Dokumenti i Rambujesë/Kap7 Implementimi II/V: Forcat e tjera


PARAGRAFI :

Veprimet e Forcave në Kosovë

redakto

1.Veprimet e Forcave në Kosovë, përveç KFOR-it, Armatës Jugosllave, MUP-it, apo forcave lokale policore të paraqitura në KJapitullin 2 (më tutje të quajtura këtu "Forcat e tjera") do të jenë në pajtim me këtë nen. Mbas EIF (hyrjës në fuqi), të gjitha forcat e tjera në Kosovë domosdo duhët që t’u përmbahen dispozitave të neneit I, paragrafit 2, Nenit II, paragrafit 1 dhe Nenit III, dhe përpos përmbajtjës nga të gjitha qëllimet armiqësore, stërvitjet dhe formacionet ushtarake, organizimi i demonstratave, dhe çdo lëvizje cilindo drejtim, apo kalimin kontrabandist të kufijve ndërkombëtar, apo kufirit midis Kosovës dhe pjesëve tjera të RFJ-së,. Aq m ë tepër, pas EIF(hyrjës në fuqi) të gjitha forcat tjera në Kosovë domosdo duhët që publikisht të zotohën për t’u demilitarizuar sipas konditave që do të përcaktohën nga COMKFOR-i, të heqin dorë prej dhunës, të garantojnë sigurinë e përsonelit ndërkombëtar , të respektojnë kufijt ndërkombëtar të RFJ-së dhe të gjitha konditat e këtij Kapitulli.

Rregollorja e mbajtjes së armëve

redakto

2. Përveç rastit kur miratohët nga COMKFOR-i, nga dita K, të gjitha forcat e tjera në Kosovë nuk mund të mbajnë armë:

  • (a) brenda 1 km, të kolonive të Armatës Jugosllave dhe të MUP-it të numëruara në Shtojcën A,
  • (b) brenda 1 km të rrugëve kryesore si vijon:
    • 1. Pejë-LLapushnik-Prishtinë
    • 2. Kufi-Gjakovë-Klinë
    • 3. Kufi-Prizren-Suharekë-Prishtinë
    • 4. Gjakovë-Rahovec-LLapushnik-Prishtinë
    • 5. Pejë-Gjakovë-Prizren-Ferizaj-kufi
    • 6. Kufi-Ferizaj-Prishtinë-Podujevë-kufi
    • 7. Prishtinë-Mitrovicë-kufi
    • 8. Mitrovicë-(Rakosh)-Pejë
    • 9. Pejë-Kufiri me Malin e Zi (nëpërmes Bozhaj)
    • 10. Prishtinë- Lisicë-kufiri me Serbinë
    • 11. Prishtinë –Gjilan-Ferizaj
    • 12. Gjilan-Ternovc i madh –kufiri me Serbinë
    • 13. Prizren-Doganaj
  • (c) brenda 1 -Km nga zona kufitare;
  • (d) në asnjë fushë tjetër të përcaktuar nga COMKFOR-i.

3. Deri më ditën K+5 dite, forcat e tjera domosdo duhët të heqin dorë dhe t’i mbyllin pozicionet luftarake, strehimoret dhe postblloqet.

K+5 Raportimi

redakto

4. Deri më ditën K+5 ditë, komandantët e forcave të tjera të përcaktuar nga COMKFOR-i do t’i raportojnë COMLKFOR-it për plotësimin e kërkesave të shënuara më lartë, sipas formatit të përcaktuar në Nenin VII, dhe do të vazhdojnë te paraqesin raporte javore në detaje mbi statusin, derisa të përfundojë demilitarizimi.

COMKFOR-i

redakto

5. COMKFOR-i do të vendos procedurën për demilitarizim dhe monitorim të forcave të tjera në Kosovë dhe për rregullimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tyre. Këto procedura do të vendosën për të ndihmuar programin e demilitarizimit në faza si vijon:

  • (a) Deri më ditën K+5 ditë, të gjitha forcat tjera do të vendosin në vende të sigurta deponim të armëve, që do të regjistrohën dhe verifikohën nga KFOR-i;
  • (b) Deri më ditën K+30 ditë, të gjitha forcat e tjera do t’i deponojnë të gjitha armët e ndaluara (çdo armë prej 12.7 mm ose më e madhe, çdo armë kundër tankiste, apo kundërajërore, granatë, minë, apo eksploziv) dhe armë automatike në vendet e regjistruara për deponim të armëve. Komandantët e forcave të tjera do t’i konfirmojnë COMKFOR-it, për përfundimin e deponimit të armëve, jo më vonë se dita K+0 ditë,
  • (c) Deri në diten K+ 13 ditë, të gjitha forcat e tjera në Kosovë do të ndërprejnë të veshin uniformë ushtarake dhe të mbajnë shenja, dhe do të ndërprejnë mbajtjen e armëve automatike.
  • (d) Deri në diten K+90, pushteti ndaj vendeve të deponimit do të kaloj në KFOR-i.

Pas kësaj date, do të jetë e kunderligjshme për forcat e tjera posedimi i armëve të ndaluara dhe i atyre automatike, dhe armët e tilla do t'i nënshtrohen konfiskimit nga KFOR-i.

  • (e) Deri në ditën K+120ditë demilitazimi të gjitha forcave të tjera do të jetë i përfunduar.

6. Deri në EIF (hyrjes në fuqi ) + 30 ditë, nënshtruar rregullimit nga COMKFOR-i nese është e domozdoshme, porsonali i Forcave të tjera që nuk ka prejardhje nacionale, pa marrë parasyshë se a janë apo jo legalisht brenda Kosoves, duke përfshirë këshillat individuale, luftarët e lirisë, trajnerët, vullnetarët dhe porsenali nga shtetet fqinje dhe të tjera , dotë tërhiqen nga Kosova .