forcat e armatosura të rregullta

redakto

1. deri më ditën K+5 ditë, palët do të paraqesin informatän që vijon sa i përket statusit të ushtrisë së rregullt; gjithë policisë, duke përfshirë policinë ushtarake, dega e policisë për siguri publike, polici speciale, paramilitare dhe forca të tjera në Kosovë, dhe do t’a informojnë COMKFOR-inmbi ndryshimet në këtë informacion:

  • (a) lokacioni, shtrirja dhe forca e gjithë njësive ushtarake dhe të policisë speciale e përfolur më lartë;
  • (b) kuantiteti dhe tipet e armatimit prej 12.7 mm dhe më lartë, si dhe municioni për armatim të tillë, duke përfshirë kolonitë, depot e furnizimit dhe vendet e deponimit;
  • (c) pozicioni dhe përshkrimet të çdo predhë/rakete tokë-ajër, duke përfshirë sistemet mobile , artilerinë kundërajërore, radarët mbështetës dhe komandat ndihmëse dhe sistemet e kontrollit;
  • (d) pozicioni dhe përshkrimi i të gjitha minave, teknikës luftarake të pa-eksploduar, mjeteve eksploduese, pengessave, minat befasuese, telave të thurur, pengesave të rrezikshme fizike dhe ushtarake për sigurinë e çdo personeli në Kosovë, sistemet e armatimit,automjetet dhe paisjet tjera ushtarake; dhe
  • (e) çdo informatë tjetër të natyrës ushtarake apo të sigurisë të kërkuar nga COMKFOR-i