Dokumenti i Rambujesë/Kap3 Zgjedhjet/III: Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve

<< 3. Zgjedhjet >>

< Neni III
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
>

PARAGRAFI :

Rregullat Elektorale

redakto

1. Komisioni do të aprovojë Rregullat Elektorale dhe rregullativat mbi të gjitha çështjet e nevojshme për zhvillim të lirë dhe të drejtë të zgjedhjeve në Kosovë, përfshirë rregullat të cilat kanë të bëjnë me: kualifikimin (Përshtatshmërinë) dhe regjistrimin e kandidatëve, partive, dhe votuesve, duke përfshirë personat e zhdukur dhe refugjatët; duke siguruar një fushatë të lirë dhe të drejtë zgjedhore, përgaditje administrative-teknike për zgjedhje, përfshirë themelimin, publikimin dhe dokumentimin e rezultateve të zgjedhjeve; dhe rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të vendit të zgjedhjeve.

Përgjegjësitë e Komisionit

redakto

2. Përgjegjësitë e Komisionit, siç parashihet me Rregullat dhe Rregullativat Elektorale, përfshijnë:

  • (a) përgaditja, zhvillimi dhe mbikëqyrja e të gjitha aspekteve të procesit elektoral, pëfshirë zhvillimin dhe mbikqyrjën e regjistrave të partive politke dhe të votuesve, dhe krijimin e procedurave të sigurta dhe transparente për sajimin dhe shpërndarjën e vendvotimeve dhe materialit të ndërlikuar zgjedhor, numërimin e votave, radhitjen e tyre publikimin e rezultateve zgjedhore;
  • (b) sigurimi i zbatimit të Rregullave dhe Rregullorës së zgjedhjeve, në pajtim me këtë Marrëveshje, duke përfshirë krijimin e organeve ndihmëse për këtë qëllim sipas nevojës;
  • (c) sigurimi i veprimit për të parandaluar dhe korigjuar çdo shkelje të dispozitave të kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë edhe shqiptimin e dënimit çfarë është shlyerja nga listat e kandidatëve ose partive ndaj qdo përsoni, kandidati, partie politke ose trupi që do të shkel këto dispozita; dhe
  • (d) akreditimi i vëzhguesve, përfshirë përsonelin nga organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare të huaja dhe të vendit, si dhe sigurimi nga ana e palëve i qasjes së papenguar të vëzhguesve të akredituar.
  • (e) Komisioni do të bëhet nga një person i emëruar nga Kryesuesi i zyrës (hairman-in-Office: (CIO) i OSBE-së, përfaqësuesit e të gjitha bashkimeve nacionale, dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë të zgjedhur sipas kriteriumit që do të caktojë Komisioni. Personi i emëruar nga CIO do të jetë kryetar i Komisionit. Rregullat e procedurës së Komisionit do të sigurojnë që në rrethana të veqanta të ndajnë kontekstin të pazgjidhshëm brenda Komisionit, vendimi i Kryetarit do të jetë përfiundimtar dhe obligues.

Të drejtat

redakto

4. Komisioni do të gëzojë të drejtën të themelojë mjete komunikimi dhe të angazhojë personel lokal dhe administrativ.