Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/4
komunës së Graçanicës, krijohet lidhja me fshatrat e banuara me serbë në komunën e Fushë Kosovës, Lypjanit dhe Kastriotit. Graçanica lidhet me Uglarin dhe fshatrat tjera të banuara me serbë në Fushë Kosovë përmes fshatrave Llapllasellë, Preoc e Çagllavicë si dhe me fshatrat Livaxhë, Skullan, Lepi e Radevë në komunën e Lypjanit nëpërmjet fshatit Sushicë. Nga fshati Uglar i cili gjendet në komunën e Fushë Kosovës, përmes fshatit Nakaradë depërtohet në fshatrat e Kastriotit: Krushec, Caravadicë e Leshkoshiq. Në hartën 21, të publikuar kah fundi i vitit të kaluar, me rrathë të zinj që kanë nga një X në mes janë paraqitur zonat e banimit kolektiv në kuadër të kthimit të organizuar masiv të serbëve sipas planit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën (QKSK). Me ngjyrë të verdhë janë shenjuar vendbanimet ku përkrahet kthimi individual ndërsa me ngjyrë të kuqe ato për kthim të organizuar e masiv të serbëve në Kosovë.Vërehet se një zonë e banimit kolektiv është paraparë në afërsi të Graçanicës. Dihet që serbët nuk e kanë lëshuar Graçanicën as pas mbarimit të luftimeve. Atëherë, kush po kthehet aty?! Në emër të 'kthimit të qëndrueshëm' po bëhet rikolonizimi i Kosovës meqë serbëve po u pranohet e drejta që të kthehen ku të duan, pra jo vetëm te prona e tyre. Në rastin e ndërtimit të banesave kolektive për kolonët e rinj serbë në Graçanicë, qëllimin e Serbisë po e realizon Kuvendi Komunal i Prishtinës me në krye Ismet Beqirin. Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datën 21 shkurt të vitit 2006, ka përcaktuar lokacionin prej përafërsisht 54 ari, për ndërtimin e 'katër objekteve të tërësisë së përbashkët në fshatin Graçanicë'. Kjo është bërë duke u thirrur në nenin 3.1b) të Rregullores 2000/45, që ka të bëjë me planifikimin urban dhe të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës. Pra, rregullorja për vetëqeverisjen e komunave përveç për decentralizim, është treguar e përdorshme edhe për rikolonizimin e Kosovës. Në faksimilin 22 është paraqitur vendimi kolaboracionist i Kuvendit Komunal të Prishtinës lidhur me këtë. Në anën tjetër, CIMIC raportin javor nr. 1148 të KFOR-it, të datës 8 shkurt 2006, thuhet se numri i shtëpive dhe banesave të blera në veri të Mitrovicës brenda një viti nga QKSK, e tejkalon numrin 150. Muaj më parë dy transakcione kanë ndodhur në Kodrën e Minatorëve - njëra e blerë nga QKSK dhe tjetra nga Kisha Ortodokse. Pesë banesa të njërit nga tre soliterat i janë shitur QKSK-së që nga tetori i vitit 2005, ndërsa, para disa muajve, një ndërtesë pesëkatëshe ndërmjet soliterëve i është shitur po
< 3 |
faqe - 4 - |
5 > |