PARAGRAFI :

Ndryshimi i kufinjëve

redakto

1. Kosova do t’i ketë Komunat ekzistuese. Ndryshimet mund të iu bëhën kufinjëve Komunal me akt të Kuvendit të Kosovës, pas konsultimit me autoritetet e Komunave të interesuara.

Mardhënjet ndër-komunale

redakto

2. Komunat mund të zhvillojnë marrëdhënie në mes vete për benefit të tyre të dyanshëm.

Organet administrative komunale

redakto

3. Çdo Komunë do të ketë një Kuvend, një Këshill Ekzekutiv, dhe organe të tilla administrative që Komunat mund të krijojnë.

  • (a) Çdo bashkësi nacionale anëtarësia e të cilës përbën së paku 3 përqind të popullsisë së komunës do të përfaqësohet në Këshill në proporcion me pjesëmarrjen e saj në popullsinë e komunës apo nga një anëtar, cilido që është më i madh.
  • (b) Para kompletimit t konsensusit t, kontestet mbi përqindjen e popullatës komunale për qellime të këtij paragrafi, do të zgjidhën me referencë të deklaratave të anëtarësisë së bashkësive nacionale në regjistrimin e votuesve.

Përgjegjësit

redakto

4. Komunat do të kenë përgjegjësi për :

  • (a) zbatimin e ligjeve, siç është përcaktuar në Aneksin 2 të kësaj Marrëveshjeje;
  • (b) rregullimi dhe kur është e duhur, sigurimin e kujdesit ndaj fëmijes;
  • (c) sigurimin e arsimit në pajtim me drejtat dhe detyrat e bashkësive nacionale, dhe në frymën e tolerancës ndërmjet bashkësive nacionale dhe respektimit të të drejtave të anëtarve të të gjitha bashkësive nacionale në pajtim me standardet ndërkombëtare;
  • (d) mbrojtjen e mjedisit jetësor komunal;
  • (e) rregullimin e tregtisë dhe dyqaneve në pronësi private;
  • (f) rregullimin e gjuetisë dhe peshkatarisë;
  • (g) planifikimi dhe kryerja e punëve publike me rëndësi komunale, duke i përfshirë rrugët dhe sistemin e ujësjellsit, dhe participimi në planifikimin dhe kryerjen e projekteve të punëve publike jashtë Kosovës;
  • (h) rregullimin e shfrytëzimit të tokës, plani urban, rregulloret mbi ndërtimin e shtëpive;
  • (i) programet zhvillimore për turizëm, industri hotelerike, shërbime ushqimore (catering) dhe sport;
  • (j) organizimin e panaireve dhe tregjeve lokale;
  • (k) organizimin e tregjeve publike me rëndësi komunale, duke përfshirë shërbimin e zjarrëfikësve, shërbimin e reagimit ndaj rasteve urgjente dhe policisë, në pajtueshmëri me Kapitullin 2. Të kësaj Marrëveshjeje
  • (l) finansimin e punës të institucioneve komunale, duke përfshirë ngritjen e tatimeve, dhe përgaditjen e buxheteve.

Përgjegjësit në fushat tjera

redakto

5. Komunatë gjithashtu do të kenë përgjegjësinë për të gjitha fushat tjera të cilat hyjnë nën pushtetin e Kosovës, të cilat nuk janë të përcaktuara shprehimisht në ndonjë pjesë tjetër, që i nënshtrohën dispozitave të Nenit II. 5 (b) të kësaj Kushtetute.

Mënyra e udhëheqjes

redakto

6. Çdo komunë do të udhëheqë punën në mënyrë publike dhe do të mbajë evidencë të bisedimeve dhe vendimeve që do të jenë në disponim publik.