Dokumenti i Rambujesë/Kap5 Implementimi I/IV: Procesi i Implementimit

<< 5. Implementimi I >>

< Neni IV
Procesi i Implementimit
>

PARAGRAFI :

Të Përgjithshme

redakto

1. Palët njohin se implementimi i tërsishëm do të kërkojë akte dhe masa politike, dhe zgjedhjen e themelimin e institucioneve dhe të organeve të parapara në këtë Marrëveshje. Palët pajtohën që të zbatojnë në mënyrë efikase këto detyra sipas orarit të paraparë nga Komisioni i Përbashkët. Palët do të ofrojnë përkrahje aktive, bashkëpunim, dhe pjasëmarrje e cila do të sigurojë implementimin e suksesshëm të kësaj Marrëveshjeje Zgjedhjet dhe regjistrimi i Popullsisë

Zgjedhjet

redakto

2. Brenda 9 muajve pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, do të mbahen zgjedhjet në përputhje dhe sipas procedurës së përshkruar në Kapitullin III, të kësaj Marrëveshjeje për autoritetet e themeluara këtu, në përputhje me listën e votuesve të përgaditur sipas standardeve ndërkombëtare nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. OSBE-ja do t’i mbikëqyrë këto zgjedhje, që të sigurojë se janë të lira dhe të drejta.

Regjistrimi i popullsisë

redakto

3. Nën mbikëqyrjen e OSBE-së, dhe me pjesëmarrëjen e zyrtarëve të Kosovës dhe të ekspertëve të emëruar nga bashkësitë nacionale në Kosovë dhe që u përkasin atyre, zyrtarët federativ që do të udhëheqin regjistrimin e popullsisë në Kosovë, në mënyrë objektive dhe të lirë, sipas rregullave dhe rregulloreve në pajtim me OSBE-në, sipas standardeve ndërkombëtare. Regjistrimi i popullsisë do të bëhet kur OSBE-ja e vlerëson se kushtet e lejojnë një regjistrim objektiv dhe të saktë.

  • (a) regjistrimi i parë i popullsisë do të përkufizohet në emrin, vendin e lindjes, vendin dhe adresën e zakonshme të qëndrimit, gjininë, moshën, nënshtetësinë, bashkësinë nacionale dhe religjionin;
  • (b) zyrtarët e palëve do t’i ofrojnë njeri tjetrit dhe OSBE-së, të gjitha regjistrat e nevojshëm për kryerjen e regjistrimit të popullsisë, përfshirë të dhënat mbi vendbanimin, nënshtetsinë, listat e votuesve dhe informata të tjera.

Dispozitat kalimtare

redakto

4. Kur kjo Marrëveshje të hyjë në fuqi, të gjitha ligjet dhe dispozitat në fuqi në Kosovë do të mbetën në fuqi deri sa të mos zëvendësohen nga ligjet dhe dispozitat e miratuara nga organi kompetent. Te gjitha ligjet dhe dispozitat e zbatueshme në Kosovë, e që janë jokompatibile me këtë Marrëveshje, do të supozohet se janë harmonizuar me këtë marrëveshje që, në veçanti, ligji mbi gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë është me këtë nul ( ipavlefshëm)

Institucionet e mbetura

redakto

5. Institucionet të cilat janë aktualisht në Kosovë do të mbetën përderisa të mos ndërrohen nga organet e krijuara nga kjo marrëveshje apo në pajtim me këtë marrëveshje. CIM (shefi i MI-së) mund t’u rekomandojë autoriteteve përkatëse shkarkimin dhe emërimin e zyrtarëve, si dhe ndërprerjen e operacioneve të institucioneve ekzistuese në Kosovë, nëse ai qmon se një gjë e tillë është e domosdoshme për zbatimin efektiv të kësaj Marrëveshjeje. Nëse veprimi i rekomanduar nuk ndërmerret në kohë të kërkuar, Komisioni i Përbashkët mund të vendos që ta ndërmerrr veprimin e rekomanduar.

Para zgjedhjes së zyrtarëve të Kosovës

redakto

6. Para zgjedhjes së zyrtarëve të Kosovës sipas kësaj Marrëveshje, CIM do t’i ndërmerrë masat e domosdoshme për të siguruar zhvillim dhe funksionim të mediave të pavarura konform standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë caktimin e frekuencave për radio dhe TV.