Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/VII: Arrestimi dhe Mbajtja
<< | 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil | >> |
< | Neni VII Arrestimi dhe Mbajtja |
> |
PARAGRAFI :
.
redakto1. Përveç sipas Nenit I.(3) dhe seksioneve (a)-(b) të këtij paragrafi, vetëm oficerët e policisë komunale do të jenë të autorizuar që të arrestojnë dhe të mbajnë individët në Kosovë.
- (a) Policia Kufitare do të jetë e autorizuar brenda Kosovës që të arrestojë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur dispozitat penale të ligjeve të imigracionit.
- (b) Oficerët e Shërbimit Doganor do të jenë të autorizuar branda Kosovës që të arrestojnë dhe mbajnë individët të cilët kanë shkelur ligjet doganore.
.
redakto2. Menjëherë pas arrestimit, oficeri që ka bërë arrestimin do ta informojë Komisionin Komunal për Jurispodencë Penale më të afërt, për arrestimin dhe mbajtjën e të arrestuarit. Pastaj ai do ta transferojë të arrestuarin në burgun përkatës më të afërt në Kosovë, në rastin sa më të shpejtë.
.
redakto3. Oficerët mund të përdorin forcë të arsyeshme dhe të nevojshme në pajtim me rrethanat që mundësojnë arrestimin dhe që të mbajnë të arrestuar.
.
redakto4. Kosova dhe komunat e saj përbërse do të themelojnë burgje që të mbajnë të pandehurit dhe që të burgosin individët të fajsuar me shkeljën e ligjeve të zbatueshme të Kosovës. Burgu do të funksionojë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Hyrja në këto burgje do t’i lejohet përsonelit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.