Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/5
ashtu QKSK-së për 300.000 euro. Blerjen po e bën Serbia, jo serbët.Andaj bëhet fjalë vetëm edhe për një aspekt tjetër të rikolonizimit. Asnjë zyrtar dhe asnjë kryeadministrator i UNMIK-ut asnjëherë në asnjë mënyrë nuk e kundërshtuan politikën e Beogradit që blen prona të shqiptarëve për t'i pastruar etnikisht ata prej aty. Madje, kjo është në kundërshtim edhe me vetë rregulloren e UNMIK-ut 2001/17 e nënshkruar nga Hans Hakkerup më 22 gusht 2001. Kjo rregullore, në seksionin e tretë të saj në pikën 3.1 a) thotë që administratori komunal i UNMIK-ut mund të refuzojë të regjistrojë kontratën për shitjen e pronës së banimit nëse ka bazë të mjaftueshme për të besuar se transaksioni është bërë ose përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga ndonjë organizatë ose strukturë me qëllim që sistematikisht të blejë pronësi të minoritarëve, në mënyrë që ta ndryshojë përbërjen etnike përbrenda një treve të caktuar. Serbia, nëpërmjet QKSK-së po blen prona të shqiptarëve në veri të Kosovës të cilët kanë mbetur pakicë atje. UNMIK-u e di shumë mirë dhe e lejon këtë, duke bërë edhe shkelje të rregulloreve të veta. Gazeta ditore e Beogradit 'Politika', më 1 shkurt 2006, paralajmëroi se si komunat nga Serbia dhe Vojvodina, e madje edhe Republika Serbe në Bosnjë, do të ndihmojnë kthimin e serbëve si dhe komunat e reja serbe në Kosovë që do të krijohen së shpejti, duke bërë ndërtimin e 1.200 shtëpive, secila për dy familje serbe. Nëse supozojmë që një familje ka mesatarisht 4 anëtarë, kjo do të thotë se sipas këtij plani, parashihet që 9.600 persona do të vendosen nëpër vendbanime kolektive gjatë këtij viti. Në bazë të planit të QKSK-së të bërë publik tash së voni, kthimi nënkupton kthimin e organizuar të 6.500 familjeve dhe përkrahjen për kthimin individual të 2.000 familjeve tjera. Nëpërmjet decentralizimit dhe krijimit të zonave të veçanta mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve ortodokse po synohet përcaktimi i kufijve të brendshëm në Kosovë të cilët përkufizojnë entitetin serb brenda Kosovës. Plani serb parasheh bashkimin e enklavave serbe, duke krijuar enklava tjera të reja përbrenda, por që kësaj radhe janë shqiptare. 'Kthimi i qëndrueshëm' në Kosovë lidhet me trashëgiminë kulturore, sepse kthimi mendohet që të ngjajë te trashëgimia kulturore pasi që kjo ta ketë fituar statusin e Zonës së Veçantë. 'Kthimi i qëndrueshëm' lidhet edhe me
< 4 |
faqe - 5 - |
6 > |