PARAGRAFI :

Shqyrtimet

redakto

1. Ombudsmani do të shqyrtojë:

  • (a) pandehmat ose shkeljet e qarta të të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut në Kosovë, ashtu siç është përcaktuar në Kushtetutën e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë, dhe në Konventen Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të lirive fundamentale si dhe të protokoleve të tyre;dhe
  • (b) Pandehmat ose shkeljet e qarta të të drejtave të bashkësive nacionale përfshirë në këtë Marrëveshje.

Ankesa

redakto

2. Të gjithë përsonat në Kosovë do të kenë të drejtën t’i parashtrojnë ankesa Ombudsmanit. Palët pajtohën që të mos ndërmarrin asnjë masë për të ndëshkuar personat të cilët synojnë të /ose kanë parashtruar ankesa të tilla. Palët poashtu pajtohen se në asnjë mënyrë tjetër të mos pengojnë ushtrimin e kësaj të drejte.