Dokumenti i Rambujesë/Kap2 SPB dhe SPC/IV: Komisionet Për Jurispondencë Penale

<< 2. Sigurimi Publik Policor dhe Civil >>

< Neni IV
Komisionet Për Jurispondencë Penale
>

PARAGRAFI :

1. Palët do ta themelojnë Komisionin për Juripondencë Penale të Kosovës, dhe Komisionet për Jurispondencë Penale Komunale. CIM-i apo i deleguari i tij do t’i kryesojnë mbledjet e këtyre Komisioneve. Këto do të jenë formuar për bashkëpunim, koordinim, dhe zgjidhjen e kontesteve lidhur me kontrollimin e zbatimit të ligjeve dhe sigurinë civile publike në Kosovë.

2. Funksionet e Komisioneve do të përfshijnë:

  • (a) Vëzhgimin, shqyrtimin, dhe dhënien e rekomandimeve lidhur me punën e personelit për kontrollim të zbatimit të ligjeve dhe politikës në Kosovë, duke përfshirë edhe njësitë policore komunale;
  • (b) Shqyrtimin dhe rekomandimin lidhur me rekrutimin, selektimin dhe stërvitjen e oficerve të policisë komuanle dhe komandantëve;
  • (c) Do t’i konsiderojë vërejtjet lidhur me praktikën policore të shtruar nga ana e individëve apo bashkësive nacionale, dhe të japin informata dhe rekomandime komandantëve të policive komunale dhe CIM-it me qëllim që këto të dhëna të mund të hynë në shqyrtimin e kryerjes së punës së oficerve policorë; dhe
  • (d) Vetëm në Komisionin për Jurispondencë Penale të Kosovës: Në konsultim me përfaqësuesit e emëruar të policisë lokale, Republikane dhe Federale, e monitorojnë ndarjen e juridiksionit në rastet kur juridiksioni penal gërshetohet midis autoriteteve të Kosovës, Republikës dhe atyre Federale.

3. Anëtarësia në Komisionin e Jurispondencës Penale të Kosovës dhe në çdo komision komunal për Jurispondencë Penale do ta përfaqësojë popullatën, dhe do të përfshijë:

  • (a) Në komisionin püer Jurispondencë Penale të Kosovës:
    • (I) Një përfaqësues nga çdo komunë;
    • (II) Kryesuesi i AJP-së;
    • (III) Një përfaqësues i çdo komponenti për kontrollimin e zbatimit të ligjeve, që vepron në Kosovë, qofshin republikan apo federativ (si p.sh. policia doganore dhe policia kufitare)
    • (IV) Një përfaqësues nga çdo bashkësi nacionale;
    • (V) Një përfaqësues i MI-së, gjatë veprimit të saj në Kosovë;
    • (VI) Një përfaqësues nga gardi kufitar i ushtrisë Jugosllave, siç është e duhur;
    • (VII) Një përfaqësues i MUP-it, siç është e duhur, sa të jenë prezent në Kosovë; dhe
    • (VIII) Një përfaqësues nga KFOR-i, siç është e duhur.
  • (b) Në komisionet Komunale për Jurispondencë penale:
    • (I) Komandanti i Policisë komunale;
    • (II) Përfaqësuesi i cilësdo komponentë Republikane apo Federale për kontrollimin e zbatimit të ligjeve që vepron në Komunë ;
    • (III) Një përfaqësues i çdo bashkësie nacionale,
    • (IV) Një përfaqësues civil i qeverisë komunale;
    • (V) Një përfaqësues i MI-së, gjatë periudhës së veprimit të saj në Kosovë;
    • (VI) Një përfaqësues i gardit kufitar të ushtrisë Jugosllave, i cili do të ketë statusin e vëzhguesit, siç është e duhur; dhe
    • (VII) Një përfaqësues i KFOR-it, siç është e duhur.

4. Çdo Komision për Jurispodencë penale do të mblidhet më së paku çdo muaj, apo me kërkesën e cilitdo anëtar të Komisionit.