Broshura me planet e Serbisë për Kosovën/3
vazhdimësia territoriale e enklavave.Kurse, më 6 qershor 2006, u nënshkrua 'Protokoli për Kthimin Vullnetar dhe të Qëndrueshëm' ('Protocol on Voluntary and Sustainable Return') ndërmjet IPVQ-ve të përfaqësuara nga Dardan Gashi, Delegacionit të Grupit Punues për Dialog të Drejtpërdrejtë të udhëhequr prej Milorad Todoroviqit dhe UNMIK-ut të përfaqësuar prej PSSP-së së atëhershëm, Soren Jessen-Petersen. Në nenin II, pika 5, thuhet që serbët kanë të drejtë të kthehen edhe aty ku ata zgjedhin, e jo vetëm në vendet ku ata kanë jetuar më parë. Përveç kësaj është e rëndësishme të thuhet që në krejt dokumentin, ashtu siç edhe në të gjitha dokumentet tjera që kanë të bëjnë me kthimin e serbëve që kanë ikur nga Kosova, përdoret shprehja 'persona të zhvendosur së brendshmi' (IDP - Internally Displaced Persons). Sipas fjalorit standard të Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara (UNHCR), kjo shprehje përdoret ekskluzivisht për ata persona, të cilët, për shkak të konflikteve të armatosura apo katastrofave natyrore detyrohen ta ndërrojnë vendbanimin, por pa e ndërruar shtetin. Pra, ata janë të zhvendosur, përkundër refugjatit, i cili është person, i cili, për shkak të arsyeve të lartpërmendura vendqëndrimin e ndërron prej shtetit të tij, në një shtet tjetër. Serbët e ikur në Serbi, pra trajtohen vetëm si persona të zhvendosur së brendshmi, ngaqë, Rezoluta 1244 ruan sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Më 21 shkurt 2006, Qendra Koordinuese e Serbisë për Kosovën (QKSK), publikoi lajmin se udhëheqësja e kësaj Qendre, Sanda Rashkoviq-Iviq dhe Ministri për Investime Kapitale, Velimir Iliq, kanë nënshkruar protokolin e vlefshëm 115 milionë dinarë për ndihmë personave të zhvendosur nga Kosova. 95 milionë dinarë janë ndarë për ndërtimin e 70 shtëpive ndërmjet Badocit të Ri dhe Graçanicës për serbët e ikur më 17 mars të vitit 2004. Tashmë dy shtëpi veç janë ndërtuar në fshatin Badoc i Ri. Ndërkaq, 20 milionë dinarë do të përdoren për infrastrukturën e nevojshme për furnizimin me ujë të Badocit të Ri.Të gjitha shtëpitë e djegura gjatë 17 e 18 marsit të vitit 2004, i ka rindërtuar Qeveria e Kosovës me paratë e buxhetit të Kosovës. Nuk ka arsye që të ndërtohen shtëpi atje. Beogradi po ndërton shtëpi shtesë, sepse do që ta krijojë një zinxhir të fshatrave serbe ndërmjet Artanës dhe Graçanicës, dhe kësisoj të lidhen fuqishëm territoret në Anamoravë me fshatrat e banuara me serbë në pjesën qendrore të Kosovës. Nga Artana përmes fshatrave Izvor e Dragoc krijohet lidhja me fshatrat Hanroc, Shishare, Shashkoc, Okosnicë, Badoc e Graçanicë. Me krijimin e
< 2 |
faqe - 3 - |
4 > |